Burrel1924
Anëtar i Respektuar
Berisha: Po plotësojmë kërkesat për udhërrëfyesin, në “Schengen” brenda pranverës së 2010-s
01-02-2010 / Gazeta 55 Liberalizimi i vizave, Berisha: Po plotësojmë kërkesat për udhërrëfyesin, në “Schengen” brenda pranverës së 2010-s
(UPDATE)- Qeveria po plotëson kërkesat për udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave. Proçes ky, që do të finalizohet me sukses brenda afateve të premtuara, pra brenda pranverës së 2010-ës. Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha, sot gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Integrimit, i cili pati në rendin e ditës çështjen e liberalizimit të vizave. Berisha u shpreh qeveria shqiptare është duke plotësuar kërkesat e Komisionit evropian për firmosjen e “Schengen”-it, ndërsa theksoi se gjatë këtij muaji pritet të vizitojë Shqipërinë një grup ekspertësh të KE, për të monitoruar ecurinë e proçesit. “Ne presim një grup të ri ekspertësh europianë që vijnë për të inspektuar për tu njohur me progresin e bërë për ta prekur në vend progresin në përmbushje të kushteve për këtë liberalizim. Liberalizimi i vizave mbetet detyrë prioritare e qeverisë dhe se një progres shumë të madh ka njohur proçesi i dokumentave biometrike”- u shpreh kreu i qeverisë Berisha. Në këtë pikë shefi i ekzekutivit kujtoi se “për pasaportat e vjetra është përcaktuar viti 2011 si viti i fundit i përdorimit të tyre”. “Për të gjithë ata që aplikojnë për pasaportat e reja, iu zhvleftësohet pasaporta ekzistuese”- theksoi Berisha. Ai vuri në dukje më tej se janë plotësuar kërkesat për udhërrëfyesin e vizave. Kryeministri Sali Berisha rideklaroi se lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptar në BE pa viza, është një detyrë prioritare për të gjitha ministritë. Në vijim, Berisha u fokusua tek puna e bërë kundër krimit në vend dhe theksoi se “ka një bashkëpunim të shkëlqyer midis policisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror kundër krimit”. Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror, kreu i qeverisë nënvizoi edhe miratimin e ligjit për skafet që pritet të bëhet brenda ketij muaji ne kuvend.