Ekonomia shqiptare

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Ekonomia shqiptare po kalon nje periudhe Tranzicioni nga Ekonomia e Centralizuar ne Rregjimin Komunist drejt Ekonomise se Tregut.
Deri ne vitin 1991 kur ra Sistemi Komunist ne Shqiperi, te gjitha Ndermarrjet ishin Shteterore dhe Ekonomia ne fshat ishte e bazuar ne Kooperativat Bujqesore.
Vitet 80 te shekullit te kaluar u karakterizuan nga ritme shume te uleta te zhvillimit ekonomik dhe nga fundi i kesaj dekade ekonomia pesoi renie te theksuara. Prodhimi shenonte deficite te rendesishme, eksportet u ulen se tepermi, bilanci i pagesave thelloi deficitin kronik, ndermarrjet ekonomike punonin nen kapacitetet, ne shumicen e tyre per mungese te furnizimeve, paguanin punetoret me 80% te pages duke mos punuar, bujqesia shenonte renie drastike te prodhimit dhe furnizimit, u vendos racionimi i ushqimeve; ndermarrjet ose kooperativat bujqesore per mungese te aftesise paguese bllokonin njera-tjetren, deficiti buxhetor rritej me hapa galopant. Keto dhe bllokime te tjera cuan ne kolaps te plote te ekonomise se vendit.
Ndryshimi i sistemit ekonomik e shoqeror qe ndodhi ne fillim te viteve 90-te u shoqerua me fillimin e ndryshimeve ne strukturen e ekonomise. Ne vend te prones teresisht shteterore dhe kooperativiste ne fillim te tranzicionit sot kemi permbysje te raporteve te saj. Eshte kryer teresisht privatizimi i tokes dhe 80 – 90 % e prones tjeter eshte private.
Ekonomia shqiptare mund te thuhet se eshte nder me te liberalizuarat ne krahasim me ato te ish vendeve socialiste, cmimet jane teresisht te liberalizuara, nuk ka kufizime ne fushen e tregtise dhe te levizjes se kapitaleve. Mund te thuhet se ekziston legjislacioni i pershtatshem per zhvillimin e ekonomise se lire te tregut. Ekonomia e Shqiperise gjate kesaj periudhe, megjithese me disa nderprerje (1997, 1998) eshte zhvilluar dhe eshte futur ne rrugen e nje zhvillimi te qendrueshem. Per vitin 2003 vleresohet qe rritja e PBB-se te jete 6 % nga 4,7 % ne vitin 2002, duke arritur ne 1600 USD per fryme.
Performancat e kesaj rritjeje ekonomike jane te lidhura e duhen pare ne kontekstin e konsolidimit fiskal. Financat publike vazhdojne konsolidimin gje qe sot reflektohet ne uljen e deficitit fiskal me te ulet.
Deficiti fiskal (pa grantet) arriti 5,6 %, te ardhurat buxhetore kapen shifren 23,6 % te PBB-se nga 22,7 % te PBB-se ne vitin 2002.
Zhvillimet ne cmimet e mallrave deshmojne per qendrueshmeri te tyre gje qe u reflektua ne normen e inflacionit 3,3 % brenda objektivit te caktuar 2 - 4%.
Leku u mbivleresua ndaj dy monedhave kryesore, Dollarit dhe Euros.
Llogaria korente vleresohet me deficit te ulur nga 9% te PBB-se per vitin 2002 ne 6% te PBB-se ne vitin 2003. Borxhi publik u ul ne 61% te PBB-se ne krahasim me 63% te PBB-se ne 2002, ndersa borxhi i jashtem ze 23% te PBB-se, i cili konsiderohet relativisht i larte ne raport me standartet nderkombetare.
Sipas te dhenave zyrtare, papunesia vleresohet te kete patur nje ulje te lehte prej 0,8% nga 15,8% vitin 2002 ne 10% ne vitin 2003.
Gjate vitit 2003 u krye privatizimi i bankes me te madhe te nivelit te dyte, i Bankes se Kursimeve, e cila u ble nga Banka Austriake Reifeizen. Pas ketij privatizimi te gjitha bankat e nivelit te dyte (16 Banka) jane private.
 
Sot Shqiperia esht vend ku mbizotoren vrferia de nuk flasim dot per ekonomi te stabilzuar . Esht numri i madh i papunsise , i listave ne dyqane etj
 
Sot Shqiperia esht vend ku mbizotoren vrferia de nuk flasim dot per ekonomi te stabilzuar . Esht numri i madh i papunsise , i listave ne dyqane etj

Kalimi i ekonomise, nga ajo e centralizuara ne ekonomine e tregut nuk do te thote qe pasurohet vendi!
Do te thote vetem qe Shqiperia doli nga sistemi diktatorial per tu perballur me boten perendimore!
 
kan kaluar 20 vjet edhe prap nuk esht arritur gje se esht abuzuar me fondet dakort
 
kan kaluar 20 vjet edhe prap nuk esht arritur gje se esht abuzuar me fondet dakort


Jam shume dakort...
Populli duhet te mesoje se ekonomia nuk rritet vetem duke fituar lek:)
Mjafton vetem te dish pse ka hyre ne krize USA per te kuptuar kete gje:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top