TIRANث- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u jep kohë komisionerëve të KZAZ-së të Bushatit, në Qarkun e Shkodrës, të zhbllokojnë me konsensus procesin e numërimit të votave.
Zëdhënësi Leonard Olli bëri të ditur se "KQZ u mblodh pak minuta më parë (ora14:00) për të marrë një vendim për shkarkimin e komisionerëve në këtë KZAZ, por më pas vendosën me shumicë votash për t'i lënë më tepër kohë komisionerëve për të zhbllokuar situatën dhe për të vijuar me procesin e numërimit të votave".
Në KZAZ-në e Bushatit, komisionerët e Partisë Socialiste kanë ngritur pretendimin se njëra nga kutitë e votimit ka vulën e thyer.