Deklarata e Papes mbi prezervativin

Зngjεll

___________
Duke lexuar sot ne gazeta te ndryshme rreth deklarates se Papes ne viziten e tij en Afrike , ne lidhje me mosperdorimit te prezervatinit , lexova se 55% e francezeve katolik jane kunder kesaj deklarate . Nga nje sondazh i kryer me ane te telefonit ne 18-19 mars doli rezultati i mesiperm ndaj kesaj ceshtjeje .
Per francezet mosperdorimi i prezervativit do te ndikojne ne rritjen e semundjes se sides , ku para ca ditesh eshte gjithashtu e ditur se ne nje vit numri i te infektuareve nga Sida ne france arrin 6000 .
Nje shifer qe te ben te mendohesh mire mbi ate deklarate qe Papa u drejtoi popullit afrikan.
Ai ka thene : "Nuk mund të zgjidhim problemin e SIDA-s me shpërndarjen e prezervativëve, por në të kundërt, perdorimi i tyre përkeqësojnë këtë problem."
Shume nga keta njerez te marre ne kete sondazh nuk mendojne se eshte zgjidhja e duhur dhe kane treguar moskenaqesine e tyre ndaj Papes
Gjithashtu ministrja e shendetit ka deklaruar qe kjo deklarate e Papes eshte katastrofike sepse Sida eshte nje semundje dhe mundesia e vetme tani per tani per tu ruajtur nga ajo ngelet vetem prezervativi .

Cfare mendoni ne lidhje me kete deklarate te Papes mbi perdorjen e prezervativit ?
Jepni sygjerimet tuaja ne lidhje me kete ceshtje .

Ps: Mos kaloni ne ceshtje feje trashanike ju lutem .

Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

Pak a shume pergjigjen time e din ..
Papa nqs ka bere kete deklarate eshte bazuar ne parimet e kishes .
Dhe sic dihet qe parimet e kishes nuk lejojne mardhenjet paramartesore . dhe divorcin , dhe normalisht martesen me 4-5 persona njekohesisht . dhe me ate qe ka deklaruar Papa jam shume dakort . nqs do ti permbahemi parimeve te kishes. qe perfundimi del qe te kesh nje shendet te shendoshe po ashtu edhe nje familje te shendoshe .
Pastaj nqs mardhenjet seksuale fillojne qe ne moshen 14-15 , dhe ne mjes shkon me nje dhe ne darke me nje tjeter , atehere punet ndryshojne , nuk ka cfare te ben as Papa , as doktori dhe as gjenekollogu,
Normalisht qe Afrika , ka me shume se cdo vend tjeter prooobleme te tilla me siden , nqs lahesh nje her ene jave , detyrimisht do te marresh semundje ,
 
Jam shume dakort me ty ne ato qe shpreh , duke u bazuar ne parimet e kishes , por lind pyetja :
Valle ne shekullin e 21 qe jetojme a mendon kisha se njerzit do arrijne te mos kryejne mardhenie paramartesore apo te presin diten e dasmes ?

Personalisht duke iu pergjigjur kesaj pyetje me siper mendoj se : JO dhe ne kohet e sotme eshte shume e veshtire te mbahen keto parime nga njerezit ( sidomos te rinjte ) .
Njerzit sot martohen pasi kane kaluar disa aventura me pare ( dhe nuk ka asnje ta kundershtoj kete fakt ) , e dyta ndikojne shume divorcet e shumta qe po tejkalojne shifrat . Dihet qe pas nje divorci do gjejne nje partner/e tjeter , nese si pelqen do gjejne nje tjeter e keshtu me ralle .

Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

Зngjεll;147313 said:

Atehere nqs do te bazohemi ne analizen tende , Papa duhet kthehet ne Ateist apo ne nje besim tjeter qe pranon gjera te tilla.

