Kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë publik kandidatët e parë, që do të testojë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit për kryeqytetin.
Mësohet se në këtë garë kryeministri ka zgjedhur deri më tani Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, Ministrin e Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, sekretarin organizativ të PS, Blendi Klosi, si dhe deputetin e PS, Pandeli Majko.
Ndërkohë, duket se nga kjo katërshe, një ndër njerëzit më të kuotuar dhe më të dashur në çdo sondazh për socialistët kanë qenë deputeti Pandeli Majko. Ndërsa, ditën e hënë, pritet që katër figurat socialiste të dalin në një studio televizive, ku do të japin vizionin e tyre për Tiranën.
(c)CityFM