Gripi i derrave, Shqiperia ne alarm

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Specialiste te shendetesise tashme jane gadishmeri duke e konsideruar te prekur Shqiperine nga virusi AH1N1 madje nuk perjashtojne edhe ndonje rast te lehte qe mund te kete kaluar.
“Ndonje person mund te kete qene prekur nga ky grip, nderkohe qe ne tetor dhe nentor do te kemi raste te tjera te ketij virusi”, u shpreh specialistja, Silva Bino, sipas te ciles cdo njeri qe ka temperature e kolle duhet te paraqitet neper qendra shendetesore dhe spitale.

Ndonese stina e veres parashikohej te frenonte perhapjen e ketij virusi specialistet konfirmojne te kunderten, madje me ritme me te shpejta, ndryshe nga gripi i zakonshem.

Specialistet i bejne thirrje qytetareve te ndergjegjesohen dhe te mos neglizhojne asnje shenje qofte dhe te nje semundjeje te rrugeve te frymemarrjes, sidomos personat qe jane te prirur te shfaqin simptoma me te renda.

Ka nisur edhe trajnimi i mjekeve te familjes pasi ata jane te paret qe do ta konstatojne. Nderkohe qe rekomandohet qe te gjithe qytetaret te bejne vaksinen e gripit te thjeshte ne kohen e duhur. Ne periudhen tetor –nentor Shqiperia do te preket nga virusi AH1N1.
TCH
 
Dhe kjo i duhej Shqipërisë tani të shkretët njerëz apo kanë ilace për ta kuruar këtë grip në Shqipëri :( Uroj që mos të jetë e vërtetë në radhë të parë dhe uroj që qeveria dhe shëndetësia të ketë marrë masat menjëherë ndaj këtij gripi
 
po he se nuk na kap ky lloj gripi jo se ne jetojme ne nje vend me plehra pisllek edhe pluhur ku do rri gripi aty mo aman:p:p
 
Shqiperia harton planin e masave

Alarmi per nje ardhje me te shpejte se parashikimet te gripit te derrit ne vendin tone, i ka detyruar institucionet e larta shendetesore te hartojne planin e masave per te perballuar nje situate epidemie. Me mbeshtetjen e eksperteve te zyres se OBSH ne Tirane, plani eshte cilesuar si pergatites per spitalet ndaj krizave te tilla, si pandemia e gripit. Hapi kryesor qe konsiderohet thelbesor per ekspertet, eshte zona e sherbimit te urgjences, si porta e pare pritese e pacienteve te prekur nga virusi A/H1N1. Sipas planit, kjo zone duhet te jete e vendosur brenda spitalit dhe te siguroje sherbim ne cdo ore, me burime njerezore dhe logjistike te posacme. Ne strategjine e menaxhimit te krizes, percaktohen qarte hapat sipas kater niveleve te riskut qe paraqet ky virus te ndara ne; nivelin e pare i quajtur niveli i vetedijes, ne te cilin duhet identifikuar e parandaluar perhapja e metejshme e virusit. Me pas vijon hapi i dyte, menaxhimi i shqetesimit social ku theksohet identifikimi i grup popullates se prekur, niveli i trete percakton shkallezimin e epidemise, ku thelbesore jane standardet e sherbimit, forcimin e kapaciteteve laboratorike etj. Niveli i katert eshte faza pandemike, ku theksohet sigurimi i kapaciteve maksimale ne spitale per te qene te afta te perballojne pandemine. Sipas strategjise, spitalet duhet te kene gati furnizimin me antibiotike, antivirale, vaksina nese jane ne dispozicion dhe furnizim me ushqime, per pacientet dhe punonjesit.


Kohajone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top