PiNkY
Anëtar i Nderuar
Bikini Lovers me kostumet e plazhit tregon një linjë të gjallë e të përshtatshme për të pasionuarat që adhurojnë ngjyrat dhe format.
Koleksioni i verës 2013 i Bikini Lovers investon në disa trende “cool” me ngjyrat fluor, fantazi dhe stampa; në veçanti ato me lule janë shumë të kërkuara. Por nuk mungojnë dhe modelet shik me inserte romantike.
Koleksioni i kostumeve te plazhit Bikini Lovers përfshin mbi te gjitha modele me dy pjesë, bikini në versionin trekëndëshe të sipërme. /Telegrafi/