Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Ky është një studim i ri që thekson vërtetësinë e asaj që është shpallur në Kuran para katërmbëdhjetë shekujsh, për faktin se shkencëtarët kanë konstatuar se shikimi i femrave ndikon në kujtesën e shkurtër te njeriu.
Një studim i ri holandez, të cilin e ka bërë njëri prej hulumtuesve te studentët dhe studentet e universitetit tregon faktin se vetëm prezenca e vajzave joshëse dhe biseda me to shkakton çrregullime te meshkujt, ua dobëson kujtesën dhe zvogëlon mendësinë e tyre në një shkallë të lartë.

Shkencëtarët deklarojnë se sa më e madh të jetë joshja dhe ngashënjimi i saj, aq i lartë do të jetë edhe ndikimi. Shkencëtarët këtë fenomen e komentojnë duke thënë se qelizat e trurit që bëjnë përpunimin e të dhënave dhe marrjen e vendimeve ndikohen nga prezenca e femrës, shikimin dhe bisedën me të.

Ky studim është fokusuar në tematikën e magjepsjes, joshjes dhe pispillosjes.
Shikimi në femrën e pispillosur ndikon që njeriu të humbasë ndërgjegjen dhe arsyetimin e tij dhe si rezultat i kësaj nuk mund të merret vendimi i duhur dhe i drejtë gjatë dhe pas shikimit në një periudhë të shkurtër derisa të mënjanohet ndikimi.

Kësisoj, vëllezër të nderuar arrijmë të kuptojmë përse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar me uljen e shikimit. Ai thotë: "Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata" (Nur, 30)

Meditoni mbi fjalën e Allahut që është shprehur me "Thuaju besimtarëve", për të na përkujtuar prezencën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, në mes nesh, sikur na urdhëron në çdo moment të ulim shikimin. Ky sqarim hyjnor na kujton të Dërguarin në këtë situatë, me shpresë se do ta përkujtojmë biografinë e tij të pastër, moralin e tij si dhe faktin se i Dërguari asnjëherë nuk ka shikuar ndonjë femër me epsh.

Meditoni këtë shprehje të mrekullueshme: "Kjo është më mirë për ta!". Shikimi i femrave e infekton të menduarit, logjikën dhe i dëmton qelizat e trurit dhe çrregullon proceset e të menduarit në të, ndërsa kur njeriu largohet nga shikimi i këtyre të ndaluarave, truri i tij vepron në mënyrë shumë më efektive dhe me lehtësi mund të marrë vendim të drejtë.

Shikoni se si e përfundon Allahu i Lartësuar këtë ajet madhështor me fjalët e Tij: "Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata" në mënyrë që të na kujtojë mbikëqyrjen e Allahut ndaj nesh në çdo moment. Ai gjithashtu thotë: "Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra" (Gafir, 19).

Kjo konsiderohet metoda më e mirë për shërim, për faktin se psikologët thonë se ndjenja e njeriut për mbikëqyrjen e jashtme mund ta pengojë nga kryerja e të ndaluarave.

Gjithashtu shikoni se si ka filluar urdhri, me uljen e shikimit "që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara)", pastaj me ruajtjen e nderit "dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)!" ngase Allahu i Madhërishëm dëshiron që të na largojë çdo dyshim apo akt që çon drejt të keqes. Shikimi është hapi i parë drejt mëkatit. Njeriu kur e ul shikimin e tij, pa dyshim se ndien kënaqësi mahnitëse. Këtë ka paralajmëruar edhe i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se shikimi është shigjetë prej shigjetave të Iblisit, kush e ul atë (shikimin) duke pasur frikë prej Allahut, atij Allahu ia kompenson dritë, me ç'rast gjen kënaqësi në zemrën e tij.

