Vazhdojnë përgatitjet për mbrëmjen e 28 Nëntorit
Kanë mbetur pak më shumë se një javë deri te përballja e Nuri Seferit me hungarezin Laszlo Hubert për titullin botëror në versionin GBU dhe përgatitjet e boksierit shqiptar po shkojnë sipas planit. Nuriu së bashku me vëllaun e tij më të ri, Seferin do të debutojnë para publikut shqiptar në Maqedoni në mbrëmjen e 28 nëntorit.
“Kam katër javë që po stërvitem intensivisht. Përsa i përket planit të punës mund t’ju them që është i përgatitur nga Alfred Segerer, një mjeshtër në këtë fushë dhe tepër i njohur në Gjermani. Natyrisht më së shumti po punoj me sparingpartnerë që boksojnë në krah të kundërt. Edhe përgatitjet e Seferit po shkojnë shumë mirë.
Mendoj që ai është në një formë shumë të mirë fizike pasi bashkë jemi stërvitur shumë. Gjithashtu kemi bërë dhe sparing sëbashku. Kundërshtari i Seferit quhet Dushan Pashiç dhe është nga Bosnja, një kundërshtar ky me shumë përvojë”, ka thënë Nuriu, i cili sëbashku me vëllaun e tij ishin të pranishëm në përballjen e Luan Krasniqit me Aleksander Dimitrenkon në Dyseldorf te Gjermanisë.
I njohur si një patriot i vërtetë, Nuriu nuk ka mundur të mos përmendë sesa speciale është për të dita e 28 nëntorit, madje për të nderuar këtë ai ka vendosur që këtë përballje ta zhvillojë pikërisht me këtë datë. “Padyshim që kjo për mua është një ditë e shenjtë. Kjo është dita e shqiptarëve të vërtetë, të atyre që e duan me zemër vendin dhe atdheun dhe unë ndjehem si një prej tyre pasi edhe pse prej shumë vitesh në mërgim nuk kam nguruar për anje çast ta ngrej flamurin shqiptar në të gjithë Evropen, edhe pse kjo shumë herë ka shkuar në disfavorin tim. Prandaj për mua kjo ditë dhe kjo ndeshje do të thotë shumë.
Shpresoj me gjithë zemër që në atë mbrëmje të 28 Nëntorit të nderoj të gjithë shqiptarët me një fitore mbresëlënëse
http://www.nuriseferi.ch/lajm6.html