Aktorja nga Kosova, Arta Dobroshi, e cila të hënën u nderua me çmimin "Shooting Star" në Berlinale, u shqua edhe për paraqitjen e saj.
Revista "Glamour'' ka përzgjedhur atë mes shtatë aktoreve të veshura më së miri, ndërsa votimi është i hapur.
Përveç Artës, të nominuara janë edhe Charlize Theron, Amanda Seyfried, Famke Janssen, Rooney Mara, Anne Hathaway dhe Jane Fonda.
Fustani i Artës, i cilësuar si pasim i trendit të Angelina Jolie, ëshë dizajnuar nga Krenare Rugova.
Në festivalin “Berlinale”, Arta është nderuar me çmimin “Shooting Star 2013″, duke u cilësuar si një nga dhjetë aktorët më të mirë evropianë, kjo në kuadër të “European Film Promotion”, pjesë e së cilës është edhe Qendra Kinematografike e Kosovës. Arta tashmë është një emër i njohur edhe përtej hapësirës shqiptare për bashkëpunimet e saj me disa regjisorë të rëndësishëm, transmeton indeksonline.
(a.k/BalkanWeb)