Në fund, dëshiroj të theksoj se një numër dijetarësh muslimanë kanë bërë një studim rreth ndikimit të shikimit të ndaluar dhe vazhdimësinë e të shikuarit të grave. Ata kanë konstatuar se shikimi i grave trashëgon shumë sëmundje, në krye të tyre artherosclerosis, si rezultat i shpërthimit që shkaktojnë këto shikime, gjithashtu presioni i gjakut dhe disa çrregullime psikologjike të cilat vërehen gjatë pleqërisë si dhe sëmundje të tjera.
Allahu i Lartësuar deshi të na pastrojë, për këtë shkak Ai thotë: "Allahu dëshiron që t'jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë" (Nisa, 27)

Shënim: Studimet tregojnë se ndikimi i femrës së zbuluar është shumë më i lartë sesa i femrës së thjeshtë. Nga këtu kuptojmë se përse Islami ndaloi zbulimin e femrës. Madje, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka paralajmëruar femrën nga zbulimi dhe ka lajmëruar se ajo nuk do ta shijojë erën e xhenetit – përveç nëse pendohet.

I Dërguari ka lajmëruar se zbulimi, joshja dhe dalja e femrave "të veshura, por të zhveshura, kokat e tyre janë si gungat e deveve, të dobëta", janë prej shenjave të kiametit. Dhe vërtet, kudo që të kthehemi vërejmë gjurmë prej gjurmëve të zbulimit, qoftë në kanalet satelitore, në rrugë, në ambientet e punës...

Gjithnjë duhet kujtuar urdhri hyjnor: "Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata" (Nur, 30).

Përktheu: Almedin Ejupi
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Në fund, dëshiroj të theksoj se një numër dijetarësh muslimanë kanë bërë një studim rreth ndikimit të shikimit të ndaluar dhe vazhdimësinë e të shikuarit të grave. Ata kanë konstatuar se shikimi i grave trashëgon shumë sëmundje, në krye të tyre artherosclerosis, si rezultat i shpërthimit që shkaktojnë këto shikime, gjithashtu presioni i gjakut dhe disa çrregullime psikologjike të cilat vërehen gjatë pleqërisë si dhe sëmundje të tjera.
A

Përktheu: Almedin Ejupi
Cfareeeeeeeee??? ...Nuk ka nevoje per te studjuar e per te zbulime per femren e ska nevoje qe dijetaret te flasin per te. ........... Njeri= Mashku+Femer=Jete, qe dote thote: Dridhje, cperqendrim, djersitje, lekundje, shikime, prekje, ndjenja, emocione.....TERHEQJE FIZIKE.......DASHURI........FAMILJE
Ky eshte studimi njerezor nuk ka nevoje per shkenctare qe te fusin depresionin, ankthin dhe te kallin daten me keto gjera.

E lexova te tere kete here.
E sa me shume lexoja aq me shum me vinte per te qeshur (pa u ofenduar, jo per fjalet e Allahut se nuk i di cilat jan pervecse ato qe sjell ti i nderuar Deud e nuk ja lejoj vetes te qesh me to), por ne pergjithsi per keto konkluzione qe na kan nxjerr keta shkenctare..........Nje studim komplet maskilist.

Redaktimi i fundit:
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

[video=youtube;Oa-ae6_okmg]http://www.youtube.com/watch?v=Oa-ae6_okmg[/video]
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Gjithnjë duhet kujtuar urdhri hyjnor: "Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre''.

Përktheu: Almedin Ejupi

Une i permbahem kesaj. Ule shikimin dhe nuk e shof ne fytyre, por pak me poshte :p:p
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

@bella:

Shiqimi i gjerave te ndaluara ne Islam, eshte mekat. Si pasoje e mekatit, dobesohet kujtesa, ngase mekati eshte ai qe njeriun e prish, e degjeneron, e largon nga rruga e drejte (gjithmone flas sipas parimeve Islame). Ju kuptoj plotesisht juve dhe te tjereve qe nuk pajtohen apo ju duket qesharake nganjehere ndonje ceshtje si kjo ne kete teme bie fjala por, nuk eshte lehte per t'u kuptuar nga jo-muslimanet, e as nga muslimanet fillestar qe kane filluar te praktikojne Islamin psh.

apo s'qenka tema e kengeve kjo...oops

Jo, tema e pershendetjeve eshte. Mos vepro si kalama tani =)
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Injorantave edhe me jua vizatu nje gje prap se besojn.
me banalja eshte qe me injoranc mundohen me tregu diqka .
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Nuk jame kunder qe anasjelltas ...dy gjinite terheqen fizikisht dhe kjo mund te coje ne c´koncentrim etc......

