Kur duhet të jepni ndihmën e parë

Love

βeℓℓe â๓e
Shiko fotografinë 1788197

Data 12 shtator është dita botërore e Ndihmës së Parë dhe për këtë vit pritet t’i jepet një rëndësi të madhe ndihmës që i duhen dhënë moshës së tretë. Këshillat kryesore mbeten gjakderdhjet, të cilat duhet të eliminohen sa më parë, gjendjet aksidentale, lëndimet e kokës, bustit kurrizor, barkut dhe lëndimet e shkaktuara nga goditjet e trupit me sende të forta.

Në të gjitha këto raste, shpëtimtari që jep ndihmën e parë, duhet të jetë i qetë, i matur, i vetëdijshëm dhe ajo që është më kryesorja të ketë njohuri të përgjithshme cilësore. “Në jo pak raste shumë persona nuk janë në gjendje të afrojnë në shërbim urgjent, të veprojnë me korrektesë dhe për pasojë kemi jo pak humbje jete, apo rëndime të shëndetit të sëmurëve e të lënduarve.

Ndihma e shpejtë është ofrimi i ndihmës për të sëmurin apo të lënduarin në vendin e ngjarjes, gjatë transportit, si edhe në institucionin shëndetësor përkatës. Ajo ka për qëllim mënjanimin e drejtpërdrejtë të shkaktarëve të rrezikut, që e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të të sëmurit ose të të lënduarit”, - thonë specialistët e Kryqit të Kuq.

Dhënia e ndihmës së parë fillon nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë transportit deri në vendosjen e të lënduarit/ sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse. Ajo duhet të zbatohet brenda 10 minutave me mënyrat përkatëse.

Qëllimi kryesor i ndihmës së shpejtë është që t’i sigurojë të sëmurit, të lënduarit apo të helmuarit lehtësim të shpejtë të mushkërive dhe perfuzionin sistematik, që të dërgohet sa më parë dhe në gjendje sa më të mirë shëndetësore deri në institucionin më të afërt shëndetësor.

Ndihma
Shpëtimtarët duhet të zotërojnë njohuri elementare për shpëtimin e jetës në raste emergjente, të rrezikimit të shëndetit të njeriut, duke zvogëluar dhimbjen, minimizimin e ndërlikimeve të lënduarit dhe sëmundjeve të befasishme, deri sa të arrije ndihma mjekësore profesionale. Ndihma e shpejtë nuk ka për qëllim të përcaktojë llojin e sëmundjes, shërimit, lëndimit apo të helmimit, por të ofrojë ndihmë të parë themelore.

Qëllimi i shpëtimtarit është të zotërojë mirë masat e reanimacionit kardiopulmonar në rast të sëmundjeve apo aksidenteve (frymëmarrja artificiale, masazh zemre, fashimi, ndalja e gjakderdhjes). Ndihma e parë është e nevojshme vazhdimisht në jetën e përditshme, dhe sidomos atëherë kur nuk mund të presim ndihmën mjekësore profesionale në vendin e fatkeqësisë. Këto raste ngjajnë shpesh dhe çdo ditë kudo në botë dhe në vendin tonë.

Ndihma e parë duhet t’u ofrohet të gjithë të lënduarve dhe të helmuarve, jeta e të cilëve është ne rrezik. Duke pasur parasysh zhvillimin dinamik të jetës, shpesh ndodhin lëndime në punë, aksidente në rrugë, vrasje, plagosje, vetëvrasje, goditje me mjete të forta, rënie nga katet e larta të ndërtesave, lëndime nga rryma elektrike, mbytjet në ujë, lëndimet nga mjetet fizike, kimike, biologjike, sulme në zemër dhe gjendje të tjera emergjente.

Në këto raste është e domosdoshme të ofrohet ndihma e shpejtë mjekësore brenda 10 minutave të arta. Shpëtimtari i rastit, duhet te zbatojë parimet themelore të dhënies së ndihmës së parë dhe ta konsideroi atë si obligim human dhe ligjor ndaj të gjithë atyre, të cilët, ne momentin e caktuar, e kanë jetën në rrezik.

Kujdesi duhet treguar për transportimin e të lënduarve. Studimet tregojnë se transportimi me mjete jo të përshtatshme, nga persona të patrajtuar, jo vetëm që nuk e ka ndihmuar të aksidentuarin, përkundrazi ka rritur numrin e vdekjeve.

Statistikat tregojnë që një shërbim i tillë në asnjë mënyrë nuk duhet të ofrohet nga njerëzit e ndodhur rastësisht aty. Duhet njoftuar policia apo autoambulanca. ثshtë shumë i rëndësishëm edhe trajnimi i bluzave të bardha si mjekë/infermierë urgjence, për këto shërbime. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë së një sërë mjekësh të tjerë janë në proces të trajnimit, që shërbimi i emergjencës të bëhet në mënyre bashkëkohore dhe moderne.

Ndihma dhe rastet

Këshilla

“Dhënia e ndihmës së parë fillon nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë transportit deri në vendosjen e të lënduarit/ sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse, si spitale apo ambulanca”

Lëndimet
“Shpesh ndodhin lëndime në punë, aksidente në rrugë, vrasje, plagosje, vetëvrasje, goditje me mjete të forta, rënie nga katet e larta të ndërtesave, lëndime nga rryma elektrike, mbytjet në ujë”

Këshilla dhe Studimet

Kaloritë
Manaferra, boronica dhe luleshtrydhet janë të shijshme dhe me kalori të pakta. Ato përmbajnë 40 kalori në 100 gramë, pra nuk ju shëndoshin. Janë të pasura me minerale dhe vitamina të grupit A dhe C, kjo e fundit është e paçmueshme, sidomos gjatë dimrit.

Arrat
Acidi alfa linoleik, që ato përmbajnë (një yndyrë e pangopur e Omega 3 ndihmon në mbajtjen pastër të enëve të gjakut, ndërsa favorizon në mirëqarkullimin e gjakut. Vitamina E e tyre ju ndihmon që të mos plakeni shpejt.

Super borkoli
Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj special të brokolit i cili përmban dyfish më shumë nivele të lëndës ushqyese “glucoraphanin" sesa versionet konvencionale. Pretendohet që lloji i ri i superbrokolit do të ndihmojë në parandalimin e kanceri dhe sëmundjeve të tjera.
Shqiptarja.com


Me lind pyetja: Sa nga ju dini te jepni ndihmen e pare ne nje rast aksidenti?
 
Titulli: Kur duhet të jepni ndihmën e parë

Me lind pyetja: Sa nga ju dini te jepni ndihmen e pare ne nje rast aksidenti?
Kur nuk di cfare te besh eshte me mire mos besh asgje...sepse mund te besh me shume dem..
Njerzit kane tendence te terheqin e te levizin viktimat nga vendi...KJo mund te jete katastrofike nqs nuk di ti manevrosh njerzit...
Keshtu qe nqs skeni mundesi per ti ndihmuar merni ne telefon urgjencat edhe prisni afer viktimes, duke i folur sa me shume
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top