REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI POPULLOR
L I G J
Nr. 7961 , datë 12.7.1995
KODI I PUNES
I REPUBLIKES TE SHQIPERISE
KUVENDI POPULLOR
L I G J
Nr. 7961 , datë 12.7.1995
KODI I PUNES
I REPUBLIKES TE SHQIPERISE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese",
me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
BAZAT E KODIT TE PUNES
KREU I
me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
BAZAT E KODIT TE PUNES
KREU I
Neni 1
Kodi i punës bazohet në Dispozitat Kryesore Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
(1) Kodi i Punës respekton konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
(2) Kodi i Punës bazohet në normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare.
FUSHA E ZBATIMIT TE KODIT
KREU II
A. NE HAPESIRE
KREU II
A. NE HAPESIRE
Neni 3
(1) Kontrata e punës rregullohet nga ligji i shtetit ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij, si dhe kur punon përkohësisht në një shtet tjetër.
(2) Kur punëmarrësi nuk e kryen punën zakonisht në të njëjtin vend, kontrata e punës rregullohet nga ligji i vendit ku ndodhet qendra e personit juridik që e ka punësuar punëmarrësin.
(3) Kur nga tërësia e rrethanave kontrata e punës ka lidhje më të ngushta me ligjin e një shteti tjetër, atëherë zbatohet ky ligj.
(4) Palët me marrëveshje mund të zgjedhin zbatimin e një ligji tjetër, ndryshe nga sa parashikohet në paragrafët e mësipërm.
(5) Kjo zgjedhje nuk mund ta privojë punëmarrësin nga mbrojtja që i sigurojnë atij dispozitat urdhëruese të ligjit që do të jetë i zbatueshëm në mungesë të zgjidhjes. Në kuptim të kësaj dispozite, quhen urdhëruese të gjitha dispozitat që, në bazë të ligjit, nuk duhet të cenohen me kontratë në dëm të punëmarrësit.
B. SIPAS PERSONAVE
Neni 4
Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij Kodi:
- punësimi i personave që rregullohet me ligj të veçantë.
C. SIPAS PERMBAJTJES
Neni 5
Përjashtohen nga fusha e zbatimit të këtij Kodi:
a) veprimtaria që kufizohet vetëm në ushtrimin e detyrës së këshilltarit ose anëtarit të organit të administrimit të personit juridik që ka formën juridike të një shoqërie, kur kjo veprimtari përmban vetëm ekzekutimin e detyrimeve që rrjedhin nga kjo detyrë;
b) punët e kryera shoqërisht, vullnetarisht ose në bazë të fqinjësisë së mirë;
c) punët familjare, d.m.th, punët që kryhen nga anëtarët e familjes: bashkëshorti, fëmijët, paraardhës të tyre ose të afërm të tjerë deri në shkallën e dytë, përfshirë të birësuarit për aq kohë sa jetojnë me punëdhënësin në një ekonomi të përbashkët, me përjashtim të rasteve kur tregohet që personat që i kryejnë ato janë punëmarrës.
D. NE KOHE
Neni 6(1) Dispozitat e këtij Kodi zbatohen për të gjitha kontratat e punës që do të lidhen pas hyrjes së tij në fuqi.
(2) Ky Kod zbatohet edhe për kontratat e punës të lidhura para hyrjes së tij në fuqi, në masën që ato janë të zbatueshme sipas dispozitave të këtij Kodi. Në të gjitha rastet punëmarrësit i llogaritet vjetërsia në punë që nga fillimi i marrëdhënieve të punës.
(3) Të njëjtat rregulla zbatohen në rast ndryshimi të pjesshëm të këtij Kodi.
Neni 7
(1) Paditë ndaj personave që banojnë në territorin e Shqipërisë ngrihen para gjykatës së vendbanimit të të paditurit.
(2) Padia ngrihet edhe në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Kur punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, padia mund të ngrihet edhe në vendin ku ndodhet qendra e personit juridik që e ka punësuar atë.
(3) Marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen para lindjes së konfliktit.
TE DREJTAT THEMELORE
KREU III
A. NDALIMI I PUNES SE DETYRUAR
KREU III
A. NDALIMI I PUNES SE DETYRUAR
Neni 8
(1) Ndalohet puna e detyruar në të gjitha format e saj.