Ama nje gje se kuptoj, kur Zoti krijoi Femren pse e beri kaq te bukur?,,,

Athua Zoti do te tallet me ju ? Si nje loder ,,ja ku e keni ,,po mos goxoni ta shijoni ...

Mos valle vete femra eshte "mjet " i Zotit ?

E si rrjedhoje po vihet ne pikpyetje ,edhe Bibla e Kurani ?
 
Nuk e di si mundesh ta thuash nje gje te tille ! sepse me kete qe thua ti po don te thuash qe beni cfare te doni me nje femer luani me te lendojeni perdhunojeni etj etj ! ashtu tpakten po i bie !! edhe meshkujt jan te bukur ? biles ne jemi te bukur edhe pa makiazh kurse femrat !!! :p
pastaj ketu nuk po shkruan mos ta shikojm femren , por ta shijosh ate qe ke pra gruan dhe gjithashtu me shikim smundesh ta shijosh askend !! pra po thot ulne shikimin dhe jo mos e shijoni !! dhe gjithashtu kjo gje vlen per 2 gjinit jo vetem per meshkujt gjithashtu nuk po e thot kere gje vetem FEJA apo vetem ZOTI por edhe shkenctaret !!.
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Nese eshte e vertete kjo atehere s'duhet me shiku as femren e vet apo duhet me ja nderru titullin kesaj teme se sipas titullit duhet me i mshel syte. :p
Pra, duhet te definohet. a ta ul :D (kujtesen, kujtesen e kam fjalen se juve veq mendja keq ju shkon) :p edeh femra jote apo veq grate e kojshive?? :D:joo Tash e gjeta une qe spo me kujtohet ku e kam lene ID-ne e punes :p
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Nuk e di si mundesh ta thuash nje gje te tille ! sepse me kete qe thua ti po don te thuash qe beni cfare te doni me nje femer luani me te lendojeni perdhunojeni etj etj

E di qe e ke te veshtire te me kuptosh mendjen time ,megjithse jam shprehur qarte. Kur femren e bera mjet te zotit do te thote e ngrita te pakten 1 grade me lart se mashkullin.. Por sic shihet gjuha shkon aty ku dhemb dhembi... Pra po don te me vesh fjale ne goje qe ti i mendon e jo une.1. se jam femer
2. se jam nene.
3. Po ben prap nje sakrileg,,nese Kurani thote ul shikimin...Zoti pse na fali syte?
Jane pyetje krejt te thjeshta, qe po kerkoj pergjigje.
 
tek Zoti jemi te njejt te gjithe si femrat si meshkujt.

Me ke bere me qesh me kete edhe pse ktu nuk po e shkruaj se me hargjohen shkronjat ! srz. e ki !!! pra sipas kesaj qe thua ti Zoti jua ka dhene syt njerezeve veq me pa femrat dhe femrat me i pa meshkujt a !!!!!!!!!!!!!!!
 
mos u kap me fjale se sdo ma dalesh ado ...ose pergjigju me llogjike ose mos me bej quote me !!!!

Atehere sipas pergjigjes tende ,Zoti do te kishte fal gjithcka tjeter pervec mashkullit e femres,se me nje shikim keta te dy vetem keq i bejne nj -tj :)?
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Ka femara qe jo vetem ta dobsojn kujtesen por ta eleminojne fare , harron gjithçka , te pakten per disa çaste .
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

3. Po ben prap nje sakrileg,,nese Kurani thote ul shikimin...Zoti pse na fali syte?
Jane pyetje krejt te thjeshta, qe po kerkoj pergjigje.

