Vetem femrat tek Pompidou

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Vetem Femrat tek Pompidou

Per nje vit, Muzeu i Parisit do shfaqi vetem punimet e artisteve (femra).

Imagjinoni nje muze qe shfaq koleksionin me te madh modern dhe te kohes se sotme te artit Europian. Tani imagjinoni nje femer qe me plot guzim mblodhi dhe futi gjithe punimet e meshkujve ne bodrum, dhe mbushi galerite me versionin e ri te historise te shekullit 20 dhe 21, ai i krijuar vetem nga femrat. A do te dilte kjo krijuese "kampione" duke treguar se femrat jane te mira, ose me te mira se meshkujt? Apo do te tregonte nje dobesi te koleksionit te muzeut dhe te vete artit?

"Eshte nje rrezik," thote Camille Morineau, qe ka organizuar "elles @ centrepompidou" qe hapi dyert ne 27 Maj dhe vazhdon deri ne 24 Maj 2010 ne Centre Pompidou. "Te vecosh meshkujt, dhe te shfaqesh vetem punimet e femrave, eshte nje xhest revolucionar. Ne kete pjese e muzeut te Pompidou ne i bejme gjerat ndryshe. Na pelqen drama. Kjo do jete patjeter dramatike."

Shfaqja e 500 punimeve nga me shume se 200 femra eshte nje projekt ambicioz. Do tregoje vertete punen e muzeut duke kthyer vemendjen e vizitoreve tek artistet femra. Mbase jo shfaqja e pare ne bote sic eshte reklamuar, por eshte i pari ne kete shkalle. Per nje vit muzeu do i ndryshoje punimet duke i levizur ato ne nje rradhe periodike dhe punimet do ndryshohen gjithmone. Stephanie Barron, nje krijuese e artit modern tek Los Angeles County Museum of Art thote "Kur ke nje institut me nje shkalle kaq prestigj si Pompidou qe i perkushtohet nje koleksioni te artisteve femra, sigurisht po ben nje paraqitje serioze dhe madheshtore."

Duke filluar qe nga pikturat e fillimit te shekullit te 20 nga artiste si Suzanne Valadon (1) dhe duke mbaruar me punet me te reja si ato te Mariko Mori e Japonise, Pipilotti Rist e Zvicres dhe Rachel Whiteread e Anglise, "elles" do ofroje nje koleksion internacional me piktura, skulptura, instalime, vizatime, fotografi, printime, video, dhe modele mobiliesh dhe arkitekture.

Vizitoret qe do te kalojne ne keto seksione te rradhitura sipas periudhes kur ato jane punuar, do te kalojne ne 2 kate ku do gjejne nje mix i artit te ri me nje plan te qendrimit femeror. Skulptura e nuses monster e Niki de Saint Phalle (2), do te jete atje, bashke me cabinetin e aluminit nga Janette Lavarriere, nje pikture abstrakte nga Helen Frankenthaler dhe video-ja e Sanja Ivekovic ku nje grua pret vrima ne shamine e zeze qe i mbulon fytyren.

Ne "Life Size Portraits", nje pikture e madhe nga Agnes Thurnauer, versioni i emrave te meshkujve te famshem - Annie Wahol, Francine Bacon, Jacqueline Pollock - shfaqen ne 11 nga 12 rrethe me ngjyra te ndezura. "Kjo qe po bejme eshte dicka jo-franceze," Morineau thote per ekspoziten. "Ne Frace, asnjeri nuk numeron punimet e femrave dhe meshkujve ne nje ekspozite. Shume pak njerez vene re se ndonjehere nuk ka fare pune femrash." Ajo shton se feminizmi ka pasur nje efekt me te forte ne Shtetet e Bashkuara dhe ne pjese te tjerat te Europes, si ne art po edhe ne shoqeri. Projekti i Pompidou do te marri shume vemendje por edhe nje veshtrim hetues. "Te besh kete duhet te kesh nje koleksion te forte, qe te marresh rezultate te mira," thote Morineau.

Cornelia Butler, drejtore dhe krijuese e vizatimit tek Muzeu Modern i Artit ne New York, e shikon "elles" si nje zhvillim emocionues midis mundimeve te tjera per te rritur dukshmerine e artisteve femra. "Bie ne ate kategorine e 'Cdo te ndodhi me pas? Si do ta njekim kete zhvillim me materiale qe e ndricojne me shume?'" thote ajo. "Cfare duhet te besh? E vetmja gje qe mendon jane koleksionet, ekspozitat dhe gjera te tilla." Barron thote, "Ne fund te fundit cfare mbetet e rendesishme eshte kualiteti i punes. Tani shpresojme te mos jemi me ne loje, por te shikojme brenda punimeve te ketyre artisteve."

"Elles" eshte nje pjese e tradites per Pompidou. Ky prezantim koleksionesh, eshte pas "Big Bang", nje miks i artisteve dhe ideve nga media ne vitin 2005, dhe "Levizja e Pamjeve" nje eksplorim i artit dhe kinemase ne vitet 2006-2007. Ky koleksion i ri nuk do te jete nje trakt feminist, por nje alternative e historise, pare nga syri femeror. "Jam shume e lumtur qe mund ta bej kete," thote Morineau. "Ne Shtetet Bashkuara, mendon per artin femeror. Ne Frace, kurre. Nuk eshte nje teme. Nese nje teme nuk ekziston, nuk ka mundesi per diskutim. Per mua, prandaj po behet e gjithe kjo. Duam qe ta kthejme ate ne nje teme."

1. Suzanne Valadon’s "La Chambre bleue" (1923)
LAT_ELLES061409_71520c.jpg


2. Niki de Saint Phalles "Nusja, ose Endrra e Zonjushe Haversham" (1965)
13774w_bridemisshaversham20cm300dpi.jpg


Per me teper info: elles@centrepomidou Website

Nga St. Petersburg Times
Perkthen KarameleZana per FV
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top