(2) Me punë të detyruar ose të detyrueshme kuptohet çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit kundër vullentit të tij, duke e kërcënuar me një dënim të çfarëdoshëm.
Ndalohet përdorimi i punës së detyruar si:
a) masë shtrënguese ose sanksion ndaj personave që kanë ose që shprehin bindje në kundërshtim me rendin politik, ekonomik, shoqëror në fuqi;
b) metodë mobilizimi ose përdorimi të fuqisë punëtore për qëllime të zhvillimit ekonomik;
c) masë për disiplinën në punë;
d) dënim për pjesëmarrje në grevë;
e) masë diskriminimi racial, shoqëror, kombëtar ose fetar.
(3) Nuk quhet punë e detyruar:
a) çdo punë ose shërbim i kërkuar në bazë të ligjit për shërbimin ushtarak të detyrueshëm ose i përcaktuar për punë të karakterit të mirëfilltë ushtarak;
b) çdo punë ose shërbim që i kërkohet individit si dënim i vendosur nga gjykata dhe gjatë të cilit personi nuk vihet në shërbim të shtetasve ose personave juridikë privatë, me përjashtim të rasteve të parashikuara në paragrafin 2 të këtij neni.
c) çdo punë që kërkohet në rast lufte ose për shkak të forcave madhore, fatkeqësi natyrore, sidomos zjarri, përmbytja, uria, tërmeti, epidemia ose të gjitha rrethanat që rrezikojnë jetën ose kushtet normale të jetesës së të gjithë popullsisë ose të një pjese të saj.
NDALIMI I DISKRIMINIMIT
Neni 9
(1) Nalohet çdo lloj diskriminimi në fushën e marrjes në punë
dhe të profesionit.
(2) Me diskriminim kuptohet çdo dallim, përjashtim ose
parapëlqim që bazohet në racë, ngjyrë, seks, moshë, fe, bindje
politike, kombësi, origjinë shoqërore, lidhje familjare, të meta
fizike ose mendore që cenon të drejtën e individit për të qenë i
barabartë në punësim dhe trajtim. Dallimet, përjashtimet ose
parapëlqimet që kërkohen për një vend pune të caktuar nuk
konsiderohen si diskriminime. Masat e veçanta mbrojtëse për
punëmarrësit të parashikuara nga ky Kod me VKM ose me kontrata
kolektive nuk quhen si diskriminime.
(3) Me punësim dhe profesion kuptohet orientimi dhe formimi
profesional, zënia me punë dhe në profesione të ndryshme, si dhe
kushtet e punësimit që lidhen me shpërndarjen e punës, kryerjen e
saj, shpërblimin, ndihmën shoqërore, ditëpunën ose përfundimin e
kontratës së punës.
B. LIRIA SINDIKALE. BISEDIMET KOLEKTIVE
Neni 10(1) Liria sindikale mbrohet me ligj.
(2) Askush nuk ka të drejtë:
a) të kushtëzojë punësimin e punëmarrësit nëse ai është ose jo
ose pushon së qënuri anëtari i një sindikate të krijuar në bazë të
ligjit;
b) të pushojë ose cenojë të drejtën e punëmarrësit për shkak
të anëtarësimit ose jo në një sindikatë të krijuar në bazë të
ligjit ose të pjesëmarrjes në veprimtari sindikale duke respektuar
legjislacionin në fuqi.
PERPARESIA E NORMAVE TE SE DREJTES
KREU IV
Neni 11KREU IV
(1) Të drejtat dhe detyrimet lidhur me marrëdhënien e punës
rregullohen në mënyrë përparësie nga këto burime:
a) Dispozitat Kryesore Kushtetuese
b) Konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e
Shqipërisë
c) Ky Kod dhe aktet e tij nënligjore
d) Kontrata kolektive e punës
e) Kontrata individuale e punës
f) Rregullorja e brendshme
g) Zakonet lokale dhe profesionale
(2) Aktet nënligjore dalin në plotësim dhe zbatim të
dispozitave të parashikuara nga ky Kod.
Ato mund të përcaktojnë kushte pune më pak të favorshme për
punëmarrësit sesa ato të parashikuara nga ky Kod vetëm kur kjo
parashikohet shprehimisht në këtë të fundit.
