10 urdhëresat e Nikola Makiavelit për princat e Ballkanit

Lauri

Anunnak
Kush janë dhjetë urdhëresat e Nikola Makiavelit për princat e Ballkanit!

Niccolograve_Machiavelli_zpsayqvcpsy.jpg


Supozoj se do dëshironit ta mbanit pushtetin që ju jep froni sa më shumë të ishte e mundur! Gjithsesi kjo nuk është aq e thjeshtë sa mendoni se është, po është e mundur për aq kohë sa do të ndiqni këto dhjetë rregulla që do t’ju parashtroj.

Ju duhet të mbani mend se do të konsideroheni një demokrat dhe një reformator në qoftë se ky vlerësim vjen nga jashtë, nga të BE apo nga vëzhguesit dhe organizatat ndërkombëtare. Ato mund të jenë më të rrepta se audienca juaj e brendshme, por ata janë edhe më injorant dhe ka të ngjarë të humbasin interesin shumë shpejt.

Kontrolloni zgjedhjet, jo gjatë ditës së zgjedhjeve por përpara.


Ndërkohë që paraardhësit tuaj mund të mashtrojnë duke vendosur kuti votimi në favor të tyre, apo të ringjallin të vdekurit për të votuar, më mirë sigurohuni të mos keni kundërshtarë të mirëfilltë që t’ju konkurrojnë në zgjedhje. Ju duhet ti fitoni zgjedhjet denjësisht në mënyrë që të njiheni dhe nga të jashtmit. Këta të jashtmit mund të jenë në çdo vend të botës, pak rëndësi ka, rëndësi ka që ju duhet të dukeni si një demokrat i mirëfilltë. Princ i dashur, gjithsesi kjo nuk është e vetmja mënyrë për të vepruar në mënyrë demokratike. Së pari, zgjedhjet elektorale duhen parë në një mënyrë të tillë për tu forcuar akoma më shumë. Zgjidhni momentin e duhur, zgjedhjet e parakohshme gjithmonë do të ndihmojnë opozitën dhe gjithashtu votat përfitohen në mënyrë demokratike kur ju jeni në kulmin e popullaritetit tuaj. Një mënyrë për të marr vota në një periudhë të shkurtër kohe është duke falur faturat e energjisë elektrike ose mënyra të tjera. Gjithashtu konsideroni dhe veprimin e dhënies së parave që të mos votojnë, jepua paratë atyre qw vojnw kundwshtarin twnd. Të vjen në ndihmë edhe njollosja e opozitës si një organizatë e dyshimtë, e devijuar seksualisht, e pabesë ndaj shtetit dhe përgjithësisht dyshuese. Për më tepër, referojuni librit tim “Fitorja e zgjedhjeve për bedelët”.

Kontrolloni mediat, sigurohuni që keni zëra që flasin të njëjtën gjuhe dhe politikë me ju!

Media ka pushtetin më të madh në vend!


Mënyra më e mirë për të pasur një kontroll mediatik është pikërisht reklamimi në ato media që flasin me zërin tuaj (dhe mos harroni ju jeni reklamuesi më i madh në treg). Shumë gazeta dhe kanale televizive janë me shumë mundësi të zotëruara nga një apo disa kompani perëndimore mediatike që kanë një vlerë më të madhe se sa të ardhurat margjinale apo biznese që janë në pronësi të ndonjë bosi lokal, prej të cilit ju mund të zbuloni disa fatura të papaguara dhe situata rregullohet.

Gjithashtu gazetarët mund të jenë disi të bezdisshëm dhe mënyra më e mirë për tu siguruar se ata po sillen mire është duke i kërcënuar lehtë, normalisht jo publikisht. Shumica do ta censurojnë veten me kënaqësi.

