Nga Lisa Armstrong*
Për disa orë të premten, Amancio Ortega Gaona ishte njeriu më i pasur në botë. Por një rritje e çmimit të aksionit dhe të luhatjes së monedhës së Microsoft e bëri Ortegën, njeriun me pasuri 66 miliard euro, të binte përsëri në vend të dytë. Megjithatë, shtypi spanjoll e përshëndeti ngritjen e tij të përkohshme në kulmin e të pasurve të botës, duke pasur parasysh vështirësitë e tanishme ekonomike të Spanjës.
Në 12 muajt e fundit, aksionet e kompanisë së modës së Ortega-s u rritën me 40% në çmim. Ortega zotëron 59.3% të biznesit, që vlerësohet të jetë 110 miliard euro, vlerë që nuk është më madhe vetëm se kompania H&M dhe Gap, por vlerë më e madhe se Standarder dhe Telefonica – dy perandori të tjera të mëdha komerciale në Spanjë.
Pse dimë kaq pak rreth njeriut që fshihet pas gjithë kësaj pasurie? Ortega nuk ka mbetur një person anonim rastësisht. Disa nga markat e modës që ai zotëron – ZARA më e njohura, por edhe Massimo Dutti dhe Pull&Bear – mund të jenë të famshme, por Ortega me këmbëngulje shmang të qenit në qendër të vëmendjes, duke refuzuar të gjitha kërkesat për intervista dhe duke shmangur vendet e pushimit ku bie shumë në sy.
Si arriti djali i një punëtori hekurudhe në Spanjën Fashiste, të arrinte kaq shumë?
Ortega e nisi jetën e tij profesionale në moshën 14-vjeçare si një shpërndarës këmishash në Korunja, një qytet i stuhishëm në pjesën veriore të Spanjës. Brenda pak vitesh ai kishte ngritur një dyqan ku shiste të brendshme dhe rroba fëmijësh. Në vitin 1963, me pasurinë 30 mln euro ai themeloi kompaninë e quajtur Confecciones GOA (GOA janë inicialet e tij).
اështje familjare
Ortega e integroi GOA-n në grupin Inditex, të cilin e ngriti sëbashku me bashkëshorten e tij të parë, Rosalia Mera, dhe që qarkulloi në tregun e aksioneve në vitin 2001. Bashkëshortja e tij e dytë Flora Perez, 61, qëndron tani në bordin e Inditex. Vajza e tyre Marta, 31 vjeç, e cila është trajnuar në firmë, përfshirë dhe praktikën e punës në dyqan, ka shumë gjasa të jetë pasardhësja e firmës. Ortega gjithnjë e gjen kohës që përveç markave të tij, të kujdeset edhe për dy femrat e familjes.
Me sa duket ZARA ka marrë emrin e vajzës së tij?
Në fakt, firma ka marrë emrin nga filmi “Zorba the Greek”, i cili është filmi i preferuar i Ortegës dhe bashkëshortes së tij Rozalisë. Ortega kërkoi një emër alternativ por që do të përmbante shkronjat e Zorba-s. ZARA u hap në Korunja në vitin 1975. Ortega filloi ta zgjerojë biznesin e tij edhe në vendet e tjera të Spanjës, duke “pushtuar” Portugalinë në vitin 1988, SHBA-në vitin që pasoi dhe Francën në vitin 1990. Për të pushtuar Britaninë e Madhe u desh më shumë kohë pasi aty kishte konkurrencë. ZARA e parë në Londër u hap në vitin 1998. Ditët e sotme asnjë qytet nuk konsiderohet si i modës së fundit nëse nuk ka ZARA. Kur Sidnej më në fund mori një degë në vitin 2011, turmat e njerëzve që kërkonin të blinin ishin të mëdha. Ata thoshin: “Faleminderit Zot, më në fund nuk do të jetë një vend i botës së tretë përsa i përket modës”.
Po markat e tjera të Inditex?