(3) اdo dispozitë që del jashtë kuadrit të plotësimit dhe
zbatimit të këtij Kodi është e pavlefshme. Megjithatë, janë të
vlefshme, vetëm ato dispozita që përmirësojnë pozitën e
punëmarrësit.
(4) Punëmarrësi nuk mund të heqë dorë nga të drejtat që
rrjedhin nga dispozitat imperative të ligjit ose nga kontratat
kolektive të punës, me përjashtim të marrëveshjeve që mënjanojnë me
pajtim një konflikt duke bërë lëshime të dyanshme, të pranueshme
nga të dyja palët.
(5) Zakonet profesionale zbatohen vetëm kur mungojnë
dispozitat ligjore, parashikimet në marrëveshje, kontratë, si dhe
kur dispozitat ligjore i referohen shprehimisht zakoneve
profesionale.
KRIJIMI I RAPORTEVE INDIVIDUALE TE PUNES
KREU V
A. PERKUFIZIM
KONTRATA E PUNES
Neni 12KREU V
A. PERKUFIZIM
KONTRATA E PUNES
Kontrata e punës është një marrëveshje midis punëdhënësve e
punëmarrësve, që rregullon marrëdhëniet juridike të punës, si dhe
të drejtat e detyrimet e secilës palë që rregullohen nga këto
marrëdhënie.
KONTRATA E GRUPIT
Neni 13(1) Kur punëdhënësi lidh një kontratë me një grup
punëmarrësish si tërësi, ai lidhet në mënyrë kontraktuese me
secilin anëtar të grupit.
(2) shtë e pavlefshme çdo marrëveshje sipas së cilës
punëmarrësi zotohet të përdorë si punëdhënës shërbimet e një të
treti.
PUNA ME KOHE TE PJESSHME
Neni 14
(1) Me kontratën e punës me kohë të pjesshme, punëmarrësi
pranon të punojë me orë, gjysmë dite pune ose ditë pune, për një
kohëzgjatje normale javore ose mujore më të vogël se ajo e
punëmarrësve që punojnë me kohë të plotë në të njëjtat kushte.
(2) Punëmarrësi me kohë pune të pjesshme gëzon të njëjtat të
drejta, përpjesëtimisht si punëmarrësi me kohë të plotë pune.
PUNA NE SHTEPI
Neni 15
(1) Me kontratën e punës në shtëpi, punëmarrësi detyrohet të
kryejë punën e tij vetëm ose me ndihmën e anëtarëve të familjes në
shtëpinë e tij ose në një lokal tjetër të zgjedhur prej tij në bazë
të varianteve të dhëna nga punëdhënësi.
(2) Punëmarrësi që punon në shtëpi gëzon të njëjtat të drejta
si dhe punëmarrësi që punon në sipërmarrje. Kur punëmarrësi nuk
punon në shtëpinë e tij, ai mund të kërkojë shtesë shpenzimesh për
përdorimin e lokalit.
AGJENTI QE ESHTE I PAVARUR (Komisionerët)
Neni 16(1) Me kontratën e punës të agjentit që është i pavarur,
punëmarrësi (agjenti tregtar) detyrohet kundrejt pagesës të hyjë
në bisedime ose të përfundojë marrëveshje për veprimtari të çdo
lloj natyre qofshin, jashtë ndërmarrjes, sipas urdhrave dhe për
llogari të punëdhënësit.
(2) Nuk konsiderohet si agjent që është i pavarur personi që e
ushtron këtë veprimtari në mënyrë të pavarur.
(3) Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për kontratën e
agjentit që është i pavarur si punëmarrës.
KONTRATA E MESIMIT TE PROFESIONIT
Neni 17
(1) Me kontratën e mësimit të profesionit, mjeshtri mësues
detyrohet të kualifikojë nxënësin sipas rregullave të profesionit
dhe nxënësi të punojë në shërbim të mjeshtrit mësues për tu
kualifikuar.
(2) Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për kontratën e
mësimit të profesionit.
DISPOZITA PER TE VETEPUNESUARIT
Neni 18
(1) Këshilli i Ministrave mund të parashikojë rregulla të
veçanta që zbatohen për kontratën e punës në shtëpi, kontratën e
punës të agjentit që është i pavarur dhe kontratën e mësimit të
profesionit.
(2) Këshilli i Ministrave mund të parashikojë rregulla të
veçanta për punëmarrësit që punojnë në shtëpi, bujqësi, ndërtim,
transporte, miniera, porte, si dhe për punëmarrësit e përkohshëm.