Flisni për BE dhe dëshirën e madhe për t’iu bashkuar, por prezantoheni atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ju mund t’ju mos interesojë BE dhe kjo është normale, por është e nevojshme. Pa këtë ju nuk do të mund të siguroni dot votat, pasi pothuajse të gjithë votuesit e duan integrimin në Bashkimin Europian. Pra ju do të liheni mënjan nëse nuk e konsideroni të rëndësishme, pasi vula përfundimtare për qeverinë tuaj hidhet nga BE. Gjithsesi, të qenit shumë pro Bashkimit me BE këto ditë duket sikur po përpiqeni të bashkoheni më një partner, që në të vërtet nuk ju dëshiron dhe aq.

Flisni për luftën kundër korrupsionit dhe reformat. Bisedoni dhe flisni me të burgosurit.


Kush është pro korrupsionit? Askush. Prandaj nuk ka temë më të sigurt se sa fushata apo të folurit në kohë për këtë çështje. ثshtë një nga mënyrat më të mira për të pozicionuar veten si një luftëtar i paepur kundër korrupsionit duke prezantuar kundërshtarët tuaj teksa janë duke vepruar kundër rregullave të vendosura, duke hedhur kështu një hije korrupsioni ndaj opozitës.

Natyrisht, është e vështirë të qëndrosh në pushtet pa toleruar pak korrupsion. Sigurohu që të kesh një sukses hera herës, të arrestosh dikë, të gjykosh dikë. Ki parasysh se arrestimet janë më të rëndësishme se sa dënimi i individëve. Gjithashtu disa prej njerëzve të tu, arrestoi. Kjo do të bëjë të dukesh më serioz në sytë e të tjerëve. Paraqite veten tënde me një stil jetese të thjeshtë sepse kjo ndihmon.

Zgjidh problemet me fqinjin tënd por ndërkohë krijo disa të tjera për të qenë sa më popullor.

BE dhe ndërkombëtarët e tjerë u pëlqen që ti të kesh marrëdhënie të mira me fqinjët, prandaj duhet të vizitohen shpesh ato, jo vetëm se ato kanë një pamje të bukur nga deti apo rezorte të pëlqyeshme; duhet folur për kooperimin rajonal, se si ne ndajmë të ardhmen tonë Europiane (Konsultohu me librin tim ‘100 fjalime në rastet e duhura për Princat Ballkanik’).

Por, problemet e reja dhe të vjetra me fqinjët janë dobiprurëse në shtëpi. Ato e heqin vëmendjen nga problemet e tjera, të japin një mundësi për të thërritur njerëzit rreth flamurit. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të rrisësh popullaritetin përmes ngacmimit të fqinjëve. Prandaj, duhet të ndërtosh një balancim mes kënaqjes së ndërkombëtarëve dhe ushqimit të ndjesive të vendasve në këtë pikë.

Gjej miq ndërkombëtarë, disa do të pëlqejnë për çfarë je, të tjerët për çfarë hiqesh

BE është investitori më i madh i juaji, dhuruesi juaj, por mos investoni vetëm tek to. Të flirtuarit me të tjerë do të bëjë që BE-në të jetë pak më xheloze dhe ajo do të tentojë të tërheqë vëmendjen tuaj. Për më tepër, mund ta prezantosh veten si një person që di të ecësh vetë. Duhet të përpiqesh të tregosh se investitorë dhe donatorë të tjerë kanë disa kontakte që zgjidhin punë. Kështu, mund të përdorësh disa burime për tu marrë me favore politike brenda vendit. Gjithsesi, duhet të kuptosh se ato po të përdorin ju gjithashtu, prandaj bëhu gati t’i këpusësh lidhjet kur ato nuk kujdesen më për ty.

