Unë jam Mesia, unë që po flas me ty!
Gj 4, 24-26
Hyji është Shpirtë, dhe ata që e adhurojnë duhet ta adhurojnë në shpirtë dhe në të vërtetën.
Gruaja i tha: "Unë e di se do të vijë Mesia, që e quajnë Krisht; kur të ketë ardhur, ai do të na kumtojë çdo gjë.
Jezusi i tha: Unë jam Mesia, unë që po flas me ty!
Sepse kështu na ka hije!
Mt 3,13-15
Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t`u pagëzuar prej tij. Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ``Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?``. Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha:
``Lëre tani! Sepse kështu na ka hije të kryejmë çdo gjë që përkon me vullnetin e Hyjit
Njeriu nuk rron vetëm me bukë!
Mt 4, 3-4
Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ``Në qoftë se je Biri i Përëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë``. Por ai, duke iu përgjigjur, tha:
``ةshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Përëndisë"
Biri i njriut do të vijë në atë orë që nuk e mendoni!
Lk 12, 37-40
Lum ata shërbëtorë, që zotëria, kur të kthehet, do t'i gjejë zgjuar! Në të vërtetë po ju them se ai vetë do të ngjeshet dhe do t'i vendosë ata në tryezë, dhe ai vetë do t'u shërbejë. Dhe, në se do të vijë në të dytën a në të tretën rojë të natës dhe t'i gjejë kështu, lum ata shërbëtorë.
Por ta dini këtë: se po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilën orë i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të linte t'i shpërthenin shtëpinë.
Edhe ju pra, jini gati, sepse Biri i njriut do të vijë në atë orë që nuk e mendoni
Mos u beto!
Mt 5, 33-37
Keni dëgjuar gjithashtu se të lashtëve u qe thënë: "Mos bëj betim të rremë; por plotëso premtimet për të cilat je betuar para Zotit".
Duhet të lindni përsëri prej së larti!
Gj 3, 3-7
Jezusi iu përgjigj dhe tha: "Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk lind përsëri prej së larti, nuk mund ta shohë mbretërinë e Hyjit.
Nikodemi i tha: "Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?".
Jezusi u përgjigj: "Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur me anë të uji dhe të Shpirtit, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Hyjit. ا'ka lindur nga mishi, mish është; por ç'ka lindur nga Shpirti, shpirt është.
Mos u mrrekullo që të thashë: Duhet të lindni përsëri prej së larti.
Por unë po ju them: "Mos u betoni fare, as për qiellin, sepse është froni i Përëndisë, as për tokën, sepse është stol i këmbëve të tij, as për Jeruzalemin, sepse është qyteti i Mbretit të madh.
Mos u beto as për kokën tënde, sepse nuk ke fuqi të zbardhësh ose të nxish qoftë edhe një fije floku;
Por fjala jote të jetë: Po, po; jo, jo; gjithçka më tepër vjen nga i ligu.
Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë!
Gj 7, 37-38
Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: ``Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.
Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë``.