Konvikti, tarifat që do paguajë një student

*deliza*

VIP
V.I.P
Konvikti, tarifat që do paguajë një student

Regjistrimi në konvikt për studentët nga rrethet do të nisë më 28 shtator dhe do të mbyllet më datë 5 tetor


Tarifa vjetore e akomodimit në Qytetin Studenti do të jetë 30 mijë lekë të reja, si për studentët e rinj, ashtu edhe për ata që vazhdojnë të ndjekin studimet. Drejtor i Qytetit Studenti, Bujar Brovina, konfirmoi se tarifa do të mbetet e pandryshuar nga viti i kaluar. Procesi i regjistrimit të studentëve do të nisë më datë 28 shtator, menjëherë pasi të jetë mbyllur faza e dytë e pranimeve në universitet dhe do të mbyllet në ditët e para të fillimit të vitit akademik. Këtë vit, sqaroi drejtuesi i qendrës konviktore më të madhe në vend, do të akomodohen në QS, 6500 studentë nga të cilët, 2500 për herë të parë. Studentët do të akomodohen në 29 bujtina, nga të cilat 17 do të jenë për studentet femra, ndërsa 12 për ata meshkuj.


Ashtu si edhe vitin e kaluar, studentët do të kenë mundësi të regjistrohen online në faqen elektronike të Qytetit Studenti, ku do të gjejnë të gjitha të dhënat për dhomën dhe godinën ku do të strehohen për vitin akademik 2009-2010. Edhe këtë vit, në dhomë nuk do të lejohen të akomodohen më shumë se tre persona.


Dokumentacioni për të gjithë studentët për regjistrim e strehim, përfshin një certifikatë personale, 3 fotografi, një vërtetim nga fakulteti ku studion, si dhe një raport mjekësor. Studentët e vitit të parë, do të paguajnë pagesën e qirasë së strehimit pranë bujtinës përkatëse. Ata do t'i kryejnë veprimet në prani të inspektorëve të regjistrimit dhe financës së Qytetit Studenti. Ndryshe do të veprohet me studentët e viteve të dyta, të treta dhe të katërta. Këta studentë, do ta derdhin pagesën në një llogari bankare, e cila do të publikohet në vazhdim.


Të gatshme për akomodimin e studentëve, gjatë muajit gusht do të jenë edhe dy bujtina, të cilat do të jenë në dispozicion të studenteve femra. Drejtori Brovina e shpjegon shtimin e bujtinave për studentet femra, me rritjen e kërkesave për regjistrim nga ana e tyre. Qyteti i Studentit ofron shërbimin e internetit në çdo dhomë.


Studentët, mund ta përdorin internetin 24 orë në ditë kundrejt një tarife mujore. Ata kanë mundësi që të lajnë teshat në minilavanterinë e bujtinës, ndërkohë që për ta është në dispozicion edhe lavanteria qendrore, e cila qëndron hapur nga ora 8:00-22:00. I vetmi shërbim shëndetësor privat në Qytetin Studenti është ai Stomatologjik dhe Farmacia.


Dokumentet për regjistrim
Certifikatë personale
Raport Mjekësor
3 fotografi
1 vërtetim nga fakulteti ku studion
Regjistrimi
28 shtator-5 tetor
Tarifat në Qytetin Studenti
Dhoma 30 000 lekë (tarifë vjetore)
Internet 300 lekë (tarifë mujore)
Minilavanteria 130-150 lekë (Një larje)
Mensa 10 % më lirë se në privat
Shërbim Privat
Stomatologjia / Farmacia

shekulli.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top