Krijimet letrare~Maj~2024

Krijimet letrare~Maj~2024


  • Totali i votuesve
    23
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku ,per nje trokitje tjeter ne krijimet e konkursit tone.
...butesi,brishtesi, bulzime pranvere....
Tema e muajit ishte;

Maj-Miremengjes jete - temë e lirë




1-Nje veshtrim, nje dashuri.

Trishtimin ne buzeqeshje ta ndjeva,
Aq sa e bukur, dhe e brishte,
Nder ato tinguj nuk kishte ndienja.
Ishte zeri nje zemre te trishte.

Dita dites midis nesh perplaseshin stuhi,
Ne heshtje shkrepetinte vetetima,
Ai zjarr qe nuk shuhej as ne shi.
Fjale qe nuk degjohen, por bucasin si bubullima.

Ashtu papritur shpirtat tane u takuan,
Miliona fjale ne buzen e thare i lexova,
Disa copeza akulli zemren ma perveluan.
I burgosur ne heshtje neper mendime fluturova.

Syte e tu filluan pranveren ta pasqyronin,
Rrezatimi jot ndriconte te gjithe qiellin e zi,
Madje dhe rete valltare kaq bukur lulezonin.
Valle te jete kjo enderr, apo eshte dashuri!

Tjeter buzeqeshje mi trokiti mendimet,
Me e embel, me dehese dhe me e vertete,
Nuk i ndjeva e as i preka me trishtimet.
U lumturova, dhe pse heshtja jote me vret.

Nje trendafil neper mendje me erdhi,
Çmenduria mi çarmatosi ndienjat pa e kuptuar,
Shkova në fund te botes, pastaj u gjenda tek ti.
I pa afte per tu largur, totalisht i dorezuar.




2-Agim shpërthyes

Të ëndërrova
Të desha
Të kërkova
Të prita
Të ndjeva brënda meje
Bekimi im

Mëngjesi im
Rilinda me ty, per ty
I pafajshëm
I butë, delikat
Ndjenj e freskët mëngjesi
Syth i bukur i pemës së jetës
Më zgjodhe ti
Nënën tënde

Parfum pranvere
Agim i jetës time
Drit e shpirtit
Shpresë
Ninullë zemre
Frymëmarrje paqësore
Biri im


3-Për të voglën


Në sytë e tu shoh qiellin e hapur,
një botë plot me ëndrra e shpresë.
Në buzët e tua lexoj historin e pashkruar
një udhëtim të bukur, pa pengesë

Engjëll i vogël, thesari im i çmuar
Ti je ekzistenca ime ,me ty u rrita
Kudo që shkel më ke lulëzuar
me syt si hëna e buzëqeshjen si drita

Më vjen me vrap më lumturon
si një valë deti që përqafon rërën
E vogla ime ti më shëron
Më rikthen në jet mua të tërën


Se ti je bekim,je mrekulli
Je shpresa që me vite e kam pritur
Je e vetmja dashuri
Je forca ime e kalitur


4-Qiriu pa fjalë

Qiriun kisha ndezur
po e prisja të më fliste
Po e shikoja flakën m’u në sy
e po prisja të rrëfehej
për flakën e kallur,
shkëlqimin që e shuan errësirën,
dhe ngrohtësinë e falur
Doja të mësoja nga qiriu që nuk fliste
si t’i jap dritë territ të jetës
si ta çaj errësirën, si dritëza e këtij qiriu
si ta ruaj këtë dritë, e të mbetet e pafikur
Qiriu po digjej, e flaka po shkëlqente
teksa unë kërkoja më ngulm,
të më mësonte për jetën
të ma tregonte rrugën,
aty ku duhet ecur
Sa për të më plasur
askush s’po lëvizte
edhe ora qe ndalur
asgjë nuk përpëliste
Gjumi i kishte rrëmbyer të gjithë,
veç meje dhe këtij qiriu kokëshkëmb
i cili refuzoi të më fliste
të më tregonte fshehtësinë e dritës, mes errësirës verbuese
ngrohtësisë që e fal, në një terr acar
ai zgjodhi të digjej, për të mos thënë asnjë fjalë



5-Për të satën herë ….


Për të satën herë ….

E njoha dashurinë

dhe hidhërimin,

e shijova gëzimin

dhe pikëllimin.


Për të satën herë më the

nuk mundem,

tregove dobësitë e tua;

Dhe kur unë në mendime tundem,

prapë se prapë them-të dua.


E njoha lumturinë

dhe trishtimin,

e shijova dashurinë

dhe pendimin.


Për të satën herë më the

nuk e di,

vërtetove dyshimet e mia;

Dhe kur unë në përpëlitje rri,

Prapë se prapë them - jam e tija.




6-Tik tak.

Tik tak
dhe vjen ti pranverë
Tik tak në shpirtîn tim troket

Leht si pënd…
depërton aq thellë
Saher ikën e vjen lë shenjë.

