اartet” Daçiq për fjalën “Kosova e pavarur

legjenda

Tetova
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq e ka humbur kontrollin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, pasi që ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora اitaku ia ka bërë me dije atij se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Daçiq, nuk mundi ta përballoj këtë duke thënë se “Kosova këtu nuk përfaqësohet si shtet, pasi që nuk i plotëson kushtet”, transmeton “Zëri”. Ai po ashtu ka thënë se Kosova më shumë njihet si territor se sa si shtet.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadores اitaku.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë këtu jam në cilësinë e ambasadores së Republikës së Kosovës”, i është kundërpërgjigjur اitaku.

Ajo po ashtu ia rikujtoi edhe një herë Ivica Daçiqit luftën që është zhvilluar në Kosovë, duke thënë se kjo luftë është zhvilluar në sy të të gjithë përfaqësuesve të shteteve të OKB-së dhe se siç deklaroi اitaku, ky fakt historik nuk mund të ndërrohet, transmeton “Zëri”.

Debati i plotë mes اitakut dhe Daçiqit:

“Në fjalët e përfaqësueses së Kosovës këtu vërejta një agresivitet dhe kërcënime ndaj nesh. Zonja اitaku nuk është kurrfarë ambasadore dhe nuk ka mision në KB dhe dihet mënyra se si ky organ këtu mund të vendos për pranimin e një territori si anëtar. Kërkoj nga vendet që e kanë shpallur njohjen e Kosovës njëanshëm, që të mos e ofendojnë Serbinë dhe në prani të Serbisë të mos merret vendim për pranimin e Kosovës këtu, por këtu keni marrë vendim për rezolutën 1244. Nuk ka pasur Serbia kampanjë raciste ndaj Kosovës në UNESCO, ne kemi treguar se si janë dëmtuar objektet serbe në Kosovë. Ne nuk folëm kundër Kosovës askund. Në Bruksel me zotëri Thaçin kemi nënshkruar marrëveshje, ne ju kemi dhënë kodin telefonik, atëherë pse e keni kërkuar lejen nga Serbia. Ne këtu do të vazhdojmë të përfaqësohemi në nivele më të larta, zonja اitaku nuk ka thënë asnjë fjalë se pse u refuzua marrëveshja me Beogradin. Ku janë të kthyerit serb në Kosovë, etj, ju lutem mos flisni për gjëra jo konstruktive. Ne duam të kemi dialog, jo që jut ë bëheni shtet I pavarur por që të zgjidhen problemet tona”, tha Daçiq.

Ndërkaq, اitaku, në replikën e saj, iu përgjigj:

“Kosova është e lirë, e pavarur dhe sovrane dhe kjo nuk do të ndryshohet, dhe sa më shpejt që ta kuptoni këtë do të jetë më mirë për Serbinë. Ju ftojmë të pranoni realitetin dhe ta pranoni vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për vërtetësinë e pavarësisë së Kosovës, të cilën pyetje Serbia vetë e drejtoi atje. Marrëveshja me Holandën pritet së shpejti dhe dëshirojmë që sa më parë të nisë Gjykata Speciale. ne nuk kërkojmë kurrë që të kemi lejen tuaj për proceset integruese. Në lidhje me statusin tim këtu, unë jam ambasadore e Republikës së Kosovës në SHBA, dhe ne e dimë që s’jemi anëtarë në këtë organ, por fakti që ju nuk na trajtoni si të tillë nuk do të thotë që ne nuk do të ushtrojmë kërkesën për të qenë këtu”.

Pas replikës së اitakut, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e mbylli debatin për raportin tremujor për Kosovën.auto_daqiq1447971865.jpgzeri.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top