Kisha e Shna Ndout ne Laç është caktuar, së bashku me Katedralen e shën Palit në Tiranë dhe Kon-Katedralen e shën Luçisë në Durrës, si Kishë jubilare për Vitin e Mëshirës të shpallur nga Papa Françesku.
Nga Dom Gjergj Meta
Sot me një grup fëmijësh dhe të rriturish të zonës së Shinavlashit, ku unë shërbej, do të bëjmë një shtegtim lutjeje dhe reflektimi.
Kisha e Laçit nuk është një vend magjik, as një vend ku shkohet për “dërman” apo mrekulli. Mrekullitë Zoti i bën kudo dhe përdite, mjafton tëhedhim sytë përreth dhe brenda nesh.
Ngjitja deri lart në Sebaste është metafora shpirtërore e jetës e takimiT me jetën e një njeriu si Antoni i Padovës i cili deshi Krishtin me gjithë jetën e tij. Atje shkohet për t’u takuar me Zotin.
Ju premtoj të gjithëve lutjen time për secilin prej jush. Nëse doni më shkruani në inbox dhe do të lutem për secilin.