Punëso militantët e tu dhe hiq nga puna ato të opozitës


Mënyra më e mirë për të qëndruar në pushtet është duke punësuar militantët e tu, ka shumë vende pune që mund të ofrosh, nga pastrues në këshilltar. Nëse bëhet e qartë se anëtarësimi në partinë tënde është më e rëndësishmja, kjo do të ndihmojë që partia jote të ketë sa më shumë votues. Shumë prej shërbëtorëve të tu civilë do të rekrutojnë me qindra votues për të mbajtur vendet e tyre të punës. Militantët e opozitës mund të pushohen nga puna, nga administrata shtetërore apo ajo private (duke qenë se ju tanimë kontrolloni aksionet e shumë prej kompanive shtetërore), gjithashtu edhe etërit, nënat, motrat dhe vëllezërit e tyre. Ka shumë mënyra për të heshtur apo për t’i bërë të reflektojnë për ato që thonë për ty.

Sundimi i Ligjit, sundimi yt, ligji yt


Ndërkombëtarët do të flasin gjithnjë për sundimin e ligjit. Për këtë, i dashur princ Ballkanik, ne të rekomandojmë veprime të shumta, plane të panumërta dhe strategji të panumërta. Gjithsesi, në të vërtetë, është e rëndësishme që të sigurojmë që ligji është i komplikuar mjaftueshmërisht e nuk mund të aplikohet universalisht, sepse përherë ka një hije ilegaliteti që varet mbi atë që mund të përdoret atëherë kur duhet.

Mos kij asnjë ideologji, ajo thjesht do të bëj ty dëm

Mos krijoni një ideologji të pastër, kjo thjesht të vendos në disa pozicione që krijojnë probleme më vonë. Fokusohu në qëllimet e mëdha si; Europa, liria, prosperiteti dhe qëndro i qartë në ambiciet specifike gjithashtu. Por, mos harroni që t’i bashkoheni një familje partiake evropiane fjala vjen si Internacionalja Socialiste apo Partitë Popullore Europiane si një anëtar i organizatës apo si vëzhgues. Ato do të japin një legjitimim ndërkombëtar dhe disa kritika të brendshme potenciale. Gjithsesi, mos e konfrontoni këtë me ideologjinë, askush nuk do të votojë për ideologji, ato ju votojnë sepse jeni ju dhe sepse i gjetët një punë tezës apo hallës së tyre.

Premto ndryshimin, por sigurohu që të qëndrojë njëlloj

Ndryshimi është ajo që njerëzit duan të përjetojnë, votuesit e tu kanë jetuar përmes krizave ekonomike për gati 28 nga 35 vitet e shkuara. Ato duan që situata të përmirësohet, ndaj mos premto se gjërat do të vazhdojnë të jenë siç janë, por pikturo një pikturë se si do të jetë. Gjithsesi, ndryshimi është i rrezikshëm. Prandaj vazhdo t’i mbash gjërat njësoj, ndryshimi është një premtim i thjeshtë por i rrezikshëm po ndodhi në realitet. Prandaj, ndryshimi do të thotë fushata të vazhdueshme. Drejtoje qeverinë tënde sikur po dëshiron ta fitosh vendin e kryetarit të qeverisë. Kjo do të bëjë të dukesh energjik, të gatshëm për të përballuar zgjedhje të parakohshme dhe kjo të bën të dukesh sikur je ende në opozitë edhe kur nuk je. Prandaj, ndryshimi i kompozimit të qeverisë, ndryshimi i politikës, shpallja e planeve të mëdha janë gjithnjë mënyra të mira për të folur për ndryshimin.

Florian Bieber

Autori është drejtor i Qendrës për Studime në Evropën Juglindore, në Universitetin e Gracit, Austri analizon rregullat Makiaveliane, në kuadrin e “Një Princi Ballkanas”. Bieber është i specializuar në krijimin e projekteve Institucionale në shtetet multietnike, nacionaliste dhe kryesisht me konflikte etnike.
/Albert Vataj
 
Titulli: 10 urdhëresat e Nikola Makiavelit për princat e Ballkanit

Pse sthua ti se qenkan si kanuni ... ne perdorim edhe sot.... e un mendoja si ka mundesi sdol nje pushtet i hajrit nga ne... paskim "amanetin ; udherrefysin "per politiken !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top