B.LINDJA E MARREDHENIEVE TE PUNES
PUNESIMI
Neni 19
(1) Punëdhënësi punëson në mënyrë të drejtpërdrejtë
punëmarrësin.
(2) Punëdhënësi për të punësuar punëmarrësin mund të përdorë
shërbimet e zyrave private ose shtetërore të ndërmjetësimit në
punë.
(3) Veprimtaria private e ndërmjetësimit në punë iu
nënshtrohet të njëjtave rregulla që përcakton Këshilli i Ministrave
për ushtrimin e veprimtarisë private të ndërmjetësimit në punë për
qëllim fitimi.
AFTESIA PER TE KONTRAKTUAR
Neni 20
(1) Kanë të drejtë të lidhin kontratë pune:
a) personat që gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar sipas
dispozitave të Kodit Civil;
b) personat me zotësi të kufizuar, por të autorizuar
shprehimisht ose në heshtje për të kryer punë nga përfaqësuesi i
tyre ligjor.
(2) Personat e përmendur në pikat a dhe b të këtij neni
ushtrojnë të drejtat dhe përmbushin detyrimet që rrjedhin nga
kontrata si gjithë punëmarrësit e tjerë.
FORMA E KONTRATES SE PUNES
Neni 21(1) Kontrata e punës mund të përfundohet dhe ndryshohet me
gojë ose me shkrim. Ajo mund të ndryshohet vetëm në marrëveshje
midis palëve. اdo ndryshim i kontratës së shkruar, në dëm të
punëmarrësit, duhet të përfundohet me shkrim.
(2) Kontrata e punës quhet e përfunduar kur punëdhënësi pranon
kryerjen e punës për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, në
kuadrin e organizimit dhe nën urdhrat e tij, kundrejt pagesës.
(3) Kontrata e punës e përfunduar me shkrim duhet të përmbajë
sidomos:
a) identitetin e palëve;
b) vendin e punës;
c) përshkrimin e përgjithshëm të punës;
d) datën e fillimit të punës;
e) kohëzgjatjen kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar;
f) kohëzgjatjen e pushimeve të paguara;
g) afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës;
h) elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj;
i) kohën normale javore të punës;
j) kontrata e punës duhet të përmbajë dhe kontratën kolektive
në fuqi.
(4) Kur kontrata përfundohet me gojë, punëdhënësi detyrohet që
brenda 30 ditëve të hartojë një dokument me shkrim, të nënshkruar
prej tij dhe punëmarrësit, i cili përmban sidomos elementet e
parashikuara në paragrafin (3) të këtij neni.
DETYRIMET E PUNEMARRESIT
KREU VI
KRYERJA E PUNES PERSONALISHT
Neni 22
(1) Punëmarrësi kryen personalisht punën e ngarkuar, me
përjashtim të rasteve kur me marrëveshje parashikohet e kundërta.
(2) Punëmarrësi nuk është i detyruar ti sigurojë punëdhënësit
një zëvendësues kur shkëputet nga puna për një kohë të caktuar në
zbatim të dispozitave të këtij Kodi.
(3) Punëmarrësi zëvendësohet ose ndihmohet nga një i tretë, me
pëlimin e shprehur ose në heshtje të punëdhënësit. Në këtë rast
zëvendësuesi ose ndihmësi quhet punëmarrës i punëdhënësit. اdo
marrëveshje e kundërt është e pavlefshme.
DETYRIMI I BINDJES
Neni 23
(1) Punëmarrësi respekton udhëzimet e përgjithshme dhe të
veçanta të punëdhënësit.
(2) Udhëzimet e përgjithshme ose të veçanta që ndryshojnë
thelbësisht kushtet e punës nuk e detyrojnë punëmarrësin ti
zbatojë. Ndryshimi i kontratës bëhet me marrëveshje të dy palëve.
DETYRIMI I KUJDESIT NE PUNE
Neni 24
(1) Punëmarrësi kryen sipas rregullave të caktuara punën që i
ngarkohet.
(2) Punëmarrësi për kryerjen e punës duhet të përdorë sipas
rregullave të caktuara mjetet e punës, aparaturat, mjetet e
punëdhënësit dhe pajisjet e vëna në dispozicion të tij.
