Ushqyerja, e rëndësishme për të garantuar shëndet

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ushqyerja, e rëndësishme për të garantuar shëndet


Obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës, forma të ndryshme tumorale, etj., shpesh si shkak kryesor kanë një regjim ushqimor dhe një ushqim të papërshtatshëm. Por jo vetëm kaq. Mjaft prej tyre mund të arrinin të parandaloheshin fal një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ndërkohë, shkenca ka arritur, falë studimeve të ndryshme, që të tregojë se mjekimi nëpërmjet ushqyerjes së përshtatshme (terapia mjekësore nutricionale) përmirëson cilësinë e jetës dhe kursen shpenzime për kujdesin mjekësor. Por çfarë është një ushqyerje e përshtatshme dhe e ekuilibruar? Të gjitha këto sqarohen në librin më të ri “Ushqyerja dhe Shëndeti. Shkenca e Ushqyerjes” me autor dr.Shefqet Deliallisin. Libri që sapo ka dalë në qarkullim shërben si një urë lidhëse mes anës shkencore dhe praktikës së ushqyerjes. Në libër mund të gjeni të dhënat më të fundit të shkencës së ushqyerjes, e cila në shekullin ku po jetojmë po merr çdo ditë e më tepër rëndësi, por që fatkeqësisht në vendin tonë njihet shumë pak. Mes të tjerave në libër, mund të merrni përgjigje për shumë nga pyetjet që çdokujt mund t’i lindin në jetën e përditshme, siç janë roli dhe funksioni i yndyrnave, proteinave, vitaminave, çfarë është një dietë e shëndetshme, dhe për shumë elemente të tjera të rëndësishme që përbëjnë atë që quhet një ushqyerje e shëndetshme. Autori i librit është anëtar i Shoqatës Evropiane të Diabetit (EASD dhe anëtar i Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA). Në vitin 2004 ka botuar librin “A janë përfshirë shqiptarët në epideminë botërore të diabetit?”, në vitin 2006 ka botuar librin “Diabeti, 242 pyetje & përgjigje”. Ndërsa në vitin 2007 ka botuar librin” Menopauza-180 Pyetje& Përgjigje”./Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top