Hapen masterat e nivelit të parë për universitetet

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P



Në mbledhjen e djeshme, Qeveria ka miratuar hapjen e programeve të studimit master të nivelit të parë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Këto programe studimi, master i nivelit të parë, kanë 60 kredite me kohëzgjatje normale një vit. Kurrikula dhe emërtimi i diplomës për tetë programet e studimit janë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit. Po dje qeveria miratoi edhe hapjen e programeve të studimit master të nivelit të parë në Universitetin e Tiranës. Edhe këto programe studimi, master i nivelit të parë kanë 60 kredite me kohëzgjatje normale një vit. Hapja e këtyre programe të studimit këtë vit akademik do të krijojë vijimësinë e cikleve të studimit, si dhe mundësinë për të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë një numër të konsiderueshëm studentësh.

Masterat
Hapjen në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, të programeve të studimit “Master i nivelit të parë”, në:
a) “Drejtim dhe administrim arsimi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Drejtim dhe administrim arsimi”;
b)”Qeverisja dhe politikat publike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Qeverisjen dhe politikat publike”;
c)”Këshillim psikologjik”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Këshillim psikologjik”;
ç) “Orientim profesional”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Orientim profesional”;
d) “Punë sociale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Punë sociale”;
dh) “Filozofi praktike dhe humane”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Filozofi praktike dhe humane”;
e) “Analizë e politikës sociale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë, “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Analizë e politikës sociale”;

2. Programet e studimeve “Master i nivelit të parë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.
Hapjen, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të programeve të studimit, “Master i nivelit të parë”, në fakultetet,
a) Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit:
i) në “Teknologji e avancuar në hortikulturë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Teknologji e avancuar në hortikulturë”.
ii) në “Mbrojtja kimike dhe fitofarmacia”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Mbrojtja kimike dhe fitofarmacia”.
iii) në “Biznes blegtoral”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Biznes blegtoral”.
iv) në “Teknologjia e kultivimit të bimëve”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Teknologjia e kultivimit të bimëve”.
v) në “Menaxhim mjedisi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Menaxhim mjedisi”.
b) Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit:
i) në “Menaxhim i ndërmarrjeve”, me profil “Menaxhim i ndërmarrjeve të agrobiznesit”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Menaxhim i ndërmarrjeve”, me profil “Menaxhim i ndërmarrjeve të agrobiznesit”.
ii) në “Ekonomi dhe agrobiznes”, me profil “Financë kontabilitet”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë, (MNP)”, në “Ekonomi dhe agrobiznes”, me profil “Financë kontabilitet”.
iii) në “Ekonomi dhe politikë agrare”, më profil “Ekonomi dhe politikë agrare”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Ekonomi dhe politikë agrare”, me profil “Ekonomi dhe politikë agrare”.
*panorama*
 
peff
Sikur mos kan dhene ndonje hapsire te madhe me kto regjistrimet e Masterit.Vendet jane shume te kufizuara, kush do futet i pari aty.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top