Çfarë të hash kur je 30-vjeç, që të dukesh si 20

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1905117
E teksa ne frymë qirinjtë e ditëlindjes, vit pas viti metabolizmi fillon të ngadalësohet, ndërsa lëkura humb elasticitetin. Zakonisht këto ndryshime fillojnë rreth moshës 30- vjeçare dhe le të themi që nuk janë shumë të këndshme. Gjithsesi ka një mënyrë që do t’u ndihmojë të ngadalësoni plakjen dhe të dukeni më të reja. Mjafton të konsumoni ushqimet që do t’u listojmë më poshtë.
Domate për të stimuluar metabolizmin
Domatja është e pasur me disa substanca të quajtura karotenoide, të cilat shërbejnë si anti-oksidante, ndër të cilat mund të përmendim veçanërisht likopenin, i cili njihet për eliminimin e efekteve të oksidimit të qelizave në trupin e njeriut. Nga ana tjetër domatja përmban edhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës C, gjë që ndikon në përshpejtimin e metabolizmit.
Shiko fotografinë 1905118
Salmon për të ndihmuar trurin
Salmoni është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme, të cilat janë të domosdoshme për të mbajtur trurin në formën optimale. Nga ana tjetër ka edhe një sasi të konsiderueshme zinku, i cili përmirëson kujtesën dhe e mban mendjen të kthjellët për të kryer detyrat e ditës.
Shiko fotografinë 1905119
Kivi për fryrjen e barkut
Kivi është miku më i mirë sa i përket bukurisë. Sasia e vitaminës C që gjendet te ky frut stimulon prodhimin e kolagjenit, duke e lënë lëkurën tuaj të butë dhe me shkëlqim si të ishte lëkura e një foshnje. Nga ana tjetër falë magnezit dhe potasiumit, kivi ndihmon sistemin e qarkullimit të gjakut në trup, duke ndikuar kështu edhe te fryrjet e mundshme të barkut gjatë kësaj moshe.
Shiko fotografinë 1905120

//revistavip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top