Dashuri e vales me shkembin''

Arfenilla

Themelues i Forumit
Na ishte njëherë një valë. Ajo dashuronte një shkëmb diku në det. Vala fërkohej pas tij gjithë shkumë e uturimë, e përqafonte dhe e puthte cmendurisht ditë e natë- e pushtonte me llërët e saj bardhoshe. Psherëtinte, qante e i përgjërohej shkëmbit që të vinte tek ajo, e dashuronte me afsh të papërshkrueshëm e i sillej përqark dhe ndërkohë e gërryente dalëngadalë nga poshtë. Dhe një ditë prej ditësh ai u dorëzua, humbi mbështetjen dhe u lëshua në krahët e saj. Pastaj përnjëherësh ai s'ishte më një shkëmb për t'u përqafuar, për t'u dashuruar, për t'u përgjëruar, por një copë guri në fund të detit, i kredhur në fund të valës. Vala e ndien veten të zhgënjyer, të mashtruar dhe shkoi e kërkoi një shkëmb tjetër...
Ajo që lëviz është më e fortë se ajo që rri në vend.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top