Inteligjentët rrinë zgjuar deri vonë, bëjnë lëmshe gjithandej

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Inteligjentët rrinë zgjuar deri vonë, bëjnë lëmshe gjithandej dhe kanë fjalorë të ndyrë


Shiko fotografinë 1791914

Nuk është ndoshta aq befasuese të lexoni se njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë, veprojnë dhe zgjidhin probleme më ndryshe nga personat me inteligjencë mesatare. Megjithatë, vendimet e tyre duket se kryesisht i fillojnë duke i injoruar problemet e shumta ditore të cilat i rëndojnë shumë njerëz, siç është organizimi i gjërave, përpjekja për t’u sjellë mirë gjatë tërë kohës, etj.

Studimet tregojnë se inteligjentët nuk janë aspak të organizuar.

Sipas shkencëtarëve, një ambient lëmsh u shërben më mirë për rritje të kreativitetit inteligjentëve sesa një tavolinë e organizuar mirë.
Veç kësaj, studimet tregojnë se inteligjentët shajnë gjatë tërë kohës. Sipas tyre, sharja dhe ofendimet janë të varura nga një fjalor i zgjeruar dhe rrjedhshmëri e madhe – diçka të cilën inteligjentët e posedojnë pa dyshim.

Sa i përket gjumit, inteligjentët nuk mund të flenë herët – duket se ashtu janë të dizajnuar. Studimet tregojnë se inteligjentët rriten asisoj që parapëlqejnë të flenë më pak, ku ata me inteligjencë nën 75 shkojnë në shtrat rreth orës 23:41, ndërsa fëmijët me inteligjencë më të lartë se 125 flejnë pas orës 00:00. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top