Kur moda dhe besimi bashkjetojne

ida angel

:)
V.I.P
“Al Quds” është një markë xhinsesh menduar për myslimanët që luten shumë herë në ditë. Për këtë arsye ato janë dizajnuar me një prerje të gjerë në gju, në mënyrë që t’u lejojë atyre të ulen lehtësisht në orarin e lutjeve
muslimane-245x300.jpg


Që fëmijë Ahiida Zanetti ishte e “dashuruar” pas sportit, por kur u rrit iu desh ta linte mënjanë ëndrrën për lavdi në fushë, për një shtysë akoma më të fortë, dashurinë që kishte për modën. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë”, tregon, “se dy pasionet do të bashkoheshin”.

Kjo atlete nga Bahrejni merr pjesë nëpër gara me një kostum sportiv të hollë dhe prej materiali të butë, të krijuar posaçërisht për të nga një stiliste libano-australiane. Një risi që sigurisht nuk do të kalojë pa u vënë re. “ثshtë një kënaqësi e madhe për mua dhe për të gjitha gratë myslimane, që për një kohë të gjatë u është dashur të heqin dorë nga sporti, sepse nuk gjenin veshjet e përshtatshme për të veshur”, tregon ajo. Ahiida është një dëftuese e asaj mode, që prej disa vjetësh është e ndaluar me ligj në shumë vende të Lindjes. Gazetarët e quajnë “muslimchic” ose “islamcool”, e që faktikisht është një modë e menduar dhe e krijuar për myslimanet që nuk duan të heqin dorë nga tradita, por që janë mërzitur nga veshjet pa formë dhe me ngjyra të “vdekura”.

Për to, vitin e kaluar, Ahiida ka krijuar burkini, një palë rroba banje që vishen si një kostum, që ka edhe kapuçin për të mbuluar kokën. “ثshtë një produkt me cilësi të lartë, që i lejon gratë të lëvizin në ujë pa pengesë, duke qëndruar në të njëjtën kohë edhe të mbuluara”, shpjegon.

E lindur si një nevojë personale (Ahiida është myslimane e veshur me perçe) burkini është hedhur në tregun australian me shumë skepticizëm, por ka pasur aq shumë sukses, saqë sot porositë më të mëdha, me mijëra sipas asaj që tregohet në faqet e shitjeve online, nuk vijnë vetëm nga Australia, por përmes uebit edhe nga Amerika dhe Europa.

Ndoshta për këtë arsye stilistja është gati për të prezantuar një koleksion të plotë, duke shfrytëzuar edhe publicitetin falas që do të vijë nga Pekini. Ajo e Ahiida Zanetti dhe e burkinit nuk është një rast i vetëm.

“Për shumë gra myslimane, besimi, moda dhe politika nuk janë të papërputhshme, por të lidhura ngushtësisht dhe veshja shërben për ta theksuar këtë”, shpjegojnë Emma Tarlo dhe Annelies Moors, autorë të një studimi mbi evoluimin e modës në komunitetin mysliman. Bashkimi i këtyre tri koncepteve po zhvillohet shumë në vendet lindore këto vitet e fundit, falë rritjes së numrit të emigrantëve, por mbi të gjitha të brezit të dytë të emigrantëve.

Tani kërkesa e produkteve që kënaqin këto nevoja është rritur, përballë një oferte që, sidomos në Europë, ngelet akoma shumë e ulët. “Iu bashkova këtij sektori si një njeri laik”, tregon krijuesi i “Al Quds”, një markë xhinsesh menduar për myslimanët që luten shumë herë në ditë. Për këtë arsye ato janë dizajnuar me një prerje të gjerë në gju, në mënyrë që t’u lejojë atyre të ulen lehtësisht në orarin e lutjeve. “Kur hymë në treg, lajmi u përhap me shpejtësi dhe faqja e internetit nisi të vizitohej nga mijëra njerëz prej të gjithë botës, atëherë e kuptova se kisha kapur një segment të tregut të injoruar plotësisht deri më sot”.


Në vendet e Europës Veriore, që prej disa kohësh kompanitë e mëdha të modës po përpiqen të ecin më shpejt se çmendohej. Firma të tilla si H&M dhe “Mango” kanë nisur t’i veshin manekinët e tyre me shami dhe këmisha të gjera, me të njëjtat karakteristika trendi si pjesa tjetër e koleksionit.

“Vajzat që janë të interesuara për këtë lloj mode nuk janë të huaja, janë si ne, kanë një gardërobë që nuk ndryshon shumë nga ajo e të tjerave. Përdorin të njëjtat veshje, por kujdesen që të kenë kokën dhe këmbët e mbuluara. Kjo gjë mund të bëhet edhe duke veshur veshje që janë në modë dhe ne e kemi treguar më së miri këtë gjë”, shpjegon Natasa Heydra, drejtoreshë kreative e MSLM, një revistë mode për veshjet myslimane e krijuar vitin e kaluar në Holandë.

Në Europë, MSLM u prezantua vitin e kaluar si një numër i vetëm, por duke parë suksesin e madh vendosi të hidhte të tjerë hapa: të bëhej gazetë. Ajo evokon në shumë aspekte amerikanen “Muslim Girl”, një revistë që në SHBA vazhdon të botohet prej kohësh. Në kopertinën e numrit të parë, një vajzë me pantallona ngjyrë argjendi, atlete dhe shami të kuqe, bëri menjëherë bujë, aq sa shumë gra pas daljes së revistës kanë kërkuar ta blejnë.