DETYRIMI I DHENIES LLOGARI DHE I KTHIMIT
Neni 25
(1) Punëmarrësi i jep llogari punëdhënësit për gjithçka të
përfituar në emër të punëdhënësit gjatë ushtrimit të veprimtarisë
së tij brenda kontratës, veçanërisht për shumat në para.
(2) Punëmarrësi i kthen menjëherë punëdhënësit gjithçka të
marrë, me përjashtim të bashkshisheve dhe dhuratave vetjake për të.
(3) Punëmarrësi i kthen punëdhënësit menjëherë edhe gjithçka
të prodhuar nga veprimtaria e tij në bazë të kontratës.
DETYRIMI I BESNIKERISE
Neni 26(1) Punëmarrësi ruan me besnikëri interesat e ligjshëm të
punëdhënësit.
(2) Punëmarrësi ndihmon brenda mundësive të tij punëmarrësit
e tjerë ose punëdhënësin në rast fatkeqësie ose rreziku.
(3) Gjatë vlefshmërisë së kontratës, punëmarrësi nuk duhet të
kryejë asnjë punë të paguar nga të tretët, e cila dëmton
punëdhënësin ose i bën konkurrencë atij.
(4) Gjatë vlefshmërisë së kontratës dhe ps mbarimit të saj,
punëmarrësi duhet të ruajë faktet e destinuara të mbeten sekret si:
sekreti i fabrikimit dhe i veprimtarisë, që ai ka pasur dijeni kur
ka qenë në shërbim të punëdhënësit.
(5) Punëmarrësi ka të drejtë të denoncojë në organet
kompetente veprat penale, shkeljet e legjislacionit të punës ose të
kontratës për të cilat ai ka dijeni.
PERGJEGJESIA E PUNEMARRESIT
Neni 27
(1) Punëmarrësi përgjigjet ndaj punëdhënësit për dëmin që i
shkakton kur shkel detyrimet kontraktuale me dashje ose nga
pakujdesia.
(2) Shkalla e përgjegjësisë së punëmarrësit për shpërblimin e
dëmit varet nga njohuritë teknike të nevojshme për të kryer punën
e caktuar duke pasur parasysh aftësitë dhe cilësitë e punëmarrësit,
që punëdhënësi i njihte ose duhej t'i kishte njohur. Dëmi që është
rezultat i kryerjes së punës, për këto raste, përballohet nga
punëdhënësi.
(3) Dëmi përfshin dëmin real dhe fitimin e munguar.
(4) Gjykata mund të shkarkojë plotësisht ose pjesërisht
punëmarrësin nga detyrimi për shpërblimin e dëmit kur:
- punëmarrësi ka vepruar me pakujdesi të lehtë;
- punëdhënësi bën të njëjtin gabim në organizimin ose
kontrollin e punës;
- detyrimi për të çdëmtuar plotësisht dëmin sështë i
përballueshëm duke patur parasysh burimet e të ardhurave të
punëmarrësit.
A. NDALIMI I KONKURENCES PAS PERFUNDIMIT
TE MARREDHENIEVE TE PUNES
KUSHTET
Neni 28
(1) Punëmarrësi mbi 18 vjeç mund të zotohet me shkrim kundrejt
punëdhënësit që, pas përfundimit të marrëdhënies së punës, të mos
i bëjë atij konkurrencë në një sipërmarrje konkurruese duke punuar
ose duke u interesuar për të.
(2) Punëmarrësi ndalohet të bëjë konkrrencë kur, nga raportet
e punës, ai ka dijeni për sekretet e fabrikimit ose të veprimtarisë
së punëdhënësit dhe kur përdorimi i këtyre të dhënave e dëmton
rëndë punëdhënësin.
(3) Punëdhënësi ka të drejtë të kërkojë respektimin e ndalimit
të konkurrencës kur shpërblen punëmarrësin gjatë periudhës së
ndalimit me jo më pak se 75 për qind të pagës që ai do të merrte,
nëse do të punonte. Kur paga është e ndryshueshme, shpërblimi
llogaritet mbi bazën e pagës mesatare të vitit të mëparshëm dhe
indeksohet.
KUFIZIME
Neni 29
(1) Në kontratë duhet të përcaktohet qartë ndalimi i
konkurrencës lidhur me vendin, kohën dhe llojin e veprimtarisë, për
të mos dëmtuar të ardhmen ekonomike të punëmarrësit. Afati i
ndalimit është jo më shumë se 1 vit.
