Kancer në lëkurë i shkaktuar nga kremrat hidratues?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Shkencëtarët zbulojnë se hidratuesit nuk përbëjnë një rrezikshmëri të lartë për kancerin e lëkurës

Dermatologët britanikë thonë se miliona gra që përdorin lloje të ndryshme hidratuesish për lëkurën nuk duhet të alarmohen nga studimet e SH.B.A-së. Shkencëtarët nga Universiteti Rutgers në New Jersey, ekspozuan minj pa qime ndaj rrezatimeve ultraviolet për të stimuluar efektin e dritës së diellit. Ata aplikuan marka të llojeve të ndryshme hidratuesish të konsumit të përditshëm dhe zbuluan se ato rrisnin me 69% prodhimin e tumorëve në krahasim me minjtë pa hidratues.

Në një shkrim në gazetën e Dermatologjisë Investigative thuhej se: "Lëkura e minjve është e ndryshme nga lëkura njerëzore, megjithatë kërkimi mund të ndihmojë në shpjegimin e disa lloje të kancerit të lëkurës."

Jonathan Rees, profesor dermatologjie në Universitetin e Edinburgh-ut, tha se do të ishte "çmenduri" të ndalojmë së përdoruri hidratuesit, duke u bazuar mbi këtë studim. Minjtë kishin një lëkurë të hollë dhe jetonin në errësirë, ndryshe nga njerëzit, lëkura e të cilëve është bërë për t'u ekspozuar në diell.

"Ekzaminimi mbi speciet e tjera në këtë aspekt të biologjisë nuk është e justifikuar". Shumë agjentë që shkaktojnë kancerin e lëkurës tek minjtë, nuk e shkaktojnë tek njerëzit - për më tepër disa nga këto agjentë përdoren edhe si terapi. Duket jashtëzakonisht e pamundur që këto rezultate të kenë baza klinike." Nina Goad, e Shoqatës Britanike të Dermatologëve, gjithashtu këshillon të mos merren shumë për bazë këto rezultate. "Nëse teoria se aplikimi i hidratuesve rrit rrezikun e kancerit të lëkurës do të ishte korrekte, atëherë do të shikonit shumë e shumë gra me kancer në lëkurë dhe sidomos në fytyrë", tha ajo.

"Përderisa kërkimi nuk është ende i përfunduar, mendoj se nuk duhet të nxjerrim konkluzione paraprake të pabaza dhe për më tepër nuk duhet t'i shtyjmë njerëzit të mos përdorin kremra për fytyrën dhe trupin, nëse dëshirojnë t'i përdorin." Shkencëtarët e Rutgers-it e drejtuan eksperimentin e tyre në një tentativë për të zbuluar mundësinë e përdorjes së hidratuesve si parandalim kundër kancerit, duke i shtuar në formulë kafeinë. Nuk prisnin absolutisht të zbulonin se hidratuesi vetë mund të nxiste krijimin e qelizave tumorale.

Në një eksperiment që zgjati 17 javë, shkencëtarët testuan katër lloje hidratuesish: Dermabase, Dermovan, Eucerin dhe Vanicream. Kanceri, i cili u zhvillua në lëkurën e minjve, është një lloj i hasur shpesh në lëkurën njerëzore, por është i kurueshëm dhe shumë rrallë vdekjeprurës. Shkencëtarët përmbyllin duke thënë se "Ka nevojë të bëhen studime të mëtejshme."


Lidhjet e diabetit me depresionin


Një studim i ri vendos lidhjen midis diabetit dhe depresionit. Studimi i kryer nga shkencëtarët pranë universitetit Xhons Hopkins në Meriland, thotë se njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti dhe anasjelltas.Shkencëtarët pranë shkollës mjekësore të universitetit Xhons Hopkins në Baltimor thonë se disa pacientë mund të kenë nevojë të trajtohen njëkohësisht për diabet e depresion. Kjo për arsye se gjatë studimit ata gjetën një lidhje midis këtyre dy sëmundjeve.

Mjekja Sherita Golden dhe një grup shkencëtarësh vëzhguan 5 mijë pacientë për një periudhë 3 vjeçare. Ata vunë re se pacientët që nuk flinin mirë ose nuk kishin oreks, të gjitha këto simptoma të depresionit, ishin më në rrezik të prekeshin nga diabeti sesa të tjerët pa këto simptoma. Mjekja Golden thotë se depresioni duket se i parandalon njerëzit për t'u kujdesur për shëndetin e tyre. Ajo thotë se personat që vuanin nga depresioni tregohen më pak aktivë dhe hanë më shumë se ç'duhet. Këto qëndrime shtojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Gjatë studimit, shkencëtarët gjithashtu vunë re se personat me diabet të tipit 2 ishin më shumë në rrezik të prekeshin nga depresioni sesa ata që nuk vuanin nga diabeti. Rozalin Terborgpen ka vite që vuan nga diabeti dhe vazhdimisht kontrollon rregullisht nivelin e sheqerit në gjak dhe merr insulinë. Nga gjithë kjo, ajo ndjehet e lodhur e munduar dhe shpesh bie në dëshpërim e nuk ka vullnet të bëjë asnjë veprim Mjekja Golden thotë se persona të tillë që trajtohen për diabet janë më në rrezik të preken nga depresioni dhe kur preken, kjo gjendje ndikon në aftësitë e tyre për të luftuar diabetin.


Përgatiti:

KLARITA BAJRAKTARI

gazeta rd*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top