Vajza
🪡
Christian Eriksen e ka kompletuar zyrtarisht kalimin te Interi.
Mesfushori danez u larguar nga Tottenham Hotspuri, për të kaluar kështu te Nerazzurët në këtë afat kalimtar të janarit.
Eriksen u transferua te skuadra italiane nga Spurs për një shumë rreth 20 milionë eurosh, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.
Kontrata e mesfushorit ofanziv me Tottenhamit skadonte në fund të këtij sezoni, andaj këta të fundit u detyruan ta shisnin atë.
Ky është transferimi i tretë i Antonio Contes te Interi, pas Victor Moses dhe Ashley Young. /Telegrafi/