Drini i bardhe

MasteR

I'm offline
image-3022_4D074050.jpg


Drini i Bardhë është lumë që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron rrëzë malit të Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit, në 586 metra lartësi mbidetare, ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbresë në rrafsh dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikë njihej me emrin Drilon.

Sasia e burimit arrin 30 metra kub në sekondë, ku krijon edhe një ujëvarë të lartë prej 30 metrash. Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Drinit të Bardhë në Kosovë është 4265 kilometra katrorë. Ka regjim mesdhetar, me maksimum në mars dhe nëntor, e minimum në maj dhe shtator. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 kilometra në drejtimin veri-jug. Ai mbledh me vete edhe ujërat e Lumëbardhit të Pejës, Erenikut e Lumëbardhit të Prizrenit.

Me një madhësi prej 4.646 km², baseni i Drinit është më i madhi nga katër basenet ujëmbledhëse të Kosovës.
klealove.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top