KLD rihap Shkollën e Magjistraturës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shkolla e Magjistraturës do të ketë këtë vit një tjetër “brez të ri”. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos rihapjen e konkursit të Magjistraturës, për pranimin e magjistratëve të rinj. Vendimi u shpall në mbledhjen e djeshme të KLD, e drejtuar nga Presidenti i Republikës, njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pranoi edhe dy propozimet për rritje të numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Faktit dhe të Apelit në Durrës dhe në Tiranë, si edhe reduktimin e gjyqtarëve në gjykatat e vogla. Referuar burimeve brenda në mbledhje, debati mes anëtarëve është “ndezur” gjatë shqyrtimit të procedimeve disiplinore të tre nga 8 gjyqtarët e dërguar për procedim disiplinor në KLD, të parashikuar për t’u shqyrtuar dje.
MBLEDHJA
Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi dje mbledhjen e radhës, e cila filloi në orën 10:00 dhe përfundoi rreth orës 19:00. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët, përfshi kryetarin, Presidentin Topi, i cili sipas burimeve qëndroi në mbledhje për një kohë të konsiderueshme. Referuar pikave të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi fillimisht propozimet e parashtruara nga Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Pas një diskutimi të gjerë me debate juridike, Këshilli vendosi me shumicë votash të pranojë propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në lidhje me rihapjen e konkursit të Magjistraturës. Kështu pas dy vjetësh ndërprerje, në shtatorin e këtij viti pritet të zhvillohet konkursi i cilit do të “rekrutojë” gjyqtarë dhe prokurorë të rinj. Por nga Këshilli nuk u vendos numri i magjistratëve të rinj, që do të pranohen këtë vit. Ndërkaq në mbledhjen e djeshme nuk u përcaktua numri i pranimeve të reja në programin trajnues tre-vjeçar të Shkollës së Magjistraturës. Në mbledhjen e djeshme të KLD-së u mor edhe vendimi për rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit në rrethet Gjyqësore Tiranë dhe Durrës. Sërish si një propozim i ministrit Alibeaj, mësohet se miratimi me shumicë votash i tij ka ardhur referuar numrit të madh të dosjeve që depozitohen në vit në këto gjykata. Anëtarët e KLD-së kanë pranuar shtimi në numër i radhëve të togave të zeza në Fakt dhe në Apel, bëhet e ditur se shifra e tyre do të jetë në përshtatje me kërkesë. “Propozimi u miratua parimisht, ndërsa shifra do të rritet në varësi të kërkesës dhe të fluksit”, pohuan dje burimet. Gjithashtu Këshilli i Lartë vendosi dje reduktimin e numrit të gjyqtarëve në gjykatat e vogla. Bëhet fjalë për gjykata të rretheve gjyqësore të “dorës së dytë”, ku edhe numri i dosjeve të regjistruara për shqyrtim është relativisht i vogël. Procedimet disiplinore të 8 gjyqtarëve kanë shkaktuar debat në mbledhje. Bëhet e ditur se nga 8 të tillë dje janë shqyrtuar vetëm 3, ndërsa dhënia e vendimit për marrjen e masës apo jo ndaj tyre do të shpallet në mbledhjet e ardhshme. Gjyqtarët për të cilët u shqyrtuan procedimet e kërkuara i përkisnin rrethit Gjyqësor Sarandë. Këshilli u njoh dje edhe me objeksionet e paraqitura nga vetë gjyqtarët e dërguar për procedim, ndërsa nuk dha “verdikt” për ta.


Diskutimet në mbledhje

* Kritere të reja për emërime gjyqtarësh.
* Riorganizimin e të gjithë gjyqësorit.
* Rritet numri i gjyqtarëve për gjykatë
* Procedimin disiplinor ndaj 8 gjyqtarëve


Procedimet disiplinore, KLD shqyrton 3 nga tetë kërkesat

Burime pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë sqaruan dje për “Panorama” se vetëm tre nga tetë procedimet e gjyqtarëve u morën në shqyrtim në mbledhjen e djeshme. Mësohet se anëtarët janë njohur me materialet për procedimet disiplinore në ngarkim të gjyqtarëve Rasim Doda, Nevrije Halo dhe Enkelejda Kashuri. Gjyqtarët që i përkasin përkatësisht Rrethit Gjyqësor Sarandë janë dërguar nga Ministria e Drejtësisë për procedim disiplinor në KLD për shkelje të regjistruara gjatë kryerjes së detyrës. Në mbledhjen e djeshme, anëtarët e Këshillit janë njohur edhe me kundërshtitë e vetë gjyqtarëve të dërguar për procedim. Por ndërsa në mbledhjen e djeshme janë marrë në shqyrtim dosjet me provat kundër tyre, Këshilli nuk ka arritur në një përfundim. Burime pranë mbledhjes saktësuan se për shkak të vërtetimit të një certifikate martese, për një prej gjyqtarëve të proceduar, vendimi për marrjen apo jo të masës disiplinore në ngarkim të tyre do të shpallet në një nga mbledhjet e radhës. Gjyqtarët e dërguar në KLD për procedim disiplinor janë pjesë e listës prej 12 emrash të publikuar nga Këshilli në muajin tetor të vitit të kaluar. Dërgimi i tyre për procedim u bë pas pretendimeve të Inspektimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkelje ligjore të kryera në dosje gjyqësore të shqyrtuara prej tyre
*panorama*

26618_kld.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top