(2) Gjykata, duke mbajtur parsysh të gjitha rrethanat dhe kur
e çmon të arsyeshme, mund të reduktojë ose të zgjasë periudhën e
ndalimit të konkurrencës brenda afatit të përcaktuar në paragrafin
e mësipërm të këtij neni.
PERFUNDIMI I NDALIMIT
Neni 30
(1) Ndalimi për të bërë konkurrencë përfundon kur punëdhënësi
nuk ka më interes që ky ndalim të vazhdojë.
(2) Ndalimi përfundon kur punëdhënësi zgjidh kontratën pa
shkaqe të arsyeshme ose kur punëmarrësi zgjidh kontratën për një
shkak të arsyeshëm që lidhet me punëdhënësin.
SANKSIONE
Neni 31
(1) Punëmarrësi, që shkel ndalimin për të bërë konkurrencë,
duhet të çdëmtojë dëmin që i shkakton punëdhënësit.
(2) Kur në kontratë është parashikuar shkelja e ndalimit për
të bërë konkurrencë, punëmarrësi mund të bëjë konkurrencë, pasi ka
paguar gjobën e caktuar, dhe sipas rastit, ai duhet të paguajë
diferencën midis dëmit të shkaktuar dhe gjobës.
(3) Gjykata kur e çmon të arsyeshme, mund të shkarkojë
pjesërisht punëmarrësin nga detyrimi për shlyerjen e dëmit kur masa
e gjobës së parashikuar në kontratë është e madhe.
(4) Punëdhënësi mund të kërkojë, përveç shlyerjes së
dëmshpërblimit të parashikuar në kontratë dhe dëmeve të tjera,
edhe pushimin e veprimtarisë konkurruese, kur kjo përligjet me
shkallën e dëmtimit të interesave të tij dhe nga sjellja e
punëmarrësit.
DETYRIME TE PERGJITHSHME TE PUNEDHENESIT
KREU VII
MBROJTJA E PERSONALITETIT
Neni 32
(1) Punëdhënësi respekton dhe mbron në raportet e punës
personalitetin e punëmarrësit.
(2) Ai duhet të parandalojë çdo qëndrim që cenon dinjitetin e
punëmarrësit
(3) Punëdhënësi ndalohet të kryejë çdo veprim që përbën
shqetësim seksual karshi punëmarrësit dhe nuk lejon kryerjen e
veprimeve të tilla nga punëmarrësit e tjerë.
Me shqetësim seksual kuptohet çdo shqetësim që dëmton në
mënyrë të dukshme gjendjen psikologjike të punëmarrësit për shkak
të seksit.
DETYRIMI
Neni 33
Punëdhënësi, gjatë marrëdhënieve të punës, nuk duhet të
mbledhë informata lidhur me punëmarrësit, përveç rasteve, kur këto
informata lidhen me aftësitë profesionale të punëmarrësve ose janë
të nevojshme për zbatimin e kontratës.
KONTROLLI I SENDEVE VETJAKE
Neni 34
(1) Punëmarrësi dhe sendet e tij vetjake nuk bëhen objekt i
kontrollit, me përjashtim të rasteve kur duhet të mbrohet pasuria
e punëdhënësit, punëmarrësve të personit juridik ose personave të
tretë nga një cenim i paligjshëm.
(2) Kontrolli kryhet gjatë kohës së punës nga punëdhënësi ose
një person i caktuar prej tij. Personi që kontrollon dhe personi që
kontrollohet duhet të jenë të së njëjtës gjini.
(3) Kontrolli kryhet gjatë kohës së punës në prani të një
punëmarrësi të ndërmarrjes.
CERTIFIKATA E PUNES
Neni 35
(1) Punëmarrësi i kërkon punëdhënësit në çdo kohë një
certifikatë mbi natyrën dhe kohëzgjatjen e punës, cilësinë e saj
dhe sjelljen e tij.
(2) Me kërkesën e shprehur të punëmarrësit, certifikata
përmban të dhëna vetëm mbi natyrën dhe kohëzgjatjen e marrëdhënieve
të punës.
(3) Punëdhënësi nuk ka të drejtë t'u japë të tretëve
informacione për punëmarrësit e tij me përjashtim të rasteve të
parashikuara në ligj ose me pëlqimin e punëmarrësit.
