Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Tuana

Nada é por acaso!
f1_23-deb1340455484.jpg


Ham Lake, 23 qershor - Deb Thompson, 53 vjeçare, shkoi në një dyqan të firmës “Goodwill” për të blerë xhinse sipas porosisë së vajzës së saj me çmim prej 3.99 dollarë amerikanë, kurse pasi i sjelli në shtëpi, në xhepin e djathtë të tyre gjeti një unazë me diamant, që vlen rreth 6 500 dollarë. “E nxora unazën dhe u ula bashkë me vajzën time dhe të fejuarin e saj, e hapa shuplakën e dorës ku e mbaja unazën dhe iu tregova. Që të tre njëkohësisht brohoritëm Uau. Atëherë më shkoi mendja se me siguri ndonjë i fejuar apo burrë e ka humbur këtë unazë dhe tash nuk mendon më të blejë tjetër për të dashurën”, tha Deb për ABC News.

Deb dhe punëtorët e dyqanit “Goodwill” tashti po tentojnë të gjejnë pronarin e unazës. Në Facebook kanë krijuar faqen “Gjërat e humbura dhe të gjetura”, dhe deri tash kanë marrë shtatë e-maila nga njerëz që pohojnë se ata janë pronarë të unazës.

“Dëshiroj që e tërë kjo të përfundojë në këtë mënyrë: që dikush të vijë e të thotë se e ka humbur unazën dhe pastaj ta dëshmojë pronësinë mbi unazën me faturën për blerjen e saj. Kjo ende nuk ka ndodhur, por do të shohim pas pak kohe”, tha ajo./koha.net/
 
Pe: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Te gabi keshtu
 
Titulli: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Sa mire qe ka akoma njerez te ndershem.
 
Titulli: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Sikur te ket njerz till me shum sa mir do ishte.
 
Titulli: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Ky send ka nje vlere qe rregjistrohesh me emer mbiemer ne argjendari kur e blen , te pakten jasht kshu funksionon .Nese dikush esht vertet pronari , esht shum thjesht per ta vertetuar, por kto jan te gjith mashtrusa se deri tani 7 persona qe e pohojn qe esht e tyrja me duket icik si shum.
 
Titulli: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Kush eshte ai/ajo qe ne nje mundesi te tille do thonte seshte e imja
 
Pe: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

i lumte atij ose asaj qe e ka gjet diamantin ne xhepin e xhinseve : P: P
 
Titulli: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Shume i drejte jam , por po ta kisha gjetur aq qe do me shkonte ne mendje tja jepja me ndokujt , qofte dhe pronarit te saj .
çfare eshte humbur kurr mos u gjette , thote populli .
 
Titulli: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Bravo, kjo deshmon qe ka akoma njerez te ndershem... pse ju duket cudi, dhe ju te njejten do benit... :p
 
Pe: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Me vjen mire per reagimin e kesaj,tani do benim apo jo si kjo varet tek ndergjegja dhe sa eshte njeriu i vetedijeshem,qe gjeja jote eshte e jotja dhe kufiri yt mbaron pikerisht ku fillon kufiri i tjetrit...Vertet qe unaza ska pronar akoma,apo si ka dalur akoma pronari,por vazhdon te mos jete dicka e jotja...
 
Titulli: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Ehh c'eshte ndergjegjia, kjo na dallon dhe nga kafshet :)
 
Titulli: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Bravo I Qoft, Se Vallai Rrall Gjen Kshu Njerezish :D
 
Pe: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

Bravo i qofte asaj qe ka ber nje xhest te tille..dhe jazek me qofte mua qe s'do e beja nje xhest te tille :p
 
Pe: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

me pelqen si legjend eshte goxha e bukur,

interpretimi bleni rroba te perdorura se edhe ju mund t'iu buzeqesh fati , mundesisht ti bleni te kompania "goodwill".
 
Pe: Blen xhinse, në xhep gjen diamantin

sa te ndershem jane keta njerzit e forumit .....UNE DO TA KISHA MBAJT PER VETE ....RRISKU IM :lol:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top