Ja sa nxënës do të konkurrojnë për akademi

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
ARSIMI/ Akademia e Arteve fillon konkurset e pranimit. Aktrimi dhe Regjia më të preferuarat
Akademia e Arteve ka filluar konkurset e pranimeve për vitin akademik 2009-2010. Ashtu siç u përcaktua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), maturantët e këtij viti që kishin zgjedhur të studionin në këtë institucion të arsimit të larët nuk do të digjeshin siç ndodhi vitin e kaluar, nga provimet me zgjedhje. Pranimet e reja MASH-i ia la në dorë vetë akademisë për të marrë një kontigjent studentësh të rinj me cilësitë dhe që përmbushin kriteret për t`u pranuar. Në këtë mënyrë akademia vendosi të bënte konkurse për aplikuesit. Konkurset e pranimit tashmë të hapur vazhdojnë. Deri tani në Fakultetin e Muzikës në total do të jenë 140 kandidatë që do të konkurrojnë. Në Fakulteti i Artit Skenik gjithsej janë 111 në total 121 kandidatë. Fakulteti i Arteve të Bukura ka 179 kandidatë. Siç shihet fakulteti më i preferuar është ai i Artit Skenik në disiplinën Aktrim dhe pastaj Regji Filim dhe TV.
Testimi do të jetë ai që do të bëjë skualifikimet dhe do të përzgjedhë fituesit për të vazhduar studimet e larta. Pikët kualifikuese për ta janë 25 për qind nga matura shtetëror dhe 80 për qind nga rezultati në konkurs.

Akademia e Arteve, Fakulteti i Muzikës
1. Muzikologji 15 kandidatë
2. Kompozicion 11
3. Dirigjim 9
4. Piano 12
5. Violinë 10
6. Violë 4
7. Violonçel 1
8. Kontrabas 2
9. Kitarë 5
10. Flaut 10
11. Klarinetë 14
12. Oboe 1
13. Fagot 4
14. Trombë 7
15. Trombon 4
16. Bas-Tuba 2
17. Korno 2
18. Këng1ëtarë 19
19. Fizarmonikë 8
Shuma 140
Kandidatë nga trojet (Republika e Kosovës) për vitin akademik 2009-2010
1. Kanto 2 kandidatë
2. Violinë 1
3. Muzikologji 1
Shuma 4
Kandidatë nga trojet (Republika e Malit te Zi) për vitin akademik 2009-2010
1. Kanto 1 konkurrent
Shuma 1
Kandidatët për studim në një program të dytë për vitin akademik 2009-2010
1. Violinë 1 kandidatë
2. Kanto 1
3. Kitarë 1
Shuma 3

Akademia e Arteve, Fakulteti i Artit Skenik
Kandidatët për vitin akademik 2009-2010
1. Aktrim 34 kandidatë
2. Regji 11
3. Skenografi-Kostumografi 23
4. Koreografi 17
5. Regji Filmi dhe TV 26
Gjithsej 111
Totali 121 kandidatë

Akademia e Arteve, Fakulteti i Arteve të Bukura
Kandidatët për vitin akademik 2009-2010
1. Pikturë 148 kandidatë
2. Skulpturë 31
Shuma 179
*telegraf*

thumbnail.php
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top