Berisha pret shiritat, por uji nuk vjen

Hostel

Anëtar i Nderuar
Ujësjellësi i Manskurisë është përuruar tre herë nga Kryeministri, por asnjëherë banorët e zonës nuk janë furnizuar me ujë​

Shirita që priten dhe asnjë rezultat. Tre herë është përuruar ujësjellësi i Manskurisë dhe banorët e Golemit vazhdojnë të digjen për një pikë ujë.
Në rubinetet e shtëpive të Komunës së Golemit rrjedh vetëm ujë i ndotur pusi. Miliona euro të investuara në ujësjellësin e Manskurisë dhe askush nuk skuqet nga turpi kur përballen me protestën e banorëve, të cilët vazhdojnë të gënjehen për dy vjet me radhë, që nga prerja e shiritit të parë të inaugurimit të këtij ujësjellësi.
Për herë të parë, Kryeministri Berisha u premtoi ujë banorëve të Golemit dhe pushuesve në vitin 2006. Mbi një podium, ku ishte vendosur parulla: ëUjë për të gjithëë u premtua se projekti i bankës gjermane, që kapte shifrën 310 milionë euro, do të sillte ujë për të gjithë zonën e plazhit. Por asgjë nuk ndodhi.
Në vitin 2007, Kryeministri Sali Berisha inauguroi ndërtimin e impiantit të ri të përpunimit të ujit në Manskuri, një bashkëpunim gjerman dhe shqiptar, në vlerën katër milionë euro.
Edhe në 2007 nuk erdhi ujë në rubinetet e shtëpive të zonës së Golemit. Më në fund, më 11 korrik 2008, përsëri Kryeministri Berisha bëri një përurim në ujësjellësin e Manskurisë. Kësaj radhe nuk preu shirit, por mbushi një gotë ujë të pijshëm në ëezmën e një banori të Golemit. Në fjalën e tij, gjatë inaugurimeve, Kryeministri Berisha theksoi se me këtë ndërtim, qeveria, që ai drejtonte, kishte përmbushur edhe një prej premtimeve më të rëndësishme elektorale, atë të furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji për 24 orë pa ndërprerje për zonat turistike në vend, ashtu sië është edhe plazhi i Golemit.
Rrjeti i ri shpërndarës i furnizimit me ujë në plazhin e Golemit i inauguruar më 11 korrik fillon nga Konvaleshenca deri në Qerret. Ujësjellësi pritej që të furnizonte me ujë pandërprerë rreth 30000 banorë të përhershëm dhe 50000 banorë në kohë piku turistik. Kryeministri premtoi se me këtë ujësjellës të ri, banorët e zonës dhe pushuesit do të kenë mundësinë të kenë ujë të pandërprerë.ë
Të gjithë u gëzuan se tashmë në zonën e plazhit dhe në fshatrat e Golemit do të vinte uji i pijshëm. Por të gjithë ata që kaluan pushimet në Durrës, apo në Golem, gjetën në vend të ujit të pijshëm ujin e puseve të hapura vetë edhe këtë verë.
Ujë të pijshëm nuk pati as familja ku piu gotën me ujë ditën e përurimit Kryeministri Berisha. Edhe në këtë familje uji erdhi vetëm tri ditë, edhe në ato ditë me orare, jo 24 orë.
Kjo për shkak të defekteve që nuk kanë reshtur që nga 11 korriku, dita kur Kryeministri Berisha së bashku me ministra dhe deputetë zbarkoi në plazh për të inauguruar investimin e përbashkët të qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare.
Përgjegjësi i sektorit të shërbimeve në Komunën e Golemit shpjegon se përurimi i bujshëm i 11 korrikut 2008 kishte të bënte vetëm me inaugurimin e rrjetit kryesor deri në depo. Ndërsa rrjeti shpërndarës është totalisht i amortizuar, sepse është i vjetër, është i para viteve ë90, madje edhe ky rrjet është shumë i pjesshëm. Pra, banorët e Komunës së Golemit dhe pushuesit e kësaj vere, kanë pritur më kot që të mund të furnizoheshin me ujë të pastër. Ata do të vazhdojnë të furnizohen me ujë pusi.
Sipas përgjegjësit të sektorit të shërbimeve në Komunën e Golemit, plazhi është objektivi kryesor për furnizimin me ujë të pijshëm, ndonëse nuk janë bërë investime nga komuna, pasi instalimet i kanë bërë vetë bizneset.
Madje, punonjësi i komunës deklaroi për ëFiks fareë se uji i ujësjellësit të Manskurisë, që piu Kryeministri nga ëezma nuk është shumë i pastër. Përpara inaugurimit janë bërë analizat dhe ai nuk doli plotësisht i pastër.
Gjatë gjithë muajit korrik dhe gusht asnjë pikë ujë i pijshëm nuk vjen në rubinetet e zonës së plazhit dhe të Komunës së Golemit. Nëse hap ëezmën del ujë pusi i ndotur.
Shiritat u prenë, por ujë nuk ka.


Gazeta Shqip​
 
si nuk i vjen turp te dali e te presi shiritat copa injorantit
 
hahhahaha
e kam pa ne fiks fare hahhahahahhaha
 
ska gje le mos te vij uji....me kryesorja eshte qe ka prere shiritat......:haha::haha:
 
hahahhahahahahaha

Kshu do ja bej dhe me rrugen Durres-Kukes hahahahhaha

P.s braziljane lexoje mi lal se pastaj thua qe un genjej:p :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top