10 suplementet me te mira per humbje peshe

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Ja 10 suplementet me te mira qe duhet ti shtoni ne dieten tuaj:
Mund te perdoren per programet tuaja per humbje peshe, ushtrimet per humbje peshe, per programe tonifikimi etj etj.


Shiko fotografinë 1728737

1. Kafeine (Kafeine e Pauje, Guarana, Arre Kola, Caj, Kafe)
- Ndihmon ne perdorimin e dhjamit per energji duke e bere trupin qe te pelqej dhjamin e ruajtur ne trup ne vend te glycogen per energji- vetem neqoftse merret perpara ushtrimeve.
- Permireson efektshmerine e ushtrimeve
- Ul lodhjen, rrit intensitetin e ushtrimeve, zgjat rezistencen dhe kohezgjatjen e ushtrimeve.
*Suplementi merret vetem gjate dites, perpara ushtrimeve.

2. Alfa Lipoic Acid (ALA)
- Antioksidanti me i mire pasi eshte i tretshem si ne uje dhe si ne dhjam, gje qe e lejon te kaloj ne te gjitha qelizat e trupit
- Rrit aftesine e trupit per te marre glukoze neper qeliza
- Luan rolin e nje koenzime ne prodhimin e energjise duke shnderruar karbohidratet ne energji (ATP)
*Merret bashke me vaktin dhe me shume uje ngaqe eshte acid.

3. Omega 3 Vaj Peshku (Omega-3)
- Pershpejton humbjen e dhjamit ne trup
- Ul oreksin
- Te ngre humorin
- Rrit nivelin e energjise
- Rrit shkelqimin e lekures
- Rrit vemendjen
- Stabilizon nivelin e sheqerit ne gjak
- Ul nivelin e insulines
- Mban nivel te shendetshem te serotonines (*serotonin funksionin si transmetues neuronash)
- Rrit shendetin e sistemit te imunitetit
- Ul simptomat dhe ashpersine e semundjeve kronike te lekures si ekzema
- Ul rrezikun kardiovaskular
- Ul simptomat dhe ashpersine e artridit reumatoid
* Vaji i peshkut mund te gjendet edhe ne llojin e tij pa ere.

4. Carnitine (L-Carnitine)
- Shnderron dhjamin ne energji- dergon acidet yndyror nga gjaku ne qeliza per te prodhuar energji
- Siguron anti-plakje pasi rrit prodhimin e energjise per riparimin qelizor
- Parandalon humbjen e muskujve gjate nje semundjeje ose gjate plakjes (sarcopenia)
- Mbron funksionin e melcise
- Mbron sistemin e imunitetit, ne vecanti nen stres
*Merret me Omega-3 per nje perdorim me te mire te dhjamit per energji. Merret gjate dites ose para ushtrimeve.

5. Koenzime Q10 (Ubiquinone)
- Antioksidant i fuqishem
- Trajton dhe parandalon obesitetin
- Te jep nje aftesi me te madhe per te humbur dhjamin ne trup
- Parandalon humbjen e energjise qe vihet re ne qelizat e plakjes
- Ndihmon ne rregullimin e sheqerit ne gjak dhe rrit ndjeshmerine e insulines
- Ndihmon ne prodhimin e energjise ne mitokondria
- Rrit metabolizmin duke dhene me shume energji dhe rezistence
- Ndihmon per te normalizuar dhjamrat ne qarkullimin e gjakut
- Rrit djegjen e ushqimit per energji
- Mbron te gjitha organet, sidomos sistemin kardiovaskular, duke mbajtur muskujt e zemres te shendetshem dhe parandalon pezmatimin arterial

6. Kromium (Chromium Picolinate)
- Nje lende ushqyese thelbesore qe duhet per nje metabolizem te sheqerit normal (metabolizem glukozi) dhe per metabolizmin e dhjamrave
- Rregullon oreksin
- Ul cravings (*deshiren) per te ngrene gjera te sheqerosura
- Ul dhjamin ne trup
- Ndihmon metabolizmin e sheqerit
- Ul nivelin e sheqerit ne gjak dhe nivelin e insulines, qe ndihmon ne humbjen e dhjamit te trupit
- Normalizon lipidet si kolesterolin dhe trigliceridet
- Rrit nivelin e kolesterolit te mire (kolesteroli HDL)
- Ul nivelin total te kolesterolit dhe ne kte menyre mbron zemren
- I rendesishem per prodhimin e energjise

