Autizmi

Empire

Antarë i Respektuar
Autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks e shumëplanësh i zhvillimit të njeriut , pjesë e Çrregullimeve të Spektrit Autik

Sot të paktën 1 në 88 vetë diagnostikohen me autizm.

Është diagnozë aq e gjerë sa në të mund të përfshihen individë të vleresuar me Koeficientë Inteligjence të përparuar apo edhe me vonesë të zhvillimit mendor.

Individët me autizëm mund të jenë fjalëshumë ose të heshtur, të afeksionuar ose të ftohtë, metodike ose të çorganizuar

Çrregullimet e Spektrit Autik karakterizohen nga nivele të ndryshme:

të dëmtimit të komunikimit verbal
të dëmtimit të aftësive dhe integrimit social
të sjelljeve, interesave dhe aktiviteteve stereotipike ose përsëritëse
Shkaqet:

Shkencëtarët janë edhe sot e kësaj dite të paqartë se cili është shkaku (apo shkaqet) e Autizmit, por duket se janë të bindur që faktorë gjenetikë bashkëveprojnë me faktorë ambientalë në një marrëdhënie për të cilën ka disa hipoteza, e për të cilat po punohet me intensitet për t’i provuar.

Mjaft studime janë kryer e vazhdojnë të kryhen të cilat kanë gjetur një numër genesh problematikë dhe disa zona të trurit që nuk funksionojnë normalisht.

Duket se zhvillimi i trurit që në rritjen e fetusit në periudhën e shtatzanisë diktohet nga difekte në gene që pengojnë qelizat nervore të komunikojnë mirë me njera-tjetrën.

Por njerëzimi është ende në fillimet e tij për të kuptuar se çfarë ndodh në trurin e fëmijës me Autizëm

Sot, grupe të shumtë shkencëtarësh në Amerikë e Europë dhe institucione prestigjoze po punojnë seriozisht për të avancuar dijet në këtë fushë

Asnjëherë më parë njerëzimi nuk është marrë me këtë çrregullim siç po merret në këto vitet e fundit.

Një konkluzion i rëndësishëm është tashmë i konfirmuar: nuk është nëna, apo praktikat mëmësore e prindërore shkak i autizmit

Nëpërmjet eksperimentesh e aparaturash të sofistikuara kompiuterike shkencëtarët po studiojnë me intensitet faktorët që supozohet se shkaktojnë Autizmin apo metodikat e një trajtimi efektiv

Karakteristikat:

Fëmija me Autizëm ka përgjithësisht të dëmtuar 3 fusha të veprimtarisë së tij:

(1) marrje-dhënien sociale,
(2) komunikimin (verbal, jo-verbal) dhe
(3) llojin e aktiviteteve ku përfshihet, të cilat janë përsëritëse e tejet ritualistike.
Secila prej këtyre fushave mund të jetë e dëmtuar lehtë a rëndë, duke shkaktuar paaftësira të niveleve nga më të lehtat tek më të rëndat

Karakteristika thelbësore është dëmtimi i marrje-dhënieve sociale.

Prindërit janë të parët që vënë re se fëmija është indiferent ndaj njerëzve dhe përqendrohet në vetëm disa sjellje e aktivitete të vecuara duke i përjashtuar gjithë të tjerat.

Fëmija shpesh e shmang kontaktin me sy dhe reagon pak ose aspak ndaj ngacmimeve të ambientit duke u përqendruar për periudha mjaft të gjata kohe në veprime a veprimtari që i përsërit e i përsërit vazhdimisht.

Fëmija duket sikur ‘nuk ia ka nevojën’ përdorimit të fjalëve, fjalive a diskutimit, dhe, edhe nëse i përdor, i vë pak apo aspak për të realizuar komunikimin social. Për pasojë, e ka të vështirë të përfshihet në lojëra me fëmijët a njerëzit e tjerë sepse ato i prishin stilin ritualistik

Fëmija me Autizëm mund të mos i shfaqë që në fillim këto simptoma, por pas një periudhe zhvillimi normal nis të bëhet indiferent e i larguar nga ambientet apo veprimtaritë sociale.

Për shkaqe të paqarta fëmijët me autizëm shfaqin epilepsi në 20-30 përqind të rasteve, sidomos kur mbërrijnë në moshë madhore

Diagnostikimi:

Në shumicën e rasteve simptomat e Autizmit janë të matshme me disa instrumenta apo teste vlerësimi që në moshën 18 muajshe.

Prindër të kujdeshëm apo specialistë të mirëformuar qëllon t’i identifikojnë shenjat e para edhe më herët.

