Monique
With or Without u
Nga Nino Spirli*
Tani ka ardhur koha të themi mjaft! Jemi tejngopur me skandale te Vatikanit dhe vartësve të kishës. Jemi ngopur me priftërinjtë hajdutë, arrogantë, keqbërës dhe maniakë seksualë.
Mjaft me kishën masone dhe mafioze! E tejngopur me para të pista, miqësi të turpshme dhe lidhje satanike.
Nuk i duam murgeshat Rrugaçë! Dhe Kisha i ka bërë të tilla. Që shekuj më parë dhe deri dita sot.
Kërkon “oferta” dhe me ato para bëjnë shpenzime të çmendura peshkopët, kardinalët dhe papët. Nga këpucët firmato deri te dhuratat luksoze, duke kaluar te makinat e vitit të fundit dhe llogari milionare në banka.
Turp! Krishti lindi i varfër dhe i tillë vdiq. Këta hajdutë dhe hipokritë të ditëve të sotme e paraqesin si të varfër Krishtin ama festat e tyre i bëjnë si pasanikët. Me gota të arta ndërkohë që populli i Zotit vdes për bukë.
Kisha me gjithë vartësit e vet vazhdon të thithë gjak edhe nga pensionistët apo ata që nuk mbyllin muajin.
“Dhuroni minimumi një euro në kosh, ju lutem Mos u tregoni kopracë me Jezu Krishtin”, thuhet në kishat e Italisë.
Pa asnjë pikë mëshire na kanë vënë edhe tarifa, nëse don të hysh në kishë duhet të paguash “biletën”.
Quhet “ofertë për Zotin”. Të ndezësh një qiri kushton 10 euro. Për t’u pagëzuar 200 euro. Për të bërë një funeral kishtar kushton 250 euro. Një martesë 500 euro…
I quajnë oferta por tashmë janë të detyrueshme.
Nëse shkon për pelegrinazh me priftërinjtë ti do paguash, pa e ditur, edhe për ta. Ndërkohë që duhet të jetë kisha që duhet t’u vijë në ndihmë njerëzve, janë njerëzit që sakrifikojnë për kishën.
Janë super miliarderë me euro, dollarë, jen, dhe të gjitha monedhat e botës, por qahen edhe për gjërat më të vogla.
Por a është kjo kisha që do dëshironte Zoti?
A jemi të sigurt që Jezu Krishti nuk do të na shpëtonte nëse nuk do paguanim kuotat e përjavshme në kisha?
Unë nuk e besoj. Asnjëherë nuk e kam besuar!
Jam i krishterë. Zgjohem, lutem, pastaj jetoj dhe gaboj. Pastaj kërkoj të kuptoj gabimin dhe ta korrigjoj. Kushdo mund ta bëjë. Nuk ka nevojë për një prift. Nuk na duhet prifti.
Madje nuk mjafton edhe një Papë, jezuit, që pretendon të jetë reolucionar për të më bindur të ulem në stolat e kishës!/Përshtati në shqip Amarildo Lumani
*Blogger italian, Il Giornale