REGJISTRI
Neni 36
(1) Punëdhënësi mban regjistrin e punëmarrësve të punësuar në
ndërmarrje.
(2) Përmbajtja e regjistrit caktohet nga dispozitat e këtij
Kodi dhe me vendim të Këshillit të Ministrave (VKM).
MASA DISIPLINORE
Neni 37
Masa disiplinore parashikohen vetëm në kontratën kolektive.
VENIA NE DISPOZICION E KODIT
Neni 38
Punëdhënësi duhet të vërë në dispozicion të punëmarrësve në
çdo ndërmarrje një kopje të Kodit të Punës.
SIGURIMI DHE MBROJTJA E SHENDETIT
KREU VIII
Neni 39
PERGJEGJESIA E PUNEDHENESIT
(1) Punëdhënësi për të parandaluar aksidentet dhe sëmundjet
profesionale duhet të përcaktojë qartë rregullat e sigurimit
teknik.
(2) Punëdhënësi, duhet të paguajë diferencën midis dëmit dhe
shpërblimit që merr punëmarrësi nga sigurimet shoqërore, kur
aksidenti ose sëmundja profesionale është pasojë e fajësisë së
rëndë të punëdhënësit.
(3) Kur punëdhënësi nuk ka regjistruar punëmarrësin në
sigurimet shoqërore, ai duhet të përballojë të gjitha shpenzimet që
ka bërë punëmarrësi si rezultat i aksidentit ose sëmundjes
profesionale, si dhe të gjitha dëmet si pasojë e mosregjistrimit.
MASA TE PERGJITHSHME
Neni 40
(1) Punëdhënësi detyrohet të kujdeset për higjienën e vendeve
të punës. Punëdhënësi pasi konsultohet me punëmarrësit, duhet të
marrë masat e nevojshme mbrojtëse kundër rreziqeve të veçanta që
paraqesin substancat dhe agjentët helmues, makinat, transporti i
peshave të rënda, ndotja e ajrit, zhurmat dhe dridhjet, si dhe
rreziqeve në disa degë të ekonomisë, si ndërtim, xhenio civile,
miniera dhe industri kimike.
(2) Kur punimet paraqesin rreziqe të veçanta, punëdhënësi
duhet të organizojë vizita mjekësore për marrjen në punë dhe gjatë
saj, në mënyrë periodike me shpenzimet e tij.
(3) Masat e veçanta të sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit
përcaktohen me VKM.
AUTORIZIM ADMINISTRATIV
Neni 41
(1) Punëdhënësi duhet të marrë leje nga inspektori i punës
para vënies në punë të ndërmarrjes ose një pjese të saj, hapjes së
mjedisit të punës, si dhe për çdo ndryshim të rëndësishëm në
mënyrën e punës, prodhimet e përdorura, makinat dhe pajisjet,
përjashtuar lejet që kërkohen në bazë të ligjeve të tjera.
(2) Inspektori i punës duhet ti komunikojë punëdhënësit të
gjitha vërejtjet për veprimtarinë e parashikuar dhe shqyrton me të
masat që duhet të merren.
(3) Masat mbrojtëse të vendosura nga inspektori i punës nuk
duhet të sjellin shpenzime jopërpjesëtimore në raport me qëllimin
e veprimtarisë.
(4) Punëdhënësi zbaton projektin e tij, nëse brenda 30 ditëve
nga data e dorëzimit të dokumentacionit nuk është kundërshtuar me
shkrim në mënyrë të motivuar nga inspektori i punës.
DOKUMENTE QE DUHEN PARAQITUR
Neni 42
Punëdhënësi duhet të mbajë gjithmonë në ndërmarrje dhe t'i
paraqesë inspektorit të punës këto dokumente:
a) një kopje të deklaratave të aksidenteve në punë, që kanë
ndodhur të paktën që prej tre vjetësh;
b) planin, projektin e vendeve të punës;
c) listën e lëndëve të rrezikshme që përdoren në ndërmarrjen
e tij.
Kjo listë duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme, që
lejojnë njohjen e përbërjes së substancave të përdorura,
rrezikshmërinë, masat mbrojtëse, si dhe numrin e punëmarrësve që
punojnë me to.
