*ena*
*Yll Bote*
Ato nuk u kanë mbijetuar gjithë betejave detare, në të cilat janë përfshirë, por të dhjeta këto luftanije kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, jo vetëm detare. Qëkur njerëzimi ka filluar të eksplorojë oqeanet e botës, ne gjithashtu kemi filluar të luftojmë për to. Anijet ishin ato që e bënë ndryshimin në shumë prej konflikteve të hershme, por vetëm pak prej tyre kanë arritur të klasifikohen në fondin e artë të luftanijeve më të mëdha të të gjitha kohërave. Këto luftanije, jo vetëm që kanë parë beteja pafund, por në shumë raste kanë pasur një impakt të tillë në konflikt, saqë prania e tyre ka nënkuptuar fitore ose humbje.
"HMS Victory", mund të jetë luftanija më e vjetër në punë dhe sot e kësaj dite, por "HMS Victory" nuk ka qenë aspak e kërrusur në ditët e saj. Ajo komandohej nga admirali që konsiderohet si më i madhi i të gjitha kohërave, Lord Nelson dhe madje, edhe pasi ai humbi jetën në betejën e Trafalgarit, "Victory" mbante firmën e tij, e asnjë s'mund të drejtonte atë, pavarësisht fatkeqësive në bordin e saj. Gjatë ditëve të saj të lavdishme, "USS Constitution" konsiderohej si fregata më e madhe dhe më e armatosur që ekzistonte. Bëma e saj më e famshme ishte gjatë luftës, në vitin 1812m kur ajo u përplas me "HMS Guerriere". Duke pësuar goditje të rënda, kapiteni i saj priti deri sa anijet u afruan, përpara se të urdhëronte një sulm të plotë në bord. "USS Enterprise" ka qenë tmerri i forcave japoneze në Luftën e Dytë Botërore. Ajo ka shërbyer në çdo operacion të madh kundër japonezëve. Kjo luftanije është raportuar gabimisht si e mbytur, tre herë nga japonezët, por kur ajo dëmtohej nga kamikazët, nuk zhdukej, thjesht kthehej në bazë për t'u riparuar. Ajo ka marrë 20 yje betejash, duke u bërë anija më e dekoruar në historinë amerikane. "Bismarck" ishte ylli gjerman i vdekjes në dete. E karikuar me 50,900 ton municione, ajo ishte anija më e madhe e kohës. Shpejtësia e saj mund t'ia kalonte çdo anijeje aleate pa shumë përpjekje, ndërkohë që armatimet e saj mund të asgjësonin çdo flotë që i dilte përpara. Kjo u provua kur "Bismarck" u ndesh me anijen britanike "HMS Hood" gjatë betejës në Rripin e Danimarkës, të cilën e shkatërroi krejtësisht. Kur luftanija britanike "HMS Dreadnought" doli në ujëra në vitin 1906, jo vetëm që thelloi dominancën angleze të deteve por gjithashtu bëri një revolucion aq në mënyrën e të luftuar, saqë krijoi një garë armësh në gjithë botën. Kjo për arsye se kjo luftanije ishte e para që përdori një bateri të plotë mitralozash, në vend të disa mitralozave të mëdhenj që përdoreshin si bateri për armët më të vogla.