Kujdesuni për dhëmbët tuaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kujdesuni për dhëmbët tuaj

Për buzëqeshje të bukur duhet t’i keni dhëmbët e bukur, prandaj për ta ruajtur shëndetin e dhëmbëve dhe zgavrës së gojës, dhe për të lënë përshtypje para të tjerëve, është e domosdoshme që pas çdo ushqimi të lahen dhembët dhe hapësira e gojës.Keni dëgjuar për dobitë e shumta që ka organizmi nga çaji i gjelbër, ndërsa krahas efekteve tjera dobiprurëse, çaji i gjelbër i mbron edhe dhëmbët- nga kariesi- njëri nga shkaktarët kryesorë të erës së keqe nga goja.

Dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me lëvoren e limonit, me ç’rast pastrohen mbishtresat e grimcave dhe zbardhohet sipërfaqja e dhëmbëve. Duhet pasur kujdes që të mos e teproni me këtë veprim, sepse mund të dëmtohet smalti i dhëmbëve nga acidi i tepërt limonik.

Pasi larjes, dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me gjethet e sagës, për aromë të freskët. Prej gjetheve, janë të mira edhe gjethet e freskëta të majdanozit. Rekomandohet brejtja e gjetheve të majdanozit, sepse ka ndikim pozitiv në smaltin dhëmbëve, dhe përveç kësaj largon erën e qepës dhe hudhrës.

Për zbardhimin e dhëmbëve janë shumë efikase edhe dredhëzat. Fërkoni dhëmbët me pjesën e brendshme të dredhëzës dhe në këtë mënyrë do t’i zbardhni dhëmbët dhe do ta freskoni aromën e gojës.

Keni dëgjuar edhe për sodën e bukës, me të mund t’i zbardhoni dhëmbët, por kujdes sepse mund ta dëmtoni smaltin e dhëmbëve nëse i lani dhëmbët shumë shpesh me sodë buke. /Telegrafi/
 
Titulli: Kujdesuni për dhëmbët tuaj

ndal embelsirat ha molla je 1 me dhmbet me te mir ku do qe te futesh
 
Titulli: Kujdesuni për dhëmbët tuaj

Nqs dhembi eshte i predispozuar te prishet...mos ha ti as pasta as gje me sheqer...ha molle...e prap prishet...
Varet nga struktura e dhembit...jo vetem nga cfare ha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top