KUALIFIKIMI I PUNEMARRESVE. MARRJA
E MASAVE MBROJTESE
Neni 43
(1) Punëdhënësi duhet të informojë punëmarrësit mbi rreziqet
që lidhen me punën dhe duhet t'i kualifikojë punëmarrësit për
respektimin e kërkesave në fushën e shëndetit, sigurimit dhe
higjienës.
(2) Kualifikimi dhe informimi i parashikuar në paragrafin e
mësipërm bëhen gjatë marrjes në punë dhe përsëriten sipas nevojës,
veçanërisht në rast të ndryshimit të kushteve të punës.
(3) Punëdhënësi duhet t'u shpjegojë punëmarrësve të ekspozuar
ndaj rreziqeve domosdoshmërinë e zbatimit të masave të sigurimit
teknik dhe higjienës.
Neni 44
(1) Punëmarrësi duhet të zbatojë masat e parashtruara nga
punëdhënësi dhe ta informojë atë në rast vështirësie për zbatimin
e tyre.
(2) Vetëm personat e kualifikuar mund të drejtojnë makineritë
dhe pajisjet e transporit, mekanike ose elektrike.
A. VENDI I PUNES
RREGULLIMI I VENDIT TE PUNES
Neni 45
(1) Vendi i punës në të gjitha pjesët përbërëse duhet të
përshtatet me natyrën e punëve që do të kryhen aty.
(2) Sipërfaqja dhe vëllimi i vendit të punës duhet të jenë të
mjaftueshme për punëmarrësin që ai të ketë mundësi të kryejë punën
në siguri të plotë dhe pa penguar qarkullimin në mjedis.
(3) Instalimi i makinerive, pajisjeve dhe magazinimi nuk duhet
t- ngojnë qarkullimin dhe të zënë hapësirat ku punohet.
QENDRUESHMERIA DHE PASTERTIA
Neni 46
(1) Muret, dyshemeja, tavanet duhet të jenë të fortë dhe në
gjendje të mirë. Ata duhet të mbahen vazhdimisht në gjendje të
pastër.
(2) Muret, dyshemetë dhe tavanet duhet të pastrohen shpesh për
të siguruar pastërtinë e lokalit, sigurimin e punës dhe
qarkullimin, parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e punëmarrësve
dhe popullsisë nga çdo rrezik infektimi nga prodhimet ose kafshët
e rrezikshme për shëndetin.
RIPARIMET
Neni 47
(1) Suvatimet, bojatisjet ose riveshja e dyshemeve, mureve dhe
e tavaneve duhet të bëhen sa herë që është e nevojshme.
(2) Muret dhe tavanet duhet të kontrollohen periodikisht për
të eliminuar dhe zëvendësuar pjesët që paraqesin rrezikshmëri për
jetën ose shëndetin e punëmarrësve, makineritë ose produktet e
gatshme.
B. MJEDISI I PUNES
PARIME
Neni 48
Këshilli i Ministrave ose organi i autorizuar prej tij
përcakton kufijtë e lejueshëm për mbrojtjen nga ndotja e ajrit,
lëndët kimike, radioaktiviteti, zhurmat dhe dridhjet në vendet e
punës.
AJRI
Neni 49
(1) Mjedisi i punës duhet të jetë i ajrosur dhe të ketë sistem
ventilimi për mënjanimin e temperaturës së dëmshme për shëndetin e
punëmarrësve dhe erërave të pakëndshme.
(2) Ajrimi duhet të realizohet me dalje drejtpërdrejt jashtë.
Në rast pamjaftueshmërie të ajrimit natyror, ai duhet të plotësohet
me ventilim mekanik në përputhje me vëllimin e mjedisit dhe me
numrin e njerëzve që ndodhen aty.
(3) Atmosfera e mjedisit de e vendit të punës duhet të mbahet
në gjendje të pastër në mënyrë që të mbrohet shëndeti i
punëmarrësve.
(4) Nuk lejohet të pihet duhan në mjediset ku punon më shumë
se një punëmarrës.
(5) Në qoftë se disa procese pune nuk lejojnë mënjanimin e
plotë të prodhimit të lëndëve ndotëse shqetësuese, të dëmshme për
shëndetin, pluhurat, tymrat, gazrat, duhet të nxirren vazhdimisht
jashtë mjedisit të punës me anë të aparateve të posaçme.
Albic.net