Vlorë, sms-ja për kryegjyqtarin: "Të vrasim gruan dhe vajzën"

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
54688_20.jpg

VLORث“Kam për t’ju vrarë vajzën dhe gruan, nëse nuk i jepni zgjidhje siç duhet çështjes”. Ky është teksti që Mentor Mustafaraj i ka dërguar kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, i cili gjykonte një çështje civile të shokut të Mustafarajt, shtetasit Astrit Alushi, shkruan sot gazeta "Shqiptarja.com"

Kërcënimi i erdhi nëpërmjet një SMS-je, ku pas denoncimit në polici brenda një jave është bërë identifikimi dhe arrestimi i Mustafaraj, i cili njihet në Vlorë si person me precedentë penalë.

Mentor Mustafaraj akuzohet për “Kanosje të Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal. Ndërsa në lidhje me cështjen u shoqëruan dhjetra persona.

Sot në Gazeta Shqiptarja.com do të lexoni dhe intervistën që kryegjyqtari dha për gazetën, dhe historinë e sajuar të Mustafarajt për një tjetër gjyqtar të këtij qyteti.

Policia ndoqi cështjen me seriozitet duke pasur parasysh se vetëm në shtator të vitit të kjaluar një gjyqtar i kësaj gjykate u ekzekutua me tritol në mënyrë mafioze mu në mes të qytetit. Gjyqtari Skerdilajd Konomi u ekzekutua më 9 shtator 2011, dhe deri tani ende nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë vrasje.


Burimi:Shqiptarja.com
 
Pe: Vlorë, sms-ja për kryegjyqtarin: "Të vrasim gruan dhe vajzën"

.-. ska komente... prandaj sme pelqen politika mu
 
Titulli: Pe: Vlorë, sms-ja për kryegjyqtarin: "Të vrasim gruan dhe vajzën"

.-. ska komente... prandaj sme pelqen politika mu

Politika ka fajet e veta,por ktu nuk esht Politike,ky njeri qe ka dergu mesazh esht i "POPULLIT"...
Jam i bindjes qe ne Shqiptaret jemi popull barbar,qe vrasim njeri tjetrin per nje fjale goje apo per nje gervishtje makine,per nje kanal uji,per nje kullot,per nje prone...
A je Cub/Trim....? Shko zapto trojet qe ti ka mor Serbi e Greku,mos vrit femijet e grat te "shtepis" tende.
 
Titulli: Vlorë, sms-ja për kryegjyqtarin: "Të vrasim gruan dhe vajzën"

Qytetari qe ka kercenuar gjyqtarin ne punen e tij duhet te marri vendimin e merituar konform vepres qe ka bere madje konsideroje qe edhe qytetari apo personi qe ka shperndare numrin e telefonit te gjyqtarit duhet te gjendet dhe te marri vendimin e merituar sepse eshte e kunderligjshme.
 
Pe: Vlorë, sms-ja për kryegjyqtarin: "Të vrasim gruan dhe vajzën"

Perderisa jetojne me shqiperi ku tjetri te vret pa ju tremb syri dhe pas 1 viti burg del nga burgu..kjo seshte asgje
 
Pe: Titulli: Pe: Vlorë, sms-ja për kryegjyqtarin: "Të vrasim gruan dhe vajzën"

Politika ka fajet e veta,por ktu nuk esht Politike,ky njeri qe ka dergu mesazh esht i "POPULLIT"...
Jam i bindjes qe ne Shqiptaret jemi popull barbar,qe vrasim njeri tjetrin per nje fjale goje apo per nje gervishtje makine,per nje kanal uji,per nje kullot,per nje prone...
A je Cub/Trim....? Shko zapto trojet qe ti ka mor Serbi e Greku,mos vrit femijet e grat te "shtepis" tende.

Pikerisht! Prandaj cdo lloj vendimi qe meret nga to eshte me rrezik sepse shqiptar spyt njeri...
 
Titulli: Vlorë, sms-ja për kryegjyqtarin: "Të vrasim gruan dhe vajzën"

Ky ka qen petagogu im, shume i pregatitur ne punen e tij.
Keto sinjalet kercenuese duhet te meren me serjozitet nga ana e policise, ne menyre qe te shmangen pasojat e medha.
Por nuk eshte ndonje çudi e madhe, raste precedente kemi pare plote ...kercenime per shkak te detyres sidomos ne ceshtjet e drejtesise jane te zakonshme.
Ai qe mer nje pozicion te tille, mer parasysh edhe rreziqet e punes pavarsisht se parimet e paanesise ne ceshtje gjyqesore duhen respektuar, por varet sa e kupton qytetari kete gje .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top