Massimo Dutti, që fillimisht shiste veshje për meshkuj, u hap në vitin 1991. Ndërsa veshjet klasike dhe me stil për femra që kushtojnë 30% më shumë se te ZARA, erdhën në vitin 1992. Në vitin 1998, u themelua Bershka, që synonte adoleshentët. Në vitin 2000 u themelua Oysho, një dyqan zinxhir për të brendshme femrash, pas ZARA-s, Uterque dhe Pull& Bear.Parfumet e ZARA-s janë shumë popullore. Inditex ka 6700 dyqane në 88 vende.
اfarë e bën kaq të veçantë ZARA-n?
Natyrisht që shpejtësia. Mënyra e prodhimit të veshjeve që nga skicimi deri tek nxjerrja në dyqan për tre javë është diçka që e bën ZARA-n të veçantë. Disa degë të ZARA-s janë në Kinë e Marok, por shumica janë në Spanjë dhe vendet afër saj, gjë që e bën më të lehtë për të kontrolluar cilësinë e veshjeve, dhe kur është nevojshme prodhimi mund të rritet brenda natës.
Pse ZARA dhe Massimo Dutti duken më të sofistikuara se pjesa tjetër?
Në vend që të kërkojnë një shpërndarje tek masat, ZARA synon 3-4 grupe njerëzish dhe i përshtatet stilit të tyre, në bazë të çfarë ata bëjnë. Ndërsa konkurrentët e tjerë në treg janë të njohur për modë, ZARA gjithashtu është e lidhur me stilin- një tipar i rëndësishëm që tërheq popullin.
Kur nuk jemi të interesuar në kopje
Zor se gjen një firmë tjetër mode që mos të ketë marrë diçka nga ZARA. Ditët e sotme,kësaj marke i është vënë vula përsa i përket blerjeve të zgjuara. Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton, Mary Berry, Alexa Chung, Olivia Palermo, Michelle Obama, Katie Holmes, Samantha Cameron, dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës, të gjithë janë klientë të ZARA-s. ZARA gjithashtu është një markë goxha e njohur edhe për prodhimin e veshjeve klasike. Mos kaloni kurrë në dyqanet ZARA thjesht për të parë. Do të josheni nga larmia e veshjeve dhe patjetër që do të blini. Ndodh fenomeni që blogeri i modës Garance Dore e quan “Zaragazëm”.
Si janë produktet e ZARA-s?
Ato janë shumë të rehatshme. Mjafton të shihni bluzat e reja për këtë sezon për vajzat që i ngjajnë veshjeve të Barbie-t. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për modelin më të ri të këpucëve për meshkuj. ZARA nuk prodhon sasi të mëdha të produkteve të saj më të mira. Mund të prodhohen 40 mijë prej një stili të mirë, që shpërndahen në 88 vende, dhe kush tregohet më i shpejtë e më i zgjuar nuk do ta lërë diçka t’i ikë nga duart.
Si funksionon stafi?
Punëtorët janë të trajnuar për të dëgjuar klientët. Informacioni se çfarë pëlqen secili popull është i domosdoshëm. Një herë një grumbull xhaketash të bardha të dërguara në Manhatan u refuzuan të gjitha. Dhe pas një studimi të bërë nga stafi i ZARA-s u zbulua se njerëzit në Manhatan parapëlqejnë ngjyrën e kremit. Pasi u dërguan xhaketa ngjyrë kremi, ato u shitën të gjitha. Nuk është se këto veshje riprodhohen, por modifikohen, në mënyrë që larmishmëria e veshjeve të jetë sa më e madhe.
Si munden klientët të blejnë më të mirën?
Duhet ditur dita më e mirë për të bërë shopping. Tek Massimo Dutti dhe Stradivarius, shpërndarjet e reja mbërrijnë në degët e tyre çdo të martë e të enjte. Tek dyqanet e ZARA-s mbërrijnë të dielave dhe të enjteve për rroba, dhe të martave e të premteve për këpucë. Ndërsa ditët për Bershkan dhe Pull&Bear janë të martat dhe të premtet.
*Drejtuesja e modës e “The Telegraph”
b.t.observer