braziljania
Anëtar i Nderuar
Motorri me i madh i kërkimit në botë, Google, sot në New York ka lansuar telefonin e vet celular gPhone.
Bëhet fjalë për telefonin i cili do të funksionojë me sistemin operativ të kodit të hapur -Android.
Celularin e Googlet që nga mesi i muajit tetor do ta paraqes në shitje T-Mobile, filiali amerikan i operatorit telekomunikues gjerman Deutsche Telekom.
gPhone është punuar në teknologjinë e gjeneratës së tretë (3G), përmban sistem për pozicionim global GPS, lidhje wireless EDGE, Bluetooth e Wi-Fi, si dhe një varg të gjerë të funksioneve multimediale.
gPhone do të duhej që në tregun amerikan të kushtojë 199 dollarë, derisa në atë evropian rreth 200 euro me parapagim dyvjeçar, që vlen po ashtu edhe për tregun e SHBA-ve.
Ky smartphone (një kombinim i telefonit celular dhe kompjuterit të xhepit), para së gjithash, do të mundësojë qasje në shërbimet e njohura të Googlet, siç janë Search, Gmail, Calendar, Picasa, Bloger, Maps apo qasje në shërbimin për video YouTube, por edhe një numër tjetër të madh të aplikacioneve të cilat do t’i zhvillojë Google apo ndonjë kompani tjetër.