Zoti na ka falur syte , por s'do te thote qe Zoti na ka falur syte e ne duhet te shikojm cfare deshirojm me syt tane .Neve na jene dhene ne sherbim syte per kohe te percaktuar nga Zoti . Por per keta sy do te pergjigjemi se si i kemi shfrytezuar gjate asaj kohe . Nese ne themi qe e drejte e jona eshte te shikojm cfare te duam , por shkenctaret po na tregojn se si shak i shikimit (ndaluares) po shkaktohen semundje te ndryshme !!!
Zoti syte na ka dhuruar , por menyren e perdorjessse tyre , qka te shikohet e qka mos te shikohet na ka mesuar permes Mesazhe te Tij Qiellore (Kuranit -Ingjilit - Zeburit ) ose permes Pejgamberve te tij , e pastaj - gjinin e kundert e ka krijuar per neve , dhe na ka treguar se cila eshte rruga e ligjeshme qe syte tone te gjejn kenaqesi dhe lumturi me kete gjini ! E Ai martesen e ka bere menyre te ligjeshme per njerzimin qe ti kenaqin syte e tyre dhe kerkesat e tyre ****uale . Nuk don filozofi per ta kuptuar kete , dhe mund ta kuptoni pse cdo mardhenie jashtmartesore eshte e demeshmeme !

Po nese shkojm e hyjm me fell rreth kesaj ndalese te Zotit , e shikoni ku eshte urtesia e Zotit . Njeriu nese shikon ate qe e ka te ndaluar (jashtemartese) ky shikim behet shkak i semundjeve te ndryshme psikologjike etj . Po nese njeriu e shikon gruan e tij po gjene qetesi shpirterore-****uale-psikologjike .Po eshte i njejti njeri qe shikon , pastaj po shikon me te njetit sy ! Por qetesia dhe qrregullimi i mendjes se njeriut behet athere varesisht cilin rruge njeriu e zgjedhe . Keto ligje te Zotit jane per tu mahnitur !!! Une kete shkrim keshtu e shohe simabas mendjes time .
Keto studime shkencore i japin madheshtine Fese islame dhe per kete e kam postuar kete tem , e qellimi tjeter eshte qe te gjithe ata qe jane mysliman ti mesojn rregullat e fese se tyre .
Falendeimi i takon Zotit qe na ka mundesuar te jemi mysliman . E bella , kitrra ne kete sqarim edhe ju mund ta merrni pergjigjen e moskuptimeve te qeshtjes ne fjale . E inshalla Allahu ja mudeson ti kuptoni keto Ligje te Tij.
 
Pe: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Hahahahhahha e madhe fare kjo, po normale aq shume sa shikojn lodhen syte me shpejt :p
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Ama nje gje se kuptoj, kur Zoti krijoi Femren pse e beri kaq te bukur?,,,

E bukur per burrin e saj, jo per t'gjithe burrat, ti shfryejne epshet e tyre ne pjeset e trupit te tyre, me ane te shiqimit.

Athua Zoti do te tallet me ju ? Si nje loder ,,ja ku e keni ,,po mos goxoni ta shijoni ...

Guxojme ta shijojme, si s'guxojme :D Gruan time po, por jo te huajen lol.
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

E dua gjinin e bukur femerore pa perjashtim,,dhe guxoj te them te verteten vetem kur ajo eshte,,por nuk e them sepse dua ta shijoj,,e them sepse esht e shishme,,lum ai qe e shijon ate,,e lum si syte qe e shohin!
 
Pe: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Nuk do të kisha thënë se studimi s'ka të drejtë,
mirëpo do të kisha shtuar se kjo vlen edhe për
femrën.
Të dyja palët humben kur gjenden në sprovë
të ndjenjave të veta. Në atë moment çfarëdo pyetjeje
do t'i përgjigjeshin gabim.

