Deklarata tronditëse e Erdogan

Guest2

Antarë i Respektuar
erdogan-933x445.jpg


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se ka prova që tregojnë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndihmuar terroristët në Siri, përfshirë ata të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Forcat e udhëhequra nga SHBA kanë punuar përkrah rebelëve sirianë në luftën kundër Presidentit Bashar al – Assad, por janë përpjekur të shmangin ndihmën ndaj ISIS dhe grupeve të tjera islamike.

Megjithatë, duke folur gjatë kësaj të premteje nga Ankaraja, Erdogan tha se besonte që ata i kanë dhënë ndihmë një numri të madh grupesh militante, përfshirë degët kurde të ISIS.

“Na akuzonin neve se po mbështesnim Shtetin Islamik dhe tani rezulton se ata ndihmojnë grupe terroriste përfshirë ISIS, YPG e PYD. Gjithçka është shumë e qartë, kemi prova të konfirmuara, me foto e video”, kështu u shpreh Presidenti turk në një konferencë për shtyp.

Sipas Reuters, Erdogan tha gjihashtu se Arabia Saudite dhe Katari duhet të zhvillojnë një takim me Rusinë dhe Iranin për të diskutuar në përpjekjet për vendosjen e paqjes në Siri./tvklan.al
 
Titulli: Deklarata tronditëse e Erdogan

Nje fare te drejte e ka Rexha sepse ka prova te qarta se oficere inteligjence te huaj kane qene ne mbeshtetje te rebeleve ne Alepo, jo vetem kurde antiasad por edhe isis.
Para ca ditesh lexova qe ishin 12 oficere ku kishte amerikane, jordaneze, saudite.
Kjo nuk i heq asnje presje qe rexha vete i ka blere nafte shtetit islamik deri para 6 muajsh.Te pyese aleatet e tij ruse per kete se kane prova te mjaftueshme.Edhe pse tani jane aleate nuk besoj se ruset i kane fshire provat e perfshirjes se shtetit turk ne pazare me isis.
 
Titulli: Deklarata tronditëse e Erdogan

Lev, Putin po e perdor Rexhep derr-doganin deri aty sa do ta nxjerr Turqine jashte nga Nato, pasi per ne BE i ka mbyll dyert me kohe.

Liderit nderkombetar po luajne jashte cdo kornize politike, po dalin hapur si kriminel keto vitet e fundit. Me vone do marrim vesh me me detaje se kush i ka duart me shume te lara me gjak.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top