4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone ne forme

GLOOM

Catch me if you can...
Shiko fotografinë 1424444


Nëse doni te jeni gjithmonë ne forme duhet te privilegjoni disa ushqime. Ja 4 keshilla te rëndësishme.

Konsumoni banane

Disa kërkues ne Boston kane treguar se fundmi se te moshuarit qe kishin mungese vitaminash B6 dhe B12 pësonin me shpesh fraktura kockash. Bananet janë te pasura me B6. Kjo vitamine gjendet edhe tek gruri, te brendshmet e shpendëve, etj. Vitamina B12 gjendet tek mishi, me tepër tek melica si dhe tek disa lloje peshqish.



Konsumoni peshk te yndyrshëm

Sipas një studimi suedez, konsumimi i peshkut te yndyrshëm mbron nga poliartriti reumatoid, një sëmundje kjo auto-imune qe prek artikulacionet. Ngrënia e rregullt e tij ul ne 20-30% rrezikun për këtë sëmundje. Ndërmjet llojeve te peshkut mund te veçojmë harengën, salmonin, troftën, tonin, sardelet, etj.


Konsumoni shalqi

Disa kërkues nga Teksasi kane treguar se citrulina, një lloj përbërësi qe gjendet tek shalqiri ka te njëjtin efekt tek meshkujt si Viagra. Sipas tyre ai favorizon hapjen e enëve te gjakut dhe kjo ndihmon ereksionin. Për te ndjere efektet duhet konsumuar rreth 1,5 kg ne dite. Gjithsesi duhet bere kujdes sepse ai mund te rrite edhe sasinë e sheqerit ne gjak.

Hani me “maturi”

Pasi janë ndjekur 72.000 femra përgjatë 18 vitesh, kërkuesit kane identifikuar dy modele te ushqyeri. Njeri është quajtur “i matur”, me baze perimesh, frutash, drithërash, peshku dhe pule, ndërsa tjetri i quajtur “perëndimor” me baze mishi te kuq, bulmeti, ushqime te skuqura dhe sheqerna. Ato qe kane ndjekur te ushqehen me mënyrën e pare kishin 28% me pak mundësi te vdisnin nga sëmundje kardiovaskulare dhe 17% me pak mundësi te vdisnin para kohe. (marre nga topSanté)
 
Titulli: 4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone ne forme

+ mos hani buke
+ mos pini alkool ( pa mase, 1 gote vere lejohet)
+ mos hani mish me indyre/ dhjam
+ mos hani gjera te skuqura
Shendet:)
 
Pe: Titulli: 4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone ne forme

+ mos hani buke
+ mos pini alkool ( pa mase, 1 gote vere lejohet)
+ mos hani mish me indyre/ dhjam
+ mos hani gjera te skuqura
Shendet:)

O Zizu po cte hajme ne pastaj??
Banane e shalqi me buke e djathe cdo dite LOL LOL
 
Titulli: Pe: Titulli: 4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone ne forme

O Zizu po cte hajme ne pastaj??
Banane e shalqi me buke e djathe cdo dite LOL LOL
Si ca te hash? Pak zarzavate ( te pjekura/te gjalla/te zjera/JO te skuqura) dhe fruta( te gjalla/komposto/ne pasta) ka? Po mish/peshk te pjekur ne fure, mish te zjere, djathra, qumesht, gjalp, ulinje, byrek :p
Ehu, sa gjera ka per te ngrene, mos merzitesh sa jeton :) Vetem deshire te kesh ti hash sic duhet!

(ps: thuaj JO fast-foodit)
 
Re: Pe: Titulli: 4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone ne forme

O Zizu po cte hajme ne pastaj??
Banane e shalqi me buke e djathe cdo dite LOL LOL

eh sidomos ne kete te ftohte qe po mban ,,,do fillonin te na shkriheshin kockat se undyre sdo kishim ne trup lol
 
Pe: Titulli: 4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone ne forme

+ mos hani buke
+ mos pini alkool ( pa mase, 1 gote vere lejohet)
+ mos hani mish me indyre/ dhjam
+ mos hani gjera te skuqura
Shendet:)

Me pelqen ky koment,se ndersa ne tjeret ndalon cdo gje,me duket shpetoi pa u permend jo duhan LOL
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: 4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone ne forme

Si ca te hash? Pak zarzavate ( te pjekura/te gjalla/te zjera/JO te skuqura) dhe fruta( te gjalla/komposto/ne pasta) ka? Po mish/peshk te pjekur ne fure, mish te zjere, djathra, qumesht, gjalp, ulinje, byrek :p
Ehu, sa gjera ka per te ngrene, mos merzitesh sa jeton :) Vetem deshire te kesh ti hash sic duhet!

(ps: thuaj JO fast-foodit)

Peshkun kam frike se ka nivele te larta arseniku me merkur.. :p
Zarazvatet/frutat si ha se jane bere ne treg mbi 80% te ndryshuara gjenetikishte edhe asnje nuk di mbi problemet qe mund te sjellin per nje kohe te gjate..
Edhe qumshi nje me dy me hormone i ushqejne delet, lopet..lloj lloj antibiotikesh i japin e dalin mikrobe qe sjua ndjen fare per ilacet LOL

Zizu..eshte kollaj te flasesh "Be healthy" :p :p :p
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: 4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone ne fo

Peshkun kam frike se ka nivele te larta arseniku me merkur.. :p
Zarazvatet/frutat si ha se jane bere ne treg mbi 80% te ndryshuara gjenetikishte edhe asnje nuk di mbi problemet qe mund te sjellin per nje kohe te gjate..
Edhe qumshi nje me dy me hormone i ushqejne delet, lopet..lloj lloj antibiotikesh i japin e dalin mikrobe qe sjua ndjen fare per ilacet LOL

Zizu..eshte kollaj te flasesh "Be healthy" :p :p :p

Po mire, te keshilloj te shkosh ne fshat, te krijosh nje ferme tende, mer nje lop ( ushqeje me bar te fresket/ te thare nga duarte e tua), bej nje mini-liqen me peshq ( ujin mundesisht sille te filtruar nga mali, apo Evian:p), zarzavatet e pemet qe do kesh ne bace mos i hidh helm kundra buburecave), e keshtu do kesh "bio"-food e do jesh "healthy".

Pavarsisht, gjithe budalleqeve qe gjenden ne ushqimet e sotcme, ne mund te mundohemi mos shtojme disa elemente kancerigjene me skuqjen e teperme, ose me yndyrnat e keshtu me radhe!
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: 4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone n

Pavarsisht, gjithe budalleqeve qe gjenden ne ushqimet e sotcme, ne mund te mundohemi mos shtojme disa elemente kancerigjene me skuqjen e teperme, ose me yndyrnat e keshtu me radhe!

Edhe te cohesh nga tryeza jo me stomakun plot :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone ne forme

Keshillat me te mira qe kam marr une kane qene:
Ecni, pini uje, regjim gjumi, orar per ushqimin :)

Me keto jam happy :)
 
Pe: 4 keshilla dhe ushqime per te qene gjithmone ne forme

Po s'do vemi te gjithe per top modele o jo...shijoni o njerez jeten se nje eshte!!! Bohhhh....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top