Natyrisht, kjo vlen për njëmoshë të re, pa eksperiencë,
se tani edhe në prezencë të Marilyn Monroe's nuk ma ndin!
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Ajo vlen per zgjdhjen mbrendanatyrale te problemeve ne cift,,,per te pasur ne te vertet nje grua,,njeriu duhet te fitoj zemren e saj,,sepse ajo krijon edhe lidhjen mes njerzve,,,pjesen tjeter e meritojn ta ken te lire,,, sepse jan rob te zotit,, jo te njeri tjetrit
 
Pe: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Po pse jane syte atehere??
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Un di e madje kam degjuar qe keshillohet te ecesh me koken lart e shikimin drejt se keshtu tregon qe je krenar ske frike nga asgje:)...Nga ky shkrim doli e kunderta, duhet te ulim syte, shikimin tone per te qen me te mire, me te paster e te mos biem ne tundim......Duket pak sikur te jetosh me frike, dyshim kjo gje ! Ndoshta gaboj :paqe:kokes::--P:paqe
 
Pe: Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Un di e madje kam degjuar qe keshillohet te ecesh me koken lart e shikimin drejt se keshtu tregon qe je krenar ske frike nga asgje:)...Nga ky shkrim doli e kunderta, duhet te ulim syte, shikimin tone per te qen me te mire, me te paster e te mos biem ne tundim......Duket pak sikur te jetosh me frike, dyshim kjo gje ! Ndoshta gaboj :paqe:kokes::--P:paqe

Jam dakord me ty,por nuk kuptoj se del tjetra me minifund duhet te ul shikimin une LOL sikur ska kuptim...Edhe nese dikush tundohet nga nje shikim,femer apo mashkull qofte,cfare e dallon njeriun nga kafsha??Logjika dhe vetekontrolli...Mua me duket ky artikull per njerez te dobet,qe sjane ne gjendje te kontrollojne veprimet e tyre,instiktet e tyre,e ne kete menyre i gjendet apo i jepet nje menyre me e 'lehte' per te jetuar,duke ec me koken poshte:)
 
Titulli: Pe: Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Jam dakord me ty,por nuk kuptoj se del tjetra me minifund duhet te ul shikimin une LOL sikur ska kuptim...Edhe nese dikush tundohet nga nje shikim,femer apo mashkull qofte,cfare e dallon njeriun nga kafsha??Logjika dhe vetekontrolli...Mua me duket ky artikull per njerez te dobet,qe sjane ne gjendje te kontrollojne veprimet e tyre,instiktet e tyre,e ne kete menyre i gjendet apo i jepet nje menyre me e 'lehte' per te jetuar,duke ec me koken poshte:)

Shume dakort. Sipas ketij artilkulli njerzit nuk duhen te rregullohen bukur (se e quajn pispillosje).

Nderi, kush eshte korrekt ne shpirt eshte me syte lart apo poshte, kush eshte i ndershem nuk korruptohet edhe pse bota ka tundime pafund. Tani nese (sipas mendimit tim) per te mos humbur nderin e tij, ul syte . eh nuk eshte i ndershem !!!.
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Tani nese (sipas mendimit tim) per te mos humbur nderin e tij, ul syte . eh nuk eshte i ndershem !!!.

Jo se behet i pandershem, por mekaton. Ulja e shiqimit, tregon besim te forte dhe bindje ndaj urdherit te Zotit e te ngjajshme...!
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Jo se behet i pandershem, por mekaton. Ulja e shiqimit, tregon besim te forte dhe bindje ndaj urdherit te Zotit e te ngjajshme...!

:D Mund te te kundershtoj gjithmon duke u bazuar si e mendoj un, por nuk do ta bej se e shoh qe ky eshte nje kendveshtrim yti dhe sigurisht do e respektoj Lover...... Mund te rrim ta debatojm sa te duam por konkluzioni do jet i njejte....ti thua kete e un ate :p
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Po ne rregull bella, llaf pa pare :p :lol:
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Vlen kjo per cdo femre APO mashkulli ? Se per dreq syte na shkojne vetem tek qenjet e bukura lolololol
 
Titulli: Shikimi i femrave dobëson kujtesën

Ndaj Kam Fillu Me Harru Shpejt Un shii shiii :p :p :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top