Gjendet në fund të detit anija e fundosur para 77 vjetësh

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Gjendet në fund të detit anija e fundosur para 77 vjetësh[/h]
IMG-20190423-WA0001-1-600x337.jpg

Mbetjet e një anijeje të Australisë, e fundosur nga një nëndetëse japoneze në Luftën e Dytë Botërore, u gjetën pas 77 vjetësh, thanë zyrtarët.

Anija SS Iron Crown u godit nga një torpedo jashtë shtetit të Viktorias në vitin 1942. Tridhjetetetë njerëz mbetën të vrarë, ndërsa pesë anëtarë të ekuipazhit mbijetuan.

Anija u fundos brenda 60 sekondash pas sulmit në Ngushticën Bass.

Arkeologët detarë thanë se gjetja e mbetjeve të saj është “një ngjarje me rëndësi kombëtare”.

Ekipi i kërkimeve nga Muzeu Australian Detar i gjeti mbetjet rreth 100 kilometra larg Viktorias dhe rreth 700 metra nën sipërfaqen e oqeanit.

Anija ka qenë duke transportuar minerale nga Australia e Jugut në Uellsin e Ri Jugor në kohën kur është sulmuar.

Pesë të mbijetuarit janë shpëtuar nga një anije tjetër.
 
Nje "qytetrim" i tere anijesh e jete njerzish flejne nen ujra oqeanesh.
Jeta njerzore eshte nja abstraksion llogjik dhe praktik shpesh here.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top