7. Acetyl L-Carnitine
- Ndihmon ne parandalimin e renies neurologjike qe vjen me plakjen
- Ndihmon ne dergimin ne dhjamrave tek qelizat per tu djegur
- Rrit sensitivitetin e receptoreve te insulines duke ndihmuar ne uljen e sheqerit ne gjak dhe ne qarkullimin e insulines, gje qe ndihmon trupin tone te perdore dhjamin e ruajtur ne trup per prodhimin e energjise

8. Conjugated Linoleic Acid (CLA)
- Ky eshte nje acid yndyror qe gjendet neper ushqime si mishi vicit dhe i qingjit, dhe ne pjesen yndyrore te qumshtit.
- Antioksidant i mire.
- Ndihmon ne parandalimin e obesitetit, ul dhjamin ne trup sidomos ne pjesen e barkut
- Ndihmon ne perdorimin e dhjamit per energji
- Ndihmon ne parandalimin e humbjes se muskujve dhe pafuqine qe vjen me plakjen dhe semundjet e ndryshme
- Ndihmon per te penguar grumbullimin e dhjamit dhe sheqerit ne qelizat dhjamore
- Shkakton nje zvogelim ne madhesine e qelizave dhjamore
- Sensibilizon insulinen
- Anti-kanserogjen
*CLA funksionon me teper tek personat qe jane obeze dhe jo me personat qe nuk jane mbipeshe por prape se prape eshte i dobishem per personat qe merren me fitness per kualitetet e ruajtes se muskujve qe ka.


9. Glutamine (L-Glutamine)
- Nje amino acid qe perdoret shpejt gjate stresit dhe ushtrimeve por qe duhet plotesuar perseri pas ushtrimeve.
- Ndihmon muskujt te funksionojne mire.
- Parandalon demtimin e muskujve
- Antikatabolic- ndihmon ne parandalimin e dobesimit te muskujve qe shkaktohet nga stresi, ushtrimet, puna e tepruar, dietat etj
- Ushqen qelizat e stomakut dhe te zorres dhe kjo gje pastaj ndihmon gjith trupin pasi nje tretje e ushqimit e shendetshme eshte e nevojshme.
- Ndihmon me problemet e stomakut si koliti dhe semundja Crohn
- Ndihmon sintezimin e glutathiones ne melci, qe eshte sistemi primar mbrojtes i trupit, parandalon depresionin dhe lodhjen, ndihmon ne sintezimin e transmetuesve te neuronave qe e relaksojne njeriun dhe i ngrejne humorin.

10. Gamma Linoleic Acid (GLA)
- Ul kolesterolin
- Ul tensionin
- Rrit ritmin metabolik te trupit dhe ne kte menyre rrit perdorimin e dhjamit dhe ul dhjamin ne trup.

/Perkthyer nga une/
 
Pe: 10 suplementet me te mira per humbje peshe

Jam kurioze te di,nese ka efekte anesore...
 
Pe: 10 suplementet me te mira per humbje peshe

ka vetem nje diete te shendetshme ,..te hame ne forme te shendetshme,,dhe mos te rrime duke ngren gjithe diten,,me koke ne frigorifer,,e ne furre siper taves me patate e mishe te pjekur,..,..LOL..:p
Duhet te konsumojme fruta..dhe sa me pake lipara,,embelsirat mundesishte fare,,dhe pastaj trupi i shendetshem dhe ne forme te mrekullueshme.
Ushqimi eshte tip semundje kur hame shume behemi te varur prej tij,r,(shume individ stresin e kalojne duke ngren,,u duket siku i ndihmon ushqimi,,cokollatat,,etj e tj,.)duke konsumuar pa orare dhe duke tejkaluar sasin normale qe trupi ka novoj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top