Si rregull, një diagnozë e konfirmuar e Autizmit mund të vendoset rreth moshës 2 vjeç, pavarësisht se në praktikë është rreth dy vjeç e gjysëm tre, pikërisht atëherë kur problemet me të folurin janë bërë më të dukshme

Rreth 20% e fëmijëve me Autizëm zhvillohen normalisht deri në një fare periudhe dhe pastaj duket sikur u ngec zhvillimi apo bëjnë regres

Trajtimi:

Autizmi mbetet ende një çrregullim i trajtueshëm

Disa modele terapish bëjnë sot të mundur të kontrollojnë e modifikojnë simptoma specifike duke sjellë përmirësim të dukshëm e të qëndrueshëm

Një plan i mirë trajtimi vë në levizje një grup specialistësh që koordinojnë punën për të modifikuar simptomat bazë: dëmtimin e marrje-dhënieve sociale, komunikimin (verbal e jo-verbal) dhe veprimet a sjelljet përsëritëse e obsesive.

Sa më e herët ndërhyrja, aq më të mira duket të jenë rezultatet.

Modelet terapeutike janë të shumëllojshme, ngandonjëherë të ndihmuara edhe nga barna që i përshkruajnë mjekët, por ato më të suksesshmet janë kur familja përfshihet në mënyrë thelbësore

Fëmija dhe prindërit kanë nevojë për mbështetje, ngrohtësi e dije, sepse bëhet fjalë për një rrugë të gjatë e të mundimshme .
 
Historia dhe evulimi i Autizmit:

Autizmi : mite dhe realiteti

Pavarsisht se autizmi u rregjistrua per her te par ne 1943 nga Leo Kanner eshte e sigurt qe ka ekzistuar edhe me par ne historin e njerzimit. Urita Frith ne 1994 beri nje studim ku doli ne konkluzion se autizmi ka ekzistuar sebashku me historin e njerzimit , pershembull rasti i Viktor , djalit te Aveyron , Kaspar hauser , ose " te cmendurit e shenjt" te Rusise vjeter , jane raste konkrete qe permbajne shenja autizmi sipas shkrimtares . Sipas Urita Frith duke krahasuar me diagnozat e autizmit kan shume simptoma te ngjashme , gjithashtu shkrimtaria citon se edhe disa mite " perralla" si borebardha , dhe bukuroshja e fjetur etj , kan shum simptoma te ngjashme me autizmin .
Sipas Frith krijimi i disa prej ketyre miteve eshte i bazuar ne disa pervoja reale te individeve me autizem .
Rezultati pergjithshem ndahet ne dy kategori
A: ne rritjen e dijeve te njerzimit nga mundesit e meparshme te kuptimit te ketij fenomeni
B: ne kuptimin me te afert te sindromes duke e konsideruar me shum si realitet sesa si nje mit

Evulimi i dijeve mbi Autizmin:

Termi autizem u dha per her te par nga psikiatri Bleyler ne 1911 , ( i marr nga fjala greke e lashte " eavtos- εαυτος" qe do te thot Vetja , ) per te treguar dobesit ne komunikim dhe mungesen e qartesis me realitetin te pacienteve skizofren.
Ne 1943 Leo Kanner dhe ne 1944 Hans Asperger nepermjet nje grupi pacientesh skizofren vune re dy sidroma , autizmin infatil dhe crregullime karakteri autike.
Kanner ne 1943 e ndau ne tre nen kategori autizmin por ne 1947 Bender e konsideroj autizmin infatil si nje form skizofrenie , por ne 1972 o Rutter cilesoj disa vecori midis dy kategorive si , mosha e shfaqjes se sidromes , crregullime mendore , historia e familjes . Pertej ketyre autizmi ende konsuderohej si skizofreni feminore deri ne 1980 ku dhe u ndan DSM-III ( diagnostic and statistical methods 3d edition)
Me von autizmi mori termin " crregullime te spektrit autik " per te perfshir edhe sidromat Asperger dhe Rett nga L. Wing 1988.

Me shum informacione mund te gjeni

American psychiatric association ( 1994) . Diagnostic and statistical manual of mental disorders , 4th edn (DSM-IV) , Washington, dc: apa.

American psychiatric association.( 2013) Diagnostic and statistical manual of mental disorders (DSM-5®)

Frith , U. (1991) Autizmi , shpjegimi i misterit.

Happe , F. (1994) Advanced test theory
Etj.
 
Edhe miti qe vaksina kunder MMR shkakton autizem pas studimit te fubdit qe u bekete vit u vertetua qe...ishte mit.

