Kur kritika harron kritikën

mondsha

Anëtar i ri
Kur kritika harron kritikën

Mes malleve pa mbarim në kusuret e kësaj jete, nuk dija që do zinte vend dhe një mall i veçantë në llojin e vet. Sado që u mundova ta fusja në të tjera kategorira të jetesës sime, ai prapë se prapë grupohej mes malleve të tjerë të kthyer tashmë në tradicionalë. E keqja është se bashkë me ta, avash-avash po fiton atë të drejtë që vetëm një mall prej malli mund ta ketë. E çuditshme vërtet, por ekzistent dhe aq tendencioz, sa është shtruar si i thonë fjalës, këmbëkryq mu përpara syve, veshëve dhe mendjes sonë, sa s'ka zot nëne ta çvendosë, pa le pastaj ta flakë tutje.
Të ishte në dorën time apo të dikujt tjetër të ngjashëm me mua, s'do zinte kurrë vend në një shkrim e të na harxhonte kot kohën e mangët që kemi, por ç'të bëjmë që pronësia e tij ka marë firmën dhe vulën e një kori të tërë njerëzish të ashtuquajtur kritikë, që veç kësj nofke(se nofkë ka mbetur të quhet tani)të fituar prej kohësh, asgjë tjetër të përbashkët nuk kanë me thelbin e saj.
Mirë unë, ti, ai, ajo, me rolin pa diplomë të lexuesit kemi shijen dhe të drejtën tonë ta mbyllim para përfundimit një libër nga mospëlqimi, apo ta rilexojmë atë nga kënaqësia e dhënë, pa pretenduar se ky qëndrim mohues apo pohues është masë etaloni për vlerat e vërteta të një krijimtarie, po ç'kusur kemi ne dhe krijuesi bashkë, që të rrethohemi mes komentesh pa koment, analizash pa analizë dhe kritikash pa kritikë, të pretenduesve për specialistë në fushën e kritikës?
Mos më thoni që s'po hy temës së asaj ç'ka dua të them, se po thatë kështu për mua, kushedi ç'duhet të thoni para shkrimeve pa fund të ashtuquajtura kritike, që po na zenë frymën, po na çoroditin mendjen dhe devijojnë shijet e shpirtit për sa e sa krijime të të gjitha niveleve, mediokre, të mesme, më shumë se të mesmë, me vlera e mbi vlera. Pa më thoni, pa u menduar gjatë, se s'ka aq nevojë mendimi, konstatimin tuaj të çastit për kahun e kritikës dhe pastaj shamëni sa të doni për pallavrat e mia. Gjemëni qoftë dhe në qoshkën më të humbur të një gazete, faqe interneti, reviste letrare, një shkrim kritik, po kritik ama, që të të tërheqin të kundërtat e jo të të shtyjë vetëm drejt kahut lëvdues. Nuk mar vesh sinqerisht ku fillon vlera dhe ku mbaron antivlera, ku fillon talenti dhe ku mbaron mediokriteti, ku fillon niveli dhe ku të mbyt nënniveli. Gjithshka fillon me komplekse fjalësh të përzjera, ku shqipja ngushtohet mes të huajave, vetëm e vetëm për të treguar shkallën zotëruese të fjalës elitare, se sa për të argumentuar mendimin kritik për krijimtarinë në fjalë.
Më ka marë malli pra për krtikën e vërtetë, që të më shtrojë në sofrën e krijimtarisë gatimin e vërtetë me të gjitha vlerat e ushqimit shpirtëror e mendor. Sepse me thënë të drejtën nuk di ç'po shijoj, sidomos fill pas mbarimit të leximit të një krijimi dhe gatimit alla kritik pas tij.
I kënaqur apo jo nga ai lexim, duhet të ngop mungesën e njohurive të mëtejshme me turlira analizash, që daç besoni daç më merni për të eksagjeruar, m'i kanë vënë në të njëjtin piedestal vlerash pothuajse gjithë krijimet e botuara. Shembujt janë aq të shumtë, sa humbasin konceptin e vetë shembullit. S'ka pse t'ju drejtoj pra në asnjë shembull, sepse s'kam nga ta veçoj dot. Kudo keni për të gjetur shembullin e shembullit, mjafton të shfletoni aty ku dikush paraqet krtikën e antikritikës së tij për një libër të botuar.
Fillon me konstatimin e "zërit të veçantë" në letërsinë shqiptare, që vazhdon këtë apo atë traditë stilesh, figurash etj., të krijuesve të mëdhenj të vjetër e të kohës, vazhdon pastaj me të renë që sjell në krijimtari, duke e veçuar si një nga përfaqësuesit më dinjitozë të brezit të vet dhe mbaron me stër analiza vargjesh për mesazhin, kuptimësinë, domethënien e tyre sipas autorit-kritik e jo vetë asaj ç'ka dashur të mesazhojë autori-krijues.
Fillon kjo paçavure reklamuese që pa u tharë mirë boja e shtypshkronjës, kryesisht për krijuesit me emër, po edhe për ata që kanë mundësinë burimore të fitimit të ardhshëm financiar, nëpërmjet nxitjes dhe hiperbolizimit të të rejave historike e konceptuale për ngjarje e figura të njohura të historisë. Pak rëndësi ka e vërteta e vlerës letrare dhe historike, para të vërtetës së fitimit të nesërm sa financiar aq dhe konjuktural në politikë, histori, pushtet. Mjafton të lexoni vetëm prapathënien në librin e Blushit, "Të jetosh në ishull" dhe s'ka nevojë për më tej, se s'dihet deri ku arrihet pastaj.
Ajo që mua më çudit si lexues i thjeshtë, po edhe si krijues akoma më i thjeshtë, është heshtja e dyanshme pas bujës dhe reklamës së njëanshme. Të mëdhenjve të penës shqiptare do t'ju bëja pyetjen: A jeni dakort me tullumbacet që ngrenë menjëherë lart librin tuaj, pa rënë akoma në dorën e lexuesit të parë shqiptar e të huaj? A pranoni që këto tullumbace të shkruajnë gërmat e fjalës, "KRYEVEPثR", para pagëzimit si e tillë nga lexuesit dhe kritiku më i pagabueshëm me emrin, KOHث?
Gjithë të tjerëve të fushës së krijimtarisë, që mund të kenë sigurisht dhe premisat e suksesit të çastit apo të ardhshëm, ju bëj pyetjen: A jeni dakort që menjëherë pas librit tuaj të parë, të dytë, apo më shumë, që o s'ka zënë akoma vend rafteve të librarive, o fshihet diku mes tyre, të dalë dikush i njohur, apo gjysmë i njohur dhe të lëshojë tullumbacet me gërmat e lëvdatave dhe euforisë?
Gjithë atyre që guxojnë, apo më mirë të them, nxitojnë, për të thurrur komente dhe analiza librash, ju bëj pyetjen: A jeni dhe vetë dakort me ato ç'ka shkruani? A besoni në njohja e magjisë së fjalës dhe nëse besoni, pse e masakroni dhe talleni me të?
Nuk më vjen keq për "vetvrasjen" tuaj, pasi ky mund të jetë lloji i ri i zanatit të vjetër sa vetë njerëzimi, hipokrizisë, por më vjen keq për veten time, për miqtë e mi, për të njohurit e mi, për shumë e shumë të tjerë të panjohur, që heshtim e vazhdojmë të heshtim, rrezikojmë dhe vazhdojmë të rrezikojmë individualitetin tonë, personalitetin tonë krijues, nëpërmjet një procesi metamorfoze dyzimi të vetvetes.
I ndodhur sot mes mallesh të shumtë, s'di as vetë si m'u bë pjesë dhe ky mall i çuditshëm, malli për kritikën. Eeeh!!