Në brendësi të saj fotot e duarve dhe këmbëve të dekoruara me vizatime nuk kanë asgjë për të pasur zili shërbimet e shumë gazetave të modës. Manuali i veshjeve, i cili do t’i bashkëngjitet gazetës shumë shpejt, do të udhëtojë drejt vendeve të ndryshme të botës. “Për muaj me radhë këtu në Holandë mediat janë përqendruar në problemet negative të lidhura me emigracionin.

Ideja jonë ishte të tregonim anën e fshehur të modës. Nëse ia kemi arritur, është sepse kemi kapur një realitet që ekziston, që sigurisht nuk e krijuam ne”, përfundon Nous Faes, redaktore e MSLM.

Sipas Kuranit, gratë duhet të vishen në mënyrë të tillë që të mbulojnë gjithë trupin e që të lënë zbuluar vetëm fytyrën dhe duart. Nga rreth 1 miliard e dyqind mijë myslimanë në botë, gjysma e tyre janë gra.


Gra myslimane nga Irani, Egjipti, Turqia, Malajzia, Azia e vogël, ku secila prej tyre ka një mënyrë të veçantë veshjeje. Kështu, nëse një grua jeton në Egjipt, nuk do të binte në sy nëse kishte shami në kokë, por e kundërta ndodh në Europë, ku një mënyrë e tillë veshjeje bie shumë në sy.


Në Iran Shahu e ka ndaluar shaminë në vitin 1936, por pavarësisht kësaj, shumë gra vazhdojnë akoma ta mbajnë. Në vitrinat e dyqaneve të ndryshme të Teheranit shihen parulla të mëdha të verdha, ku shkruhet: “Këtu shiten veshje konform rregullave të shoqërisë dhe fesë”. Sipas një sondazhi, 87 për qind e popullsisë janë dakord që policia të ndalojë veshjet shumë të ngushta dhe shumë të shkurtra për vajzat.
gazetajone
 
Pe: Kur moda dhe besimi bashkejetojne

Material interesant,gjithnje drejt komoditetit po shkojne gjerat...
 
Pe: Kur moda dhe besimi bashkejetojne

....Ne nje fare menyre...zgjojne kureshtjen e shikuesit...qe kerkon te beje radografine pertej rrobave qe vesh femra:p
 
Pe: Kur moda dhe besimi bashkejetojne

''Sipas Kuranit, gratë duhet të vishen në mënyrë të tillë që të mbulojnë gjithë trupin e që të lënë zbuluar vetëm fytyrën dhe duart.''

Perderisa Kurani e thot kte gje ,dhe ky eshte ligj per myslymanet ...me duket pak e veshtire per te nxjer nje linje mode te kohes qe jetojme, moda nuk eshte vetem tek ngjyrat, por dhe te stilimet e ndryshme .Gjithsesi ai modeli xhinseve te gjera ne pjesen e gjurit eshte dicka praktike dhe komode per femrat myslymane .
 
Pe: Kur moda dhe besimi bashkejetojne

Kur moda dhe besimi bashkejetojne ? rast i mire qe murgeshat te behen stiliste
 
Titulli: Pe: Kur moda dhe besimi bashkejetojne

''Sipas Kuranit, gratë duhet të vishen në mënyrë të tillë që të mbulojnë gjithë trupin e që të lënë zbuluar vetëm fytyrën dhe duart.''

Perderisa Kurani e thot kte gje ,dhe ky eshte ligj per myslymanet ...me duket pak e veshtire per te nxjer nje linje mode te kohes qe jetojme, moda nuk eshte vetem tek ngjyrat, por dhe te stilimet e ndryshme .Gjithsesi ai modeli xhinseve te gjera ne pjesen e gjurit eshte dicka praktike dhe komode per femrat myslymane .

Ajo cfare eshte me rendesi, mbulimi i kraheroreve me shami (apo ndonje mantel qe e mbulon trupin ne teresi, dic qe mbulon koken, qafen dhe kraherorin. Nuk duhet t'jete veshja qe e pershkruan trupin, nuk ndan pjeset e trupit, pra rrobat e ngushta dhe cdo gje qe imiton pjeset e trupit. Rrobat duhet t'jene te dendura e jo te tejdukshme per trupin dhe pjeset trupore, e posacerisht pjeset vitale si gjoksi beli gjunjet etj. Nuk ben qe rroba t'jete per ekspozim apo mburrje, nje gje e tille ndalohet ne Islam. Te mos i gjasojne rrobat gjinise mashkullore. Imitimi i gjinise se kundert eshte e ndaluar dhe nder shenjat paralajmeruese te Kiametit. Keto ishin ca rregulla te veshjes se femres muslimane jashte shtepise. Ndersa brenda shtepise, ka tjera kushte. Ishte kjo sa per sqarim dhe info per ata t'cilet ndoshta nuk e kane ditur dhe kane pasur deshire ta dine :)
 
Pe: Kur moda dhe besimi bashkejetojne

Po foto me xhinset nuk gjete Idush?
 
Pe: Kur moda dhe besimi bashkejetojne

Po si tregon te veshura, se e mar me mend qe nqs jane pantallona duhet te rine ne bel, pra mbas trupit...( mbase kembet jane te gjera ama...ne bel ska si te jete e gjere se perndryshe bien xhinset...)
 
Pe: Kur moda dhe besimi bashkejetojne

Zizi kerkova po nuk gjeta foto me modele xhinsesh qe i tregon teresisht , por nga pershkrimi e mar me mend si mund te jene .Me shtrat te gjate siper dhe te gjera te pjesa e gjurit :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top