Si ne shekullin e 21 , si ne te 11 , apo 31 keto jane parimet e kishes , po deshe respketoje po deshe jo , asnjeri nuk te detyron . as ti zbatosh , as te perdorish prezervativ , etj etj ,
Ate deklarate ai nuk e ka bere , per mos harxhimin e preservativeve , apo per mos shijimin e mardhenjve seksuale,
Ashtu sic jetuaj per per 20 shekuj me rralle pa pasur mardhenje paramartesore , dhe pa nje tejkalim shifrash divorcesh.
Duhet pak durim . mbase nga shekulli 22 mund te zhduken fare besimet fetare dhe nuk do te kemi me deklarata te tilla .
 
Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

Une jam katolike, por nese arsyetoj pa marre parasysh dogmat e kishes jam kunder kerkeses qe ben Papa.Jam kunder per faktin e semundjeve, per faktin qe dikush mbetet me barre dhe mund te heq femijen...etj etj..
Por nga ana tjeter duhet kuptuar qe kerkesa e bere nga Papa nuk eshte thjeshte mosperdorimi i prezervativit. Ne thelb ka tjeter mesazh.Ka mesazhin e nje shoqerie me vlera,dhe si rrjedhoje edhe te nje familje te ndertuar mbi disa vlera.
Siç e tha dhe Beni, nuk eshte se te detyron njeri te ndjekesh dogmat e kishes.
 
Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

Jam kundra kesaj deklarate......perdorimi i prezervativit ndalon shume pasoja...me kryesoren SIDA.
 
Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

Ehhh, e thot edhe Papa kete nga largepamesia e tij ehh, nga jetesa e tij mes muresh te arta, me dhuratava milionare, mes pikturave e skulpurave antike qe mund ti jepnin buke afrikes per vite e vite te tera e mund te zhduknin edhe shume e shume semundje. Ah kjo arroganca e Kishes. U habita qe dikush nuk solli ne forum deklaratat e atij kardinalit gjerman, emri i te cilit nuk me kujtohet ne keto momente, i cili mohoj hapur ne nje deklarat publike ekzisten e olokaustit..... epo ky eshte fundi botes, pak a shume si ai fundi qe desh i erdhi tamam botes nga vrasjet gjate kryqezatave, nga kaloresit templare, nga gjuetia e shtrigave etj etj etj. Aq shume krime ka ber Kisha dhe fanatiket e saj saqe eshte e veshtir ti rreshtosh te gjitha ne nje liste mesatare.

Jam dakort me ty Ben kur thua qe keto jan parimet e kishes, ne fund te fundit, ata po respektojn disa ligjerata qe jan shkruar me mijera vjet me pare, kshuqe, pak elasticitet, mendoj se mund te lejohet. Elasticitetin qe i solli Giovanni Paolo II pershembull, ose reformen qe donte ti sillte Giovanni Paolo I, i cili, cuditerisht, pas as disa muajsh papato u gjete i "vet"-helmuar. Ishte Papa i Buzeqeshjes, qe donte te refomonte te gjithe urdherat edhe pasurit e kishes ti shkonin kujt realisht kishte nevoj, te ndihmosh nevojtaret, kshu thon parimet kristiane, apo jo.

Nejse, mendoj se dicka e till ska nevoj per koment. Jo per gje, por pas nje Pape qe solli pak me shume "liri" ne principet kristiane, duhet te vinte medoemos nje si Ratzinger, qe risjell ne kardinalicio nazistat qe mohojn edhe olokaustin. Kjo e prezervativave eshte thjesht nje pike ne oqean, por fatmiresisht, jo te gjithe pjestaret e Kishes e mendojn keshtu.
 
Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

Legjislatura katolike ka treguar hapur deficitin dhe lakunat e saja ne ceshtjet e te drejtes se jetes.
 
Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

Atehere nqs do te bazohemi ne analizen tende , Papa duhet kthehet ne Ateist apo ne nje besim tjeter qe pranon gjera te tilla.

Si ne shekullin e 21 , si ne te 11 , apo 31 keto jane parimet e kishes , po deshe respketoje po deshe jo , asnjeri nuk te detyron . as ti zbatosh , as te perdorish prezervativ , etj etj ,
Ate deklarate ai nuk e ka bere , per mos harxhimin e preservativeve , apo per mos shijimin e mardhenjve seksuale,
Ashtu sic jetuaj per per 20 shekuj me rralle pa pasur mardhenje paramartesore , dhe pa nje tejkalim shifrash divorcesh.
Duhet pak durim . mbase nga shekulli 22 mund te zhduken fare besimet fetare dhe nuk do te kemi me deklarata te tilla .