Edmond Shallvari
----------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
 
Titulli: Kur kritika harron kritikën

Mondsha para mallit per kirtiken,ose une do ta percaktoja me fjale tjeter termin "kritike","per te verteten" dhe do ta vazhdoja me tej me termin per "drejtesine",e cila ne rastin e kritikes merr formen e drejtesise vleresuese.
Une do te them vete nje fraze time;
Arti i vertete eshte kritik dhe s'mund te kete nje krike per kritiken.Por,problemi qe pergjithesisht kemi,po ta shikojme ne piken qendrore,eshte moskuptimi i asaj,se cili "art eshte art dhe cili "art' nuk eshte art.
Une kam arsye te besoje qe ne jetojme ne kohen e vrasjes se artit.Vrasesi i artit eshte "LEKU".Kur vret artin,vret te verteten,vret drejtesine e mendimit.Dhe kjo ka sjell pasoja negative deri me sot dhe do te sjelle edhe per te ardhmen pasoja akoma me negative.
 
Titulli: Kur kritika harron kritikën

A more Mondsha , po ku te le minifundi te botosh e te kerkosh kritiken ? Se e di une cdo te thuash ti qe kerkon kritiken. Kritikae rrit artin e ben me te mire ...
PO ti e pe Pangon si te "zgjidhte " ne pune
Vaj medet , ku do mbytemi thuaj se ka marre tataepjeten gjithshka ketu te ne
 
Titulli: Kur kritika harron kritikën

Mondsha para mallit per kirtiken,ose une do ta percaktoja me fjale tjeter termin "kritike","per te verteten" dhe do ta vazhdoja me tej me termin per "drejtesine",e cila ne rastin e kritikes merr formen e drejtesise vleresuese.
Une do te them vete nje fraze time;
Arti i vertete eshte kritik dhe s'mund te kete nje krike per kritiken.Por,problemi qe pergjithesisht kemi,po ta shikojme ne piken qendrore,eshte moskuptimi i asaj,se cili "art eshte art dhe cili "art' nuk eshte art.
Une kam arsye te besoje qe ne jetojme ne kohen e vrasjes se artit.Vrasesi i artit eshte "LEKU".Kur vret artin,vret te verteten,vret drejtesine e mendimit.Dhe kjo ka sjell pasoja negative deri me sot dhe do te sjelle edhe per te ardhmen pasoja akoma me negative.

E keqja sot nuk eshte ne konceptet e fushave te artit, po ne vete koncepti i artit. Arti per mendimin tim nuk ka nevoje per mbiemra pas. Eshte si me thene absolut ne vete qenesine e tij, me emer e mbiemer bashke, ART. Ai determinon pastaj reagimin e shijes njerezore, e cila nga ana e saj varet nga kompleksi formues i kesaj qenieje. Pjese e artit eshte dhe kritika. Me kritike une kuptoj mjeshterine njohese te elementeve te vepres se artit. Para kesaj mjeshterie, ndodh qe dhe krijuesi befasohet. Njelloj si para nje grafie te trupit te vet, qe ndonese eshte e tij, nuk arrin ta shikoje pa kete grafi. Sa me e paster kjo grafi, aq me qarte del dhe diagnoza.
Per c'diagnoze te sakte mund te flasim sot, i dashur Orakull?
Krijuesi mund te ndjeje shendet te plote, kur ne fakt dicka brenda krijimit s'eshte e tille, sikurse mund te mos ndjehet aq mire dhe grafia(kritika) ta nxjerre paster e te shendetshem. Sot si ne cdo fallsifikim kartash, edhe grafia behet apriori, sidomos per me te njohurit e artit. Kurse per shumicen krijuese, eshte kthyer ne nje diletantizem, qe rrezikon shendetin e krijuesit dhe te lexuesit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top