Vete fjala spekter dmth qe jo te gjithe femijet zhvillohen ne menyre te njejte, por sic eshte permendur dhe me siper ata qe jane me intelegjente dhe fakti qe keta femije kane fusha me te 'ngushta'(s'di si t'i quaj ndryshe) mund te sjelle deri ne 'lindjen' e savanteve (njerez me pengesa mendore qe arrijne suksese teper te larta, mbi normalen, ne fusha te ndryshme, qofte kjo nga aspekti artistik, memoria, llogaritje te shpejta matematikore etj etj)
 
Studjuesit jan drejt nje metode te re mbi kurimin e Autizmit!


Kur mund të diagnostikohet autizmi?

Çrregullimet e spektrit autik zakonisht mund të diagnostikohen në mënyrë të besueshme nga mosha 3 vjeç, megjithëse hulumtimet e fundit po zhvendosin moshën e diagnozës më poshtë , që në 6 muaj. Zakonisht janë prindërit ata që vërejn së pari sjellje të pazakonta tek fëmija ose paaftësia e fëmijës së tyre për të pushtuar piketat tipike të zhvillimit. Disa prindër përshkruajnë një fëmijë i cili ka qenë i ndryshëm që nga lindja, ndërsa të tjerët përshkruajnë një fëmijë i cili u zhvillua normalisht dhe më pas humbi këto aftësi. Pediatërat fillimisht mund të hedhin poshtë shenjat e autizmit, duke menduar se fëmija do të "kapet" dhe mund t'i këshillojë prindërit të "presin dhe të shohin". Studimet e reja tregojnë se kur prindërit dyshojnë se diçka nuk është në rregull me fëmijën e tyre, ata zakonisht kanë të drejtë. Nëse jeni i shqetësuar për zhvillimin e fëmijës suaj, mos prisni: bisedoni me pediatrin tuaj për të ekzaminuar fëmijën tuaj për autizëm.


Mundësitë e trajtimit

Nëse një fëmijë është diagnostikuar me autizëm, ndërhyrja e hershme është kritike për të shfrytëzuar sa më shumë terapitë ekzistuese, të cilat janë themelore të sjelljes dhe / ose medicinale, dhe mund të ndihmojnë dukshëm që fëmija të funksionojë më shumë shoqërorin civile dhe të jenë më efektive.

Aktualisht, nuk ka mjete efektive për të parandaluar autizmin, trajtime mekura efektive. Megjithatë, hulumtimi sugjeron që ndërhyrja e hershme në një mjedis arsimor të përshtatshëm për të paktën dy vjet në arsimin parashkollor mund të çojë në përmirësime të konsiderueshme për disa fëmijë të vegjël me disa çrregullime të spektrit autik. Pasi të diagnostikohet autizmi, duhet të fillojë trajnimi i hershëm i ndërhyrjes. Programet efektive përqendrohen në zhvillimin e aftësive të komunikimit, shoqëror dhe njohës.

Zhvillimi i nervave në fëmijët në spektrin e autizmit

Neurofeedback është një nga metodat ndërhyrëse që përdoret për të përmirësuar simptomat te fëmijët me autizëm. Është një teknikë stimuluese e trurit, një proces mësimi që synon ndryshimin e veprimtarisë së trurit.
Janë botuar disa studime shkencore mbi efektivitetin e neurofeedback, me një të botuar së fundmi në revistën Frontiers in Neurology, duke iu referuar një pajisjeje portative mjekësore dhe efektet e saj në trajtimin e fëmijëve me autizëm.

Studimi u botua nga BonVie. Përmbledhja e rezultateve të provës klinike për trajtimin e fëmijëve autik me pajisjen mjekësore revolucionare "Mente Autism" të kryer në Institutin Carrick u botua në "Frontiers in Neurologjia ”, një nga revistat kryesore dhe më të cituara në botë. Studimi shqyrton efektivitetin e pajisjes Mente Autism të BonVie.

Një përmbledhje e provave klinike shprehet në një njoftim për shtyp BonVie. "Rezultatet tona tregojnë se, edhe një kohë 12 javë e përdorimit të neurofeedback-ut me Mente Autism mund të çojë në ndryshime të rëndësishme në aktivitetin e trurit.

Themeluesi i Neurotech International, Dr Adrian Attard Trevisan, nga kompania që zhvilloi Mente Autizmin, tha: "Megjithëse na u dha vetëm një përmbledhje, rezultatet e studimit tregojnë se përdorimi i Mente Autism në shtëpi ka një ndikim të gjerë përfitues për fëmijët me çrregullime te Spektrit të Autizmit (ASD), në të gjithë valët e trurit, sjelljet dhe madje edhe ekuilibrin, dhe fakti që ndryshimet janë vërejtur në të tre fushat dhe asnjë në grupin e kontrollit, ky nuk është një rezuktat kënaqshëm në vetvete , studimi vazhdon edhe ne shpresojmë rezultate akoma edhe me pozitive.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top