Kresha
A pretty face can never trick me
“Emily in Paris” i ka fiksuar të gjithë adhuruesit e serialeve komedi-dramë dhe adhuruesit e modës gjithashtu. Emily është një vajzë e re single, e cila zhvendoset në Evropë për punën e saj të ëndrrave, por rrugës haset me disa pengesa. Lily Collins, aktorja kryesore, zbarkon në Francë me më pak se 50 ndjekës dhe postimet e saj të përditshme në Paris arrijnë ta kthejnë atë në një influencer. Seriali tregon jetën pariziene, kulturën, modën e pagabueshme në veshjet e serialit që ndjek Patricia Field.
Gardëroba e filmit është çmenduri!
"Emily in Paris" është pa dyshim mania jonë e fundit dhe nuk mund të ngopemi me veshjet e zgjedhura në këtë serial. Patricia Field që veshi vajzat e "Sex and the City" ka bërë sërish që të flitet për të. Dior dhe Chanel gjithashtu shfaqen në mënyrë aq të sofistikuar në veshjet e personazheve të serialit. Më poshtë do të mund të shihni disa momente ikonike që na kanë magjepsur nga gardëroba e serialit.
Parisi sigurisht mbetet qyteti i dashurisë dhe modës, dhe ky serial na ka frymëzuar shumë për të dyja.
Me një fustan të zi me supet e rëna nga Christian Siriano, Emily me buzët e kuqe duket si Audrey Hepburn.
Një set nga Veronica Beard, çantë Chanel dhe një beretë e kuqe për të shtuar një ngjyrosje; me pak fjalë - PERFEKTE.
Ajo i do beretat, apo jo? Emily ka veshur një fustan të Jean Paul Gaultier dhe një xhaketë Ganni.
E tëra me të bardha, Emily u kthye në modele me këtë veshje skulpturore të stilistit Stephane Rolland.
Dashuria e saj për ngjyrat e ndritshme dhe modelet abstrakte është e dukshme në këtë pamje Ganni me dy pjesë me një rrip të gjerë beli nga Rag & Bone.
Emily ka veshur një xhaketë metalike Chanel, sipër fustanit të shkurtër nga Dope Tavio.
Një pallto Chanel jeshile, e shoqëruar me një çantë kovë Staud dhe këpucët nga Louboutin ... Dashuri, dashuri, dashuri!
Ky xhup me lule nga Off-White është një gjë e domosdoshme në veshjet tona dimërore!
Një fustan nga Chloé me mëngë të tejdukshme, është A-ja e modës.
Një përzierje e printimeve të guximshme.
Okay, jeni në Paris dhe sigurisht që edhe miqtë tuaj duhet të duken elegantë. Mindy me këtë fustan nga IRO dhe me kapelen rozë, kombinuar me Emily-n e veshur e gjitha me të zeza, krijohet një kontrast i bukur.
Bukur në rozë, apo jo?
Përshëndeteni dimrin me këtë triko nga Essentiel Antwerp dhe çizmet e shiut nga Aigle.
Nëse Emily ka goditur me këtë veshje, shefja e saj Sylvie duket kaq SEXY me fustanin me një shpatull dhe këmbën e ekspozuar.
Lule me bollëk në fustanin e Emily-t.
Një këmishë me printimin e kullës Eiffel, shoqëruar nga këpucët Louboutin dhe çanta Aldo. Kjo ishte veshja e ditës së parë të punës që Emily zgjodhi për t’u bërë përshtypje francezëve.
//classlifestyle