Duhani shkurton jetën e grave për 10 vjet -më pak

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Duhani shkurton jetën e grave për 10 vjet -më pak



Shiko fotografinë 1428689


Përgjithësisht kur është fjala për shëndetin, gratë janë shumë më mirë se sa burrat. Para periudhës së menopauzës, rreziku që ata të preken nga sëmundje zemre apo atakë është substancialisht shumë më i vogël se tek burrat. Por kur vjen puna tek varësitë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Kapërcimi i varësisë nga droga, abuzimi me alkoolin apo duhanpirja është më i vështirë për gratë. Deri së fundmi, efektet negative të duhanpirjes janë studiuar kryesisht tek burrat. Por, revista “The Lancet” ka publikuar së fundmi një studim ku thuhet se duhanpirja shkurton jetëgjatësinë e grave me një mesatare prej 10-vitesh.

Ky rezultat kishte ardhur nga studimi i kryer me 1.2 milionë gra të moshave 50-69-vjeçe në Britaninë e Madhe, të cilat u ndoqën nga afër për rreth 12 vite.


Në fillim të studimit dhe 3-vite më vonë ata u pyetën për stilin e tyre të jetesës dhe zakonet.

Gjatë 12 viteve të studimit një total prej 60 000 gra vdiqën.


Në fillim të studimit 20% e grave ishin duhanpirëse, 28% e kishin lënë duhanin, ndërsa 52% nuk kishin pirë kurrë duhan.


Rreziku për të vdekur i atyre që vazhduan të pinin duhan për tre vite ishte 3-herë më i madh se i grave që nuk kishin konsumuar kurrë duhan. Dhe sa më shumë cigare që pinin, aq më i madh ishte rreziku.


Autorët e studimit arritën në përfundimin se sëmundjet që kanë lidhje me duhanpirjen, përfshirë sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe ataku, ishin përgjegjës për 66% të vdekjeve të grave mes moshës 60-80-vjeçare. Ky është ndër studimet e para të këtij lloji, i cili tregon se efektet e duhanpirjes tek gratë nuk janë më të buta se tek burrat. Duhanpirja në mesin e grave para vitit 1940 ishte tepër-tepër e rrallë, prandaj ekzistojnë studime të vjetra në këtë fushë.



Eko, Prishtinë
 
Asnjehere nuk eshte vone,ti tregoni vendin larg jush duhanit. :)
 
E qa te thithin keto te shkreta kur jane vetem ;)
 
une kam vendosur te jetoj 90, 100 po ua le atyre qe nuk konsumojne !
 
Kurse une vura re se qukat qekan bo mode....gjithanej foto me qukse

Motivuese
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top