Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes

54737_2.jpg

TIRANE - Qytetarë të Tiranës i janë bashkuar sot në mbrëmje rreth orës 19:30 thirrjeve të shoqërisë civile për të protestuar kundër gjakmarrjes. Të indinjuar për vrasjen e Marias 17-vjeçare në Dukagjin të Shkodrës pak ditë më parë, qytetarët ndezën qirinj dhe u lutën në heshje për shpirtin e vajzës së re, në Bulevardin para Piramidës në kryeqytet. Në tubimin e përshpirtshëm ka marrë pjesë edhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Qytetarë dhe aktivistë mbanin në duar foton e Marias, 17-vjeçares së ekzekutuar pak ditë më parë në emër të gjakmarrjes bashkë me gjyshin e saj 70-vjeçar në Dukagjin ndërsa të dy po punonin në një arë.

Lëvizja për “Mendim të Lirë” apeloi për ndërgjegjësim të shoqërisë dhe strukturave shtetërore për ndaljen e fenomenit të vrasjes për gjakmarrje.

“Maria u vra në emër të gjakmarrjes, ky rit i kobshëm vazhdon të marrë edhe sot jete njerëzish, dhe mbetet më i rrezikshëm se shekuj më parë. Gjakmarrja tashmë i ka dalë duarsh si kanunit edhe shtetit, pasi nuk fal më as jetën e fëmijëve dhe të grave”, tha gjatë protestës gazetari Mentor Kikia, përfaqësues i forumit “Mendimi i Lirë” që organizoi protestën.

“Ne nuk jemi këtu për të dhënë receta juridike se si mund të parandalohet ky fenomen, por jemi këtu për t’i thënë strukturave shtetërore se kjo plagë e shoqërisë shqiptare meriton më shumë vëmendje. Ne nuk do të ndalim këtu protestën tonë. Ne do të vijojmë të ngremë zërin e protestës derisa të shohim reagimin e duhur ndaj parandalimit të gjakmarrjes”, tha Kikia.

Burimi:Shqiptarja.com
 
Titulli: Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes

56442.jpg


56443.jpg


56444.jpg


56445.jpg


56446.jpg


56447.jpg
 
Titulli: Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes

U keputen ne pjesen e fundit te aparatit tretes keto me protesten qe bene...Ne fakt protesta duhet per te hequr Kanunin e Lek Dukagjinit duhet sensibilizim dhe imponimi i ligjit ne vendet e goditura nga ky fenomen me pak fjale duhet qe shteti te bej punen e tij
 
Titulli: Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes

e tmerrshme...c zakone barbare qe kemi :( dhe te mendosh se sa familje te tjera jane te ngujuar per shkak te gjakmarrjes....
 
Titulli: Vrasja e Marias, Tirana proteston ndaj gjakmarrjes

Un shum here kam than qe ky kanun i ka lan mbrapa shum shqiptaret , por nuk eshte qe kete kanun mundet qeveria me e ndryshu , deri sa vet populli nuk e ndryshon koken e vet por qe edhe qeveria te vetmen gje qe mundet ta beje eshte qe ta kthej ligjin per denim me vdekje e pastaj besoj qe shqiptaret do kishin ndryshu koken e vet kur ti shihnin X personat qe vrasin femije apo dikend tjeter ne emer te keti ligji se si denohen me vdekje ndryshe smbushet mend ky popull sepse me i denu me 10-20 vjet burg prap smbushen mend thjesht denimi me vdekje i qet nrrug dhe largohen nga ky kanun i mykt . Keshtu mendoj une.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top