Vulgariteti në tekste muzikore!
Albatros Rexhaj.
Jam një ithtar i palëkundur i të drejtës natyrore për liri të shprehjes dhe po ashtu jam mbështetës i të drejtës për liri të plotë artistike (një e drejtë kjo e garantuar si në kushtetutën e Shqipërisë ashtu edhe atë të Kosovës), por po ashtu mendoj se artisti, në një rrafsh të ndjenjës së përgjegjësisë personale, duhet të tregojë pak konsideratë dhe respekt për vlerat e shoqërisë.
Duke marrë shkas nga teksti i superhitit më të ri të Mozzik (detajet i gjeni te artikulli i bashkangjitur), fjalët me referencë organet seksuale, në kontekstin e tipizimit të individit (rëndom të femrës) me organin seksual, por edhe glorifikimi i gangsterëve, që hasen në tekstet e këngëve super të popullarizuara, mendoj që janë çështje që duhet të debatohen. Nuk e kuptoj nevojën për këto vulgaritete dhe për këtë glorifikim gangsterësh, por, dhe këtë duhet thënë, në anën tjetër, sot, një pjesë jo e vogël e brezit të ri i konsideron si diçka krejtësisht normale. Ata mendojnë që kjo është forma e komunikimit të brezit të ri në të gjithë botën dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë që të jenë përjashtim. Madje, në sytë e këtij brezi të ri të shqiptarëve, të gjithë ata që kritikojnë këtë formë të shprehjes artistike mund të shihen si demode dhe dinosaurë të një kohe të shkuar.
Le të diskutojmë pak për këto cilësi të këngëve të modës së fundit. Si i vlerësoni ju ato? A jeni për apo kundër? Ju pengojnë apo i konsideroni si diçka normale për kohën e sotme? E kuptoni mesazhin e tyre apo vetëm e shijoni melodinë, dhe gjithçka tjetër që ju e konsideroni të rëndësishme për temën.
Në komente të caktuara, do të përpiqem që të përfshihem edhe unë në diskutim.
Në kushte të tilla, mesazhi që përcillet të rinjtë është shumë i gabuar, duke frymëzuar ata drejt pareve të shpejta dhe mënyrave të shpejta. Mjafton të shohësh këngën e re të Mozzik në bashkepunim me Getinjon “El Chapó”. Dy këngëtarë që momentalisht janë në on top dhe mbeten në majë të tregut muzikor. Vendosëm të shohim me vëmendjen tekstin e këngëve të dy vëllezërve Aliu.
Një pjesë e tekstit është si më poshtë:
Ey, babo / Krejt po na thirrin El Chapó / Kena dhĩpa, kena edhe pakó / Prej Kosove deri n’Monaco, oh, ohh / Ey, babo
Secili mund të japë mendimin e tij në lidhje me tekstin dhe ta shohë në syrin e tij, por sado që optika e vështrimit mund të ndryshojë në asnjë varg nuk gjen një mesazh pozitiv.
Autori Albatros Rexhaj në Facebook-un e tij personal dha opinionin e tij në lidhje me tekstin duke e vënë në pikëpyetje në lidhje me mesazhet që transmeton dhe atë që nxënë të rinjtë nga një këngë e tillë.
Reagimi i Rexhajt në lidhje me këngën
Albatros Rexhaj.
Jam një ithtar i palëkundur i të drejtës natyrore për liri të shprehjes dhe po ashtu jam mbështetës i të drejtës për liri të plotë artistike (një e drejtë kjo e garantuar si në kushtetutën e Shqipërisë ashtu edhe atë të Kosovës), por po ashtu mendoj se artisti, në një rrafsh të ndjenjës së përgjegjësisë personale, duhet të tregojë pak konsideratë dhe respekt për vlerat e shoqërisë.
Duke marrë shkas nga teksti i superhitit më të ri të Mozzik (detajet i gjeni te artikulli i bashkangjitur), fjalët me referencë organet seksuale, në kontekstin e tipizimit të individit (rëndom të femrës) me organin seksual, por edhe glorifikimi i gangsterëve, që hasen në tekstet e këngëve super të popullarizuara, mendoj që janë çështje që duhet të debatohen. Nuk e kuptoj nevojën për këto vulgaritete dhe për këtë glorifikim gangsterësh, por, dhe këtë duhet thënë, në anën tjetër, sot, një pjesë jo e vogël e brezit të ri i konsideron si diçka krejtësisht normale. Ata mendojnë që kjo është forma e komunikimit të brezit të ri në të gjithë botën dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë që të jenë përjashtim. Madje, në sytë e këtij brezi të ri të shqiptarëve, të gjithë ata që kritikojnë këtë formë të shprehjes artistike mund të shihen si demode dhe dinosaurë të një kohe të shkuar.
Le të diskutojmë pak për këto cilësi të këngëve të modës së fundit. Si i vlerësoni ju ato? A jeni për apo kundër? Ju pengojnë apo i konsideroni si diçka normale për kohën e sotme? E kuptoni mesazhin e tyre apo vetëm e shijoni melodinë, dhe gjithçka tjetër që ju e konsideroni të rëndësishme për temën.
Në komente të caktuara, do të përpiqem që të përfshihem edhe unë në diskutim.
Tekstet e këngëve tona, Mozzik dhe Getinjo e teprojnë me “El Chapo”
Muzika e rreperëve shqiptarë dhe tekstet e tyre janë të orientuar drejt mesazheve të gabuara. Shohim në videot e këngëtarëve tanë të rrepit që reklamojnë me krenari “parĕt e pista”, dró.gë dhĕ përdorimin e femrës si objekt sĕk.sual.Në kushte të tilla, mesazhi që përcillet të rinjtë është shumë i gabuar, duke frymëzuar ata drejt pareve të shpejta dhe mënyrave të shpejta. Mjafton të shohësh këngën e re të Mozzik në bashkepunim me Getinjon “El Chapó”. Dy këngëtarë që momentalisht janë në on top dhe mbeten në majë të tregut muzikor. Vendosëm të shohim me vëmendjen tekstin e këngëve të dy vëllezërve Aliu.