Parimet e Kishes (dhe feve te tjera) ndryshojne me kohen dhe me njerezit. Nuk ka parime konstante, ato i percaktojne vete njerezit. Shembull: prandaj Papa Gjon Pali II kishte per parim konsensusin nder-fetar ndersa ky papa tjeter mesa duket, nuk eshte se e ka shume per zemer. Me keto dua te them qe ky Papa i fundit, me pak fjale, po prish punen qe ka bere paraardhesi i tij ne shume drejtime. Nese citohet krishterimi tradicional, atehere perse, nje njeri qe ketu eshte tradicional, nga ana tjeter ben deklarata qe homoseksualet jane te mirepritur ne Kishe? Me vjen keq, por mendoj qe nuk eshte zgjidhje ajo te mos mesosh njerezit rreth mundesive te parandalimit te transmetimit te semundjeve (eshte sikur te zgjedhesh te mos kete edukate seksuale ne shkolle me shpresen qe te rinjte nuk do te bejne seks). Pastaj kush zgjedh rrugen e Zotit dhe pret deri ne martese, atehere dihet qe ai person e ka bere se beson me te vertete ne fe dhe Zot, dhe jo sepse nuk ka alternative.
 
Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

te perdoresh prezervativin eshte mbrojtje per veten tende.....,edhe pse sna pelqen , i bie njesoj sikur lahesh me rroba ne det....
 
Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

Personalisht e kuptoj dhe jam dakort me ate qe ka then papa.
Ideja dhe mesazhi qe ka dashur te transmetoje eshte shume me i madh
se ajo qe citojme. Nuk luftohet sida me prezervative. Kete ka then papa ,
dhe jo te mos perdorni prezervativ.
Perdorimi ose jo i prezervativit eshte nje zgjidhje e vete personit dhe papa e di mire kete,
por ai ka dashur te kritikoje propaganden e bajatshme qe behet per perdorimin e kontraceptiveve per te luftuar siden , duke theksuar dhe propaganduar se menyra me e mire e luftes kunder sides dhe shume semundjeve te tjera eshte frenimi i vetes , ruajtja e vlerave te shendosha njerzore dhe familjare etj etj.
Keshtu e kuptoj personalisht .
 
Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

Rrenja e semundjes eshte marredhenja pa kontrolle si kafshet (me falni analogji e gabuar, kafshet e bejne nje here ne vjet femrat ndersa meshkujt ndodh me shpesh).
Pajtohem me Papen ne kete rast sepse propaganda me prezervativ eshte si ti thuash njerezve beni seks sa te mundeni por perdorni prezervativin, ne vend se t'i bihet ne koke problemit dhe te edukohen qe te mos bejne marredhenie para martese dhe ta ruajn besnikerine. Deri edhe neper shkolla fillore shkojne dhe u dergojne kondom femijeve falas kinese preventive kunder semundjes ndersa kjo ben efekt te kundert dhe me deme te paparashikueshme.

Edhe sikur me ate deklarate te kuptonte tamam ashtu literalisht qe te mos perdoren prezervativet, nuk shoh asgje te keqe, sepse njerezit do te ruheshin me shume dhe do te mendonin mire para se te futeshin ne afera te reja dhe me kete do te zvogeloheshin mundesite e transmetimit te semundjes.
 
Titulli: Deklarata e Papes mbi prezervativin

Papa nuk ben prejashtim nga kulmi i injorances. Qe te mos tradhetoje parimet e kishes, mendon se eshte me mire qe njerezit te infektohen me AIDS, por nuk eshte vetem ajo semundje seksualisht e transmetueshme.

Pastaj perzervativi eshte themelor per planifikimin familjar.

Shume trashanike gafa e Papes, edhe njehere perforcon injorancen qe sjell feja tek njerezit lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top