I krijuan dhe vdiqën nga to: 6 zbulimet që vranë krijuesit

Hera

Έτερος εγώ
I krijuan dhe vdiqën nga to: 6 zbulimet që vranë krijuesit
I krijuan dhe vdiqën nga to: 6 zbulimet që vranë krijuesit

  • Zbulimet e ndryshme e kanë bërë jetën tonë më të lehtë dhe më të përshtatshme. Shumë nga këta shpikës kanë sakrifikuar shumë nga vetja e tyre, e disa edhe jetën, trasnmeton Gazeta Metro.
Më poshtë do t’i paraqesim 6 nga këto zbulime që kanë sakrifikuar edhe jetën e krijuesit duke provuar e mbrojtur krijimet e tyre:
1. Alexander Bogdanov


Një mjek i cili ka kryer një numër të madh të transfuzioneve në trupin e tij, duke eksperimentuar. Në vitin 1924 ai deshi të kombinojë gjakun e tij me një tjetër për të arritur rininë e përjetshme, ose të paktën rigjenerimin e qelizave, duke përdorur gjakun e një njeriu i cili kishte sëmundjen e malrjes, dhe kështu e mbyti Bogdanovin, në padijeni të sëmundjes së dhuruesit.
2. Perillos of Athens
Perillos është një djalosh i cili mund të ketë merituar vërtetë të vdesë. Ai improvizoi një dem “ të uritur” nga një material i veqantë, duke e bërë kështu ushqim të atij demi një person i cili do të futej në barkun e hapur të demit. Poshtë barkut të tij e ndezi një zjarr (për ta ngrohur ushqimin) duke e bërë të duket sa më e vërtetë shpikja e tij. Vetë ai e provoi i parë këtë eksperiment duke u djegur për së gjalli në barkun e demit, nga flaka që mori demi nga zjarri deri sa ai ishte brenda barkut të tij, duke dhuruar shfaqje, trasnmeton Gazeta Metro.
3.Wan Hu
Gjatë shekullit të 16-të, Wan një kinzes ishte duke provuar ta funksinalizojë një raketë që e kishte ndërtuar vetë. U ulë në të dhe 14 ndihmësitë e tij i ndezen siguresat e duhura për ta povuar a ndizen ato, fatkeqësisht kur ato u ndezen, pati një shpërthim dhe kur tymi u largua as Wan Hu nuk ishte me, ishte zhdukur.
4. Henry Smolinski


Henry ishte një inxhinjer i automjeteve ingjinjerike. Në vitin 1973 ai bashkë me ekipin e tij filluan misionin për ta ndërtuar një makinë fluturese, mirëpo me 11 shtator të atij viti gjatë provës së parë duke e testuar makinën fluturuese, u shkëputë një krahë i asaj makine dhe si pasojë humbi jetë edhe krijuesi i saj Smolinksi që ishte duke e testuar vetë. Arsye e kësaj ishte se nuk qe bërë mirë saldimi i krahut të makinës.
5. Aurel Vlaicu
Vlaicu ishte inxhinjer rumun, shpikës dhe konstruktor i aeroplanëve. Kishte fituar shumë çmime prestigjioze të asaj kohe për aftësitë e tij, duke iu bërë nderë njerëzve me shpikjet e tij, mirëpo nuk ndodhi e njejta gjë edhe në vitin 1912. Duke provuar të shënoj një rekord të ri për të flutuaruar mbi malet Karpate, me një makinë fluturuese që e konstruktoi vetë ai nuk ia doli dhe vdiç.
6. Jean-Francois Pilatre de Rozier

Rozier një kimist francez dhe mësues fizike në fushën e aviacionit, ndërtoi një tullumbace ajri të njohur si “Tullumbacja Rozier”, e cila shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e vetë atij që e krijoi./gazetametro.net
 
Poo....Mari Curie qe vdiq nga rrezatimi....

Ndersa per Bogdanovin se mora vesh ca kishte shpikur, se transfuzioni eshte cik me i hershem se ai :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top