Aren
Anëtar i Respektuar
Dëshmia e shtetasit Marash Lulaj, i cili vrau me çifte djaloin e tij tri ditë më parë në Shkodër, mund të jetë kontradiksioni më i madh i kohëve të fundit në realitetin Shqiptar.
Babai që vrau me armë djalin e tij në moshën 27 vjeç, ka thënë se nuk donte ta vriste të birin. “Mora çiften vetëm për ta trembur. Në debat e sipër nuk e di si shkrepi arma”, ka thënë Marash Lulaj.
Deklarimet ai i bëri në gjykatë ku doli për masën e sigurisë me akuzën e vrasje së djalit të vet, 27 vjeçarit Edmond Lulaj, në Malësinë e Madhe. Marash Lulaj doli sot para Gjykatës së Shkodrës për të marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.
60 vjeçari nga fshati Stërbeq i Komunës Qendër në rrethin e Malësisë së Madhe ka kaluar tronditje të thellë pas vrasjes së djalit të tij 27-vjeçar, Edmond Lulaj.
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë 60-vjeçari ka nisur të flasë për gjëmën që ndodhi brenda në banesën e tij. Kryefamiljari akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje të armëve të gjahut pa leje”. Sipas Lulajt, të dy kishin qenë në gjëndje të dehur.Lajmi i fundit