Tik tak bën zemra

Tik tak ..e shtohen rrahjet sinfoni krijohet
dhe ne vallzojmë

Tik tak në cdo shikim
Tik tak si orët ne pritjet aq të ëmbëla

Tik tak si ….eh.
Tik tak…. ku je që në krahët e tu sot nuk po me merr?

Tik tak ma bëre me sy
Tik tak sintoni jemi ne të dy .

Oh Pranverë fole dashurie

Tik tak si pikat e shiut që nen cader ku rrim fshehur pikojnë dhe pellgun nën këmb hiç se ndjejm .

Tik tak ..mbaj vesh …je embêlsi …

Pafundësisht.

Tik tak zgjohu ….erdhi ora më merr e largohemi unë e ti .

Tik tak parajsa e shpirtit tim .

Pjalmi nektar je vetëm ti .


7-Nuk je më vetëm.

Ishte një nga ato ditë të zymta,ku pavarësisht shiut që binte asaj i pëlqente shpesh të mbyllte çadrën e të lagej në piklat e tij.
Vetëm ato momente ndjente sikur të paktën diçka ishte e saja në këtë jetë.
Ishin pikat e shiut që jo rrallë herë puthnin lotët e saj.
U bë tri vite që ishte divorcuar.
Tri vjet që punonte gjatë gjithë ditës , thjesht që mos të mendonte.
Mos të mendonte dhunën që shumë herë fali për hir të dashurisë.
Mos mendonte për derën e familjes që ju përplas fytyrës kur më së shumti kishte nevojë.
Tri vite jetë pa një motiv për të jetuar.

I hodhi një vështrim pasqyrës e nuk i pëlqeu fare fytyra e mrrolur që pasqyrohej aty.
I veshi vetes një të atillë buzëqeshje,që kushdo që do e shihte do betohej se ishte e shtirur.
Hodhi flokët supeve,shfryhu lehtë e doli jashtë.

Në të dalë të pallatit ishin të njëjtat sy,që qartazi e kërkonin.
Aq sa e intrigonte prania e atij njeriu,aq edhe frikë ndjente.
Fundja, çfarë mund të kërkonte prej saj dikush që as ka marrë guximin t'i afrohet por vetëm e sheh nga larg?

Vendosi më në fund të ecë drejt tij,me një guxim paksa të ndrydhur.
Teksa mori drejtimin për nga njeriu misterioz,një dorë i shtrëngoi fort krahun.

Ishte ai,mankthi i gjithë këtyre viteve.

-Kur...Kur dole nga burgu?..E pyeti me zërin që i dridhej prej frike.
-Sapo dola,i tha ai.Erdha të mbaroj punën e lënë përgjysmë.
Bëri t'a tërhiqte nga flokët,por ato momente njeriu misterioz ju afrua e i qëlloi me sa fuqi kishte.

-Mos guxo t'a prekësh me dorë,i'a ktheu me zërin që për vëshët e saj filloi të zbehej e zbehej.

......
U përmend disa orë më vonë dhe e gjeti veten në shtratin e një krevati.
Tashmë ato dy sy po e shihnin me aq keqardhje e dashuri sa një drithërimë i pushtoi gjithë trupin.
I lëmoi flokët e i puthi ballin.

-U bë shumë kohë që të shoh e shpesh më është dukur sikur më përndjek,i tha ajo.
Mund të më thuash cili je e cfarë kërkon prej meje?

-Unë jam burri yt...i tha ai,me tonin e zërit a thua se ish vërtetë.
-Po po,ai jam,i'a ktheu me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
Nuk të kujtohem aspak?
Ti nuk ke ndryshuar fare,ke po të njëjtët flokë.Po të njejtin shikim të pafajshëm.
Ishin sytë tu që më bënë të të njoh edhe pas kaq vitesh.Pyeta dhe administratorin e pallatit dhe të dhënat përkonin me ty.

Ajo e shihte e habitur dhe më në fund,një detaj e ktheu vite e vite pas...Në fëmijëri.

Ishte ajo shenjë që ai kishte tek balli.Ju kujtua se ajo vetë ja kishte bërë në një zënkë e sipër me të.
Ju kujtua edhe martesa që bënë si një lojë mes miqsh.
Për herë të parë,pas kaq vitesh ndjeu si të ishte në shtëpi.
Filloi të qante me dënesë e me lotët që i rridhnin në faqe,i thirri në emër .
-Albi...Nuk e mendoja se fati do të sillte ndonjëherë tek unë.Jo në këtë qytet kaq të madh.
-Jam këtu, vetëm për ty ,i tha ai.

Nuk je më vetëm...



Keto ishin vargjet tuaja drejtuar keti konkursi.
Ju falenderoj perzemersisht per mbeshtetjen tuaj.
Jane vargjet tuaja qe na japin mundesine te trokasim cdo muaj me dicka te re per ju. :))
Perqafime per te gjithe ! 🤗
Gezuar 1 Majin!
 
Dashni ku jeee,@ViktoriA~ ftoj dhe te dashuren @Desa . 🤗
@daniel00 per tiu hedh nej sy. 🤗
Tik tak erdha me veshje gotik ,per mos te len vetem si qiriu pa fjale ty dhe plakushin @kitrra 123 e gjithe ata qe percjellin agim shperthyes ne nje veshtrim plot dashuri .
E bera cik rrumpall pô ma bej hallall se Eshte efekti i veres 🤣

Do i lexoj me von se kte muaj qeka per te bo *marshallah*
😋
 
3shin votova une .... mu duk dedikim i thjesht po i bukur i nje nene per vajzen e vet.
 
Ajo 5 ma mori e cik kte mendje qe me ka mbet
 
4-Qiriu pa fjalë, më pëlqeu pak më shumë se të tjerat.
Secila e bukur në vete 👏
 
Titujt duken interesante, do i lexoj me vemendje kur te jem i lire e do votoj...
 
4 vota paskan ra une hala s'kam votu e as lexu 😐 sa ti kryej punet se ju kallxoj 🤪
 
Krijimet plot dashuri, vargje plot ndjenj.
Më pëlqeu
Nje vështrim, nje dashuri - eh kjo dashuria na mori ne qaf na mori
Shum rrefim prekës 7, sa e sa femra jan gjendur ne te njejta rrethana pa patur mundesin te ken dikë aty ne momentin e duhur 🖤
Vota ime shkon per Qiriun pa fjalë, komplimenta
 
Une,ju dhe muaji i bukur i Majit me krijmet e anetarve tane. :))
Hidhuani nje sy.
 
1-Nje veshtrim, nje dashuri.

Trishtimin ne buzeqeshje ta ndjeva,
Aq sa e bukur, dhe e brishte,
Nder ato tinguj nuk kishte ndienja.
Ishte zeri nje zemre te trishte.

Dita dites midis nesh perplaseshin stuhi,
Ne heshtje shkrepetinte vetetima,
Ai zjarr qe nuk shuhej as ne shi.
Fjale qe nuk degjohen, por bucasin si bubullima.

Ashtu papritur shpirtat tane u takuan,
Miliona fjale ne buzen e thare i lexova,
Disa copeza akulli zemren ma perveluan.
I burgosur ne heshtje neper mendime fluturova.

Syte e tu filluan pranveren ta pasqyronin,
Rrezatimi jot ndriconte te gjithe qiellin e zi,
Madje dhe rete valltare kaq bukur lulezonin.
Valle te jete kjo enderr, apo eshte dashuri!

Tjeter buzeqeshje mi trokiti mendimet,
Me e embel, me dehese dhe me e vertete,
Nuk i ndjeva e as i preka me trishtimet.
U lumturova, dhe pse heshtja jote me vret.

Nje trendafil neper mendje me erdhi,
Çmenduria mi çarmatosi ndienjat pa e kuptuar,
Shkova në fund te botes, pastaj u gjenda tek ti.
I pa afte per tu largur, totalisht i dorezuar.
Komplimente autorit.

Poezia ka thurje dhe shprehje te fuqishme. Por se di si me jep ndjenjen aty te strofa e pare dhe e parafundit se eshte nje dashuri e njeamshme, apo paksa me ndrojtje nga njera ane. Ashtu me jep pershtypjen. Duke lexuar mendoja se jane nje cift intelektualesh te dashuruar qe nganjehere e teprojne me kujdesin e tepruar te qasjes se mos po gabon ne hapa, sidomos femra. Megjithate duket sa mashkulli eshte ulur kembekryq ne kosheren e dashurise dhe po shijon.
 
pershendetje te gjithe krijuesve e lexueseve.

une votova krijimin nr7

me pelqej rrefimi nga nje problem trasformohet ne shprese dhe enderr ...qe nga titulli kuptohet forca dhe mesazhi qe trasmeton.
jo per shpetimtarin por per reagimin perpara tije dhe per menyren ate driten ne fund te tunelit..
qe eshte gjithmone edhe kur nuk shikohet.

komplimente te gjitheve
 
7-Nuk je më vetëm.

e bukur, perfundimisht jeta eshte e bukur nese nuk dorezohesh. Sa here qe mendon se ke preke fundin ajo te zgjate doren e shpreses se mundesise se re 🤗🤗

Merr voten time.
 
Fitofte 2-shi.
Ti je një ogur për mua. Sa herë ia vë syrin një shkrimi,ose jam afër fitores, ose jam fituese.

Ps: paska dominuar poezia,interesant shkrimi i fundit, i sjellur ndryshe nga muajt që jemi mësuar të lexojmë
Suksese të gjithëve:)
 
Edhe Pse i rilexova numri 1 me rrembeu zemren dhe ishte impakti i pare.😊
Ju lumshin duart te gjithve dhe atij